Lajmet

Kurti ngushëllon Turqinë dhe Sirinë për viktimat e tërmetit: Kosova e gatshme të ndihmojë

Kurti u shpreh shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka ngushëlluar Turqinë dhe Sirinë për viktimat e tërmetit.

Kurti u shpreh shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Kurti.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 kanë vdekur mbi 600 persona në Turqi dhe Siri.

Lajmet

Osmani pas takimit me Rutte: Riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me shefin e NATO’s, Mark Rutte, ka thënë se kanë riafirmuar partneritetin me Aleancën.

Osmani ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen. Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Lajmet

Sekretari Rutte pritet nga Kurti

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Rutte është takuar me Kurtin pas takimi dhe konferencës që ka mbajtur me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Rutte është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë.

Continue Reading

Lajmet

​“Palët duhet të bëjnë kompromise”, Rutte për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon“, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​“Palët duhet të bëjnë kompromise”, Rutte për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara