Lajmet

Kurti në Shkup: Synojmë të mbrojmë qytetarët nga rritja e çmimeve

Sipas tij, Kosova është e përkushtuar që të vendos themelet e së ardhmes së sektorit të energjisë në vend.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, sot mori pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup, me ç’rast ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.

Me këtë rast, Kurti veçoi dy arsye se pse diskutimi i sotshëm është me rëndësi: e para, sipas tij, sepse tejkalimi i çdo krize sot kërkon bashkëpunim dhe solidaritet, dhe e dyta, sepse në veçanti kriza energjetike mund të kapërcehet vetëm nëse kërkohet zgjidhje edhe për rajonin dhe jo vetëm për veten.

Kurti, siç u bë e ditur në komunikatë, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të vendos themelet e së ardhmes së sektorit të energjisë në vend, i cili gjithnjë e më shumë do të ofrojë siguri në furnizim me energji elektrike, energji të pastër, efiçencë të energjisë, pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe mbështetje për grupet e cenueshme.

Sa i përket forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe funksionimin e tregut, kryeministri Kurthi theksoi se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha obligimeve të Traktatit të Komunitetit të Energjisë për krijimin e një tregu të lirë, të integruar dhe konkurrues së energjisë elektrike.

“Ne synojmë të integrojmë energjinë e Kosovës në tregun rajonal dhe pan-evropian – integrimi i tregut me Republikën e Shqipërisë është një prioritet i lartë dhe veçanërisht i rëndësishëm për vendin tonë. Hapi i parë më i rëndësishëm këtu do të jetë funksionimi i plotë i Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX), i cili pritet në fillim të vitit 2023”, u shpreh ai.

Qeveria e Kosovës, shtoi më tej kryeministri Kurti, synon të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimeve, por edhe të sigurojë që të ketë stimuj për ta për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të ulur kërkesën për energji. Përveç ndihmës së deritanishme për qytetarët dhe ekonomisë së vendit nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe asaj për përballje me inflacionin, kryeministri Kurti po asht foli edhe për planet për të ardhmen dhe instrumentet në sektorin e energjisë.

“Nga viti i ardhshëm, po përshpejtojmë investimet në efiçencën e energjisë në sektorin e banesave, projektet e gjenerimit të burimeve të rinovueshme dhe sistemet e qëndrueshme të ngrohjes qendrore. Në të ardhmen e afërt masat si izolimi i shtëpive, instalimi i paneleve diellore, blerja e pajisjeve shtëpiake efikase ose sistemet efikase të ngrohjes duhet të jenë të mundshme për një gamë të gjerë të popullsisë, kurse në fillim të vitit të ardhshëm do të hapim ankandet e para me qëllim që deri në vitin 2031 të kemi ndërtuar 1400 MW kapacitete të erës dhe diellore dhe të rrisim pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme në 35%”, shtoi tutje Kurti.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara