Lajmet

Kurti nga Shtimja premton 100 euro shtesë për gjyshërit që kujdesen për nipërit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga përurimi i çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes, premtoi se në mandatin e ardhshëm të udhëhequr nga ai, Qeveria do të japë mbështetje financiare për gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre, me nga 100 euro mbi pensionin bazë që ata marrin.

Kurti tha se kjo është pjesë e një programi më të gjerë të qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e familjeve në Kosovë dhe për të forcuar kujdesin për fëmijët.

“Shtesat për fëmijë, shtesat për nënat lehona, mbështetja financiare për gratë, për familjet në përgjithësi. Në mandatin e ardhshëm ju e dini që përveç që do të ndërtojmë çerdhe e do të vazhdojmë të përmirësojmë mirëqenien e familjeve, në të njëjtën kohë do të japim mbështetje për gjyshërit dhe për gjyshet të cilët do të kujdesen për nipërit dhe mbesat – 100 euro mbi pension bazë që ata marrin. Meqenëse të gjithë fëmijët nuk janë vetëm anëtarë të familjeve por edhe qytetarë të Republikës, për të cilët shteti jonë, Kosova me qeverinë tonë, do t’u dalë përherë në ndihmë dhe atë gjithnjë e më shumë. Mungesa e kujdesit shëndetësor, e përkujdesjes institucionale për fëmijët dhe e mbështetjes për familjet është diçka që ne po e korrigjojmë hap pas hapi”, tha Kurti.

Ai foli edhe për rëndësinë e inaugurimit të çerdhes në Godanc, duke theksuar se ky investim është dëshmi e përkushtimit të qeverisë për të investuar në arsim dhe edukim të hershëm.

Kurti bëri të ditur se çerdhja kap vlerën e investimit prej 440 mijë eurosh.

“Kemi qenë këtu me 20 tetor 2023 kur e kemi vendosur gurthemelin dhe dy vjet minus 18 ditë e bëmë përurimin e një pune të realizuar me sukses, me standarde të larta dhe kushte moderne”, tha Kurti.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh se ky institucion arsimor është i një rëndësie të madhe për komunitetin, pasi u ofron mundësi më shumë se 70 fëmijëve të këtij fshati dhe familjeve të tyre.

“Jam e lumtur që po e inaugurojmë këtë objekt që do të ofrojë mundësi për më shumë se 70 fëmijë dhe familje që do të fillojnë hapat e tyre të parë në rrugën e gjatë drejt dijes. Në përmirësim të infrastrukturës arsimore, Qeveria e Kosovës në këtë mandat të kryetarit Aliu ka investuar 8 milionë euro duke ndërtuar çerdhe të reja, salla të edukatës fizike, kabinete laboratorike dhe duke krijuar mundësi më të mira për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve”, tha Nagavci./D.B/EO

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara