Lajmet

Kurti: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së e kthen perspektivën e saj në integrim evropian

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë sot mori pjesë në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Para darkës së përbashkët kryeministri Kurti u takua me Përfaqësuesin e Lartë, Borrell, gjatë të cilit takimi ai konfirmoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian.

Në një adresim të shkurtër para fillimit të darkës, kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe progresit që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe se ai duhet të mbrohet me çdo kusht. Ai shtoi se me miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel, duhet të diskutojmë për zbatimin e reformave në vendin tonë dhe në anën tjetër për nevojën për njohjen e Republikës së Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse, ashtu që perspektiva evropiane të kthehet në integrim evropian.

Kurse pas darkës, kryeministri Kurti në deklarimin e tij para medieve tha se theksi i diskutimit  ishte te raporti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe nevojën e afateve për avancimin sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian. Kurse theksi i tij ishte te nevoja për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe investimeve në ekonomi, të cilat e zvogëlojnë emigrimin dhe e rrisin punësimin posaçërisht të të rinjve.

Darka tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor bëhet nën organizimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, dhe shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian. 

Continue Reading

Lajmet

Përfundon dëshminë Christopher Hill: Ishte përvojë e veçantë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hill tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hill.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha dëshmitarit se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.

“Shpresoj të mos ketë qenë një përvojë e keqe”, tha Smith III.

Ndërsa, Hill ia ktheu duke i thënë se “Kam pasur përvoja edhe më të këqija”.

Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Për klientin e Dixon, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.

Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban mbledhjen e radhës – në rend dite themelimi i Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot në ora 17:00 mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune./EO

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi mban konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të mbajë sot konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë.

Konferenca do të zhvillohet në orën 15:30, në Selinë Qendrore të PDK-së në Prishtinë./EO

Continue Reading

Lajmet

Përfundon procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut

Published

on

By

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.

Procesi është zhvilluar gjatë ditës së sotme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pas vendimit për rifillimin e numërimit të ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime./EO

Continue Reading

Të kërkuara