Lajmet
Kurti në takim të mbyllur me Lajçak
Published
3 years agoon
By
UBT newsPërfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Ky është takimi i parë i Lajçak gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë. Derisa, nesër pritet të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjfuca dhe disa nga liderët politikë.
Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, ndërsa janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Lajmet
Lajçak rendit kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë
Published
33 minutes agoon
December 18, 2024By
UBTnewsEmisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar.
Lajcak përmes një postimi në X është tha se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.
Emisari Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.
“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, janë disa temat që ka renditur Lajçak në X.
Lajmet
Jepen detaje nga takimet e Bislimit në Bruksel
Published
34 minutes agoon
December 18, 2024By
UBTnewsZyra e kryeministrit njofton se në Bruksel, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimet e zhvilluara në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të procesit të dialogut.
Sipas njoftimit thuhet se në takimin bilateral me Bashkimin Evropian dhe emisarin Miroslav Lajçak ky i fundit e dënoi fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e Ibër Lepencit, duke shprehur mbështetjen e plotë për Kosovën.
“U diskutua mbi marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë, ku dhe u arrit dakordimi mbi termat e referencës të grupit punues, përmes së cilës Kosova nuk do të përfaqësohet më nga UNMIK-u. Temë e trajtuar në kornizën e dialogut ishte edhe rruga përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin Implementues të Ohrit”, thuhet në njoftim.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se Kosova ka qenë gjithmonë konstruktive, ka ofruar në vazhdimësi komentet dhe propozimet e saj dhe ka shfaqur gatishmërinë për ecjen përpara.
“Theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes dhe zbatimit në tërësi të saj. Nga ana tjetër shtoi se Serbia vazhdon të mos e pranojë të njëjtën dhe ta mohojë atë duke mos bërë asnjë hap drejt fillimit të zbatimit të marrëveshjes. Në vijim, u trajtuan tema të tjera ndër të cilat edhe liria e lëvizjes, IBM, regjistrimi i fakteve të gjendjes civile në institucionet e Republikës së Kosovës, shërbimet noteriale, energjia, zbatimi i marrëveshjes për targat, harmonizimi i certifikatave veterinare”, thuhet tutje.
Poashtu thuhet se emisari Lajçak mirëpriti vendimin e qeverisë për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile për serbët e Kosovës.
Ndërkohë në takimin trilateral në nivel të kryenegociatorëve, thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi përsëriti qëndrimin konstruktiv të Kosovës në ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e Implementimit.
“Përgjatë takimit, ai ngriti edhe çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku së fundmi Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit.
Lajmet
Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e qytetit”
Published
17 hours agoon
December 17, 2024By
UBTNewsKomuna e Prishtinës sot ka nderuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin me “Çelësin e qytetit”.
Lideri Ahmeri derisa u shpreh i emocionuar teksa pranoi “Çelësin e qytetit”, theksoi se me këtë veprim, Prishtina ka nderuar sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Do doja thjesht të shpreh një moment emocional të jetës time dhe ju do pyesni pse ky moment emocional, sepse mua sot kryetari i Prishtinës më jep çelësin e vendlindjes time të dytë Prishtinës. Faleminderit kryetar, më keni nderuar mua, familjen time, keni nderuar shqiptarët e Maqedonisë”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Kryeqytetit, Rama e quajti Ahmetin “hero”.
“Gjeneratat tona janë me fat që kanë qenë pjesë e kësaj historie, që jo vetëm u ka ra me shijua lirinë, mirëpo edhe me qenë pjesë e të gjithë këtij procesi edhe me u takua me njerëz të jashtëzakonshëm të historisë tonë të kombit shqiptar. Janë figurat si zotri Ahmeti që jo vetëm që kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë çdo gjë nga vetja e i kanë inspiruar të gjithë tjerët për me e mbrojt gjuhën tonë, flamurin tonë, prandaj edhe sot këtu në zyrat e kryeqytetit jemi me fat që e kemi zotëri Ahmeti dhe e nderuam me çelësin e qytetit, i cili është edhe bashkë-themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Rama.
Edhe pse u pyet për çështje politike, Ahmeti vendosi që të mos përgjigjej. Takimi Rama e Ahmeti nuk përfshiu politikë, e dy politikanët shfrytëzuan rastin të bisedojnë për familjet e tyre. I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lajmet
Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Published
18 hours agoon
December 17, 2024By
UBTNewsNjë takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian është duke u zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut, të cilin e lehtëson blloku.
Sikur edhe herëve të mëparshme, së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00.
Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen me dialogun dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.
Mandati i të dërguarit të Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar të vitit që vjen.
Ndërkohë pritet që Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai.
Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut”.
Për Kosovën do të përsëritet thirrja që pa vonesa të nisë procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa për Serbinë të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.
Kosovës dhe Serbisë do t’iu përsëritet sërish se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të vazhdojë të jetë kusht edhe për rrugëtimin e tyre në procesin e integrimit në BE.
Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet për zgjerim që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së./REL/
Instituti i Ballkanologjisë në UBT bashkon universitetet shqiptare në workshop-in mbi “memorien kolektive”
Këto janë përfitimet shëndetësore nga patatet
Rusia thotë se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e gjeneralit në Moskë
Rektori Hajrizi mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës
Ramadani: Tani të mendojmë për sfidën me Francën
Lajçak rendit kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë
Jepen detaje nga takimet e Bislimit në Bruksel
Zhvillimi i teknologjisë së IA në shëndetësi/ Prespektivat e reja dhe sfidat
Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e qytetit”
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve