Lajmet

Kurti në Strasburg, do të marrë pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Kështu njoftoi zyra e kryeministrit.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të martën mbrëma për në Strasburg të Francës.

Siç njofton zyra e kryeministrit, kjo vizitë e tij zyrtare do të jetë për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit dyditor, kreu i Qeverisë do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​

Lajmet

Asnjë nga tre të akuzuarit nuk pranojnë fajësinë për rastin Banjska

Published

on

By

Asnjëri nga tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë, nuk ka pranuar fajësinë.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë thënë se janë të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person, dyshohet për kontrabandim të emigrantëve në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person në Ferizaj, i cili dyshohet se është marrë me kontrabandë të emigrantëve.

Ferizaj 08.10.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është marr me kontrabandë me emigrantë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Në këtë samit, presidentja Vjosa Osmani do të pritet nga Kryeministri kroat Plenković dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kampionet Olimpike të Xhudos në UBT

Published

on

UBT priti me krenari kampionet olimpike në xhudo, duke shënuar një moment të rëndësishëm për institucionin. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti medalistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, si dhe trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, në Qytetin e Mençur të UBT-së në Lipjan.

Rektori Hajrizi përgëzoi ekipin e Kosovës për arritjet e tyre të jashtëzakonshme, duke nënvizuar angazhimin e UBT-së për të promovuar ekselencën në performancë dhe sport. Ai theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet kampionëve dhe liderëve në arsim, duke inkurajuar të gjithë studentët që të ndjekin shembujt e këtyre kampionëve.

“Me punë të palodhur dhe përkushtim, çdo qëllim mund të arrihet,” tha Hajrizi, duke theksuar se sukseset e kampionëve janë një burim frymëzimi për të gjithë studentët.

Nga ana e tij, Driton Toni Kuka njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit të fuqishëm me UBT-në, e cila është e njohur si universiteti kampion i performancës. Kuka theksoi se ky partneritet është thelbësor për zhvillimin e sportit dhe edukimit në vend.

Duke forcuar lidhjet mes sportit dhe arsimimit dhe duke motivuar të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre me përkushtim dhe pasion, UBT mbetet një bastion i ekselencës, duke kontribuar në suksesin e sportistëve të ardhshëm./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara