Lajmet

Kurti në takimin lamtumirës e falënderon ambasadoren Stjernvall për bashkëpunimin

Ata theksuan potencialin e bashkëpunimit mes dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës. Kryeministri dhe ambasadorja theksuan potencialin e bashkëpunimit mes dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik.

“Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për bashkëpunimin me qeverinë dhe i dëshiroi kryeministrit rezultate të mira në qeverisjen e tij. Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj. Ai u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë. Ambasadores i uroi suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është e mirëseardhur në Kosovë.

Bota

​Polonia: Sulmi rus nuk ndodhi gabimisht

Published

on

By

Udhëheqja politike e Polonisë po shpreh gjithnjë e më shumë shqetësim për reagimin e zbehtë të Shteteve të Bashkuara ndaj incidentit ku një dron rus shkeli hapësirën ajrore polake.

Ndërsa gjithnjë e më shumë partnerë evropianë po e dënojnë ngjarjen dhe po shprehin mbështetjen e tyre për Poloninë me oferta konkrete ndihme, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh më indiferent mbrëmë, duke thënë se “mund të ketë qenë një gabim”.

Pavarësisht, nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me gjithë atë situatë”, tha Trump para gazetarëve, duke shtuar më pas në terma të përgjithshëm: Por shpresoj që së shpejti t’i vijë fundi.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, u përgjigj shkurt: Jo, nuk ishte gabim.

Kjo u pasua nga një deklaratë edhe më e ashpër e kryeministrit Donald Tusk.

Edhe ne do të dëshironim që sulmi me dron ndaj Polonisë të ishte gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë këtë”, shkroi Tusk në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale në gjuhën angleze.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në Nju Jork me kërkesë të Polonisë për të diskutuar incidentin, ku pritet të dëgjohen edhe më shumë reagime nga Polonia dhe aleatët e saj evropianë, shkruan The Guardian./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind

Published

on

By

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 4.5 për qind në gusht 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0.5 për qind në muajin gusht.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritje të çmimeve në gusht më së shumti ka pësur energjia elektrike me 17.1 për qind.

Ngritje të çmimeve pati edhe për pushime të organizuara me 17.1 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 16.7 për qind, pemët me 16.6 për qind, po ashtu edhe mishi me 12.4 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5 % në muajin Gusht 2025 krahasuar me muajin Gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (17,1%), pushime të organizuara (17,1%), kafja, çaji dhe kakao (16,7%), pemët (16,6%), mishi (12,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (10,7%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%), qumështi, djathi dhe vezët (8,2%), shërbimet ambulantore (7,3%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,3%), pijet alkoolike (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%), shërbimet financiare (5,2%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), kujdesi personal (4,6%), peshqit (4,1%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,9%), prodhimet ushqimore (3,6%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%), duhani (3,4%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,3%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve 7,8%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4.1%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 3,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,5 % në muajin gusht 2025 krahasuar me muajin korrik 2025.

Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve me 15.4%, qumështi, djathi dhe vezët 2,4%, perimet 1,2%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind në IHÇK-it./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Bllokimi i foltores së Kuvendit, Rama: Humbës nuk është kush rrëzohet, por është ai që gërmon aty ku ra

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pas seancës së parë të Kuvendit gjatë së cilës opozita bllokoi foltoren.

Kryeministri shkroi në rrjetin social “X” se bashkëbisedoi me ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila do të merret me Prokurimet Publike, shkruan ATSH.

Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkroi Rama.

Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës XI sërish me protesta kundër qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Blerja e re e Interit pritet te debutojë në derbi ndaj Juventusit

Published

on

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, Derby d’Italia ndaj Juventusit.

Trajneri Cristian Chivu është gati ta hedhë titullar Akanjin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Francesco Acerbit dhe Alessandro Bastonit në qendër të mbrojtjes.

Zvicerani pritet të marrë vendin e Yan Bisseck në formacion, sipas Sky Sport Italia.

Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udineses dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.

Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në vend të Petar Sucic për të formuar dyshe me Hakan Calhanoglun.

Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.

Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara