Lajmet

Kurti nga Brukseli: S’lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as bosnjëzimin e Kosovës

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka komentuar edhe çështjen e “non papers” të publikuara nga mediat në Ballkan, për zgjidhjen e mundshme të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe të mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë besoj që të gjithë këtyre ‘non-papers’ është më së miri t’iu përgjigjemi me ‘no comment’ (pa koment) sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë në kohë që nuk dihet autori dhe synimet, por pasojat nuk mund të jenë të mira. Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial dhe as bosnjëzimin e Kosovës”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova duhet të shkojë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe se raportet në “Ballkan mund të rregullohen vetëm më dialog parimor”.

Continue Reading

Lajmet

​Renditje interesante në Superligë pas katër xhirove

Published

on

Pas katër xhirove të para në Superligën e Kosovës në futboll, Dukagjini ka marrë kreun e renditjes me 9 pikë, duke shënuar tri fitore dhe duke pësuar vetëm një humbje, me golavarazh 7:3.

Në vendin e dytë qëndron Ballkani me 8 pikë, pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, ndërsa Prishtina ndodhet e treta me 7 pikë, duke qenë ekipi më produktiv në sulm me 9 gola të shënuar.

Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga 6 pikë, duke konfirmuar një start solid të sezonit. Gjilani dhe Drenica renditen me nga 4 pikë, ndërsa Malisheva ka mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Në fundin e tabelës gjenden Drita me 2 pikë, që ka zhvilluar vetëm tre ndeshje, dhe Llapi, po ashtu me 2 pikë, që ende nuk ka shënuar fitore.

Pas katër xhirove të para, gara për kreun mbetet e hapur, ndërsa në pjesën e poshtme disa skuadra tashmë ndodhen nën presion për t’u ngritur në renditje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Published

on

By

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, i dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.

“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kryesuesja e OSBE-së nesër në Prishtinë

Published

on

By

Në Kosovë nesër do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen. Bëhet e ditur se do të ketë takime me Presidenten Osmani, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa në ora 11:45 Valtonen do t’i adresohet mediave./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Published

on

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes në MRV Arena në Belo Horizonte, Neymar pati një mundësi të artë për të ndryshuar rezultatin por topi shkoi drejt e në duart e portierit Everson.

Me dhjetë minuta të mbetura në pjesën e parë, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain shpërdoroi përsëri një mundësi të jashtëzakonshme, duke u gjendur kokë më kokë me portën e kundërshtarit në zonën e penalltisë: megjithatë, topi kaloi midis këmbëve të tij dhe ai nuk arriti të shënonte.

Në një intervistë me gazetën franceze L’Equipe, trajneri Ancelotti iu drejtua çështjes së pjesëmarrjes së mundshme të Neymar në Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se prania e tij do të varet vetëm nga gjendja e tij fizike.

“Ai duhet të jetë 100%, jo 80%”, tha trajneri italian i zhgënjyer./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara