Lajmet

Kurti në Ohër takohet me Lajçak

Para nisjes së forumit, Kurti u takuan me të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”.

Para nisjes së forumit, Kurti i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla u takuan me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Kurti u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmetin.

Në “Forumin e Prespës për Dialog” do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit i sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, të enjten kur edhe filloi “Forumi i Prespës” pjesëmarrës ishte edhe i dërguari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Në fjalën e tij në këtë forum ai u shprehë se liderët e rajonit duhet të jenë konkretë në realizimin e objektiva ekonomike dhe politike.

Madje Palmer tha edhe se është jetike që Bashkimi Evropian (BE) ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën.

Lajmet

Anulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

Published

on

By

Seancat gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë anuluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas përfundimit të Konferencës së Statusit të sotëm, ju njoftojmë se të gjitha seancat dëgjimore të planifikuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjyqin Thaçi etj. janë anuluar dhe hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç u përmend gjatë Konferencës së Statusit, Trupi Gjykues synon të nxjerrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm në procedura më vonë këtë javë“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Hagë kanë dëshmuar si dëshmitar të mbrojtjes së Thaçit ndër të tjerë kanë dëshmuar diplomatë amerikanë si; James Rubin, Cristopher Hill dhe së fundmi ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KP

Continue Reading

Lajmet

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Published

on

By

Xhafer Tahiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri.

Përmes një postimi në Facebook Tahiri tha se ky vendim i tij nuk erdhi nga lodhja apo zhgënjimi por për të hapur rrugë për energji të reja, transmeton KosovaPress.

Ky vendim nuk vjen as nga lodhja, as nga zhgënjimi. Vjen nga dashnia e madhe që kam për qytetin e zemrës dhe nga respekti që kam për secilin prej jush“, ka shkruar Tahiri në Facebook./KP

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë, iniciohen procedura ndaj shoferit

Published

on

By

Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi./KP

Continue Reading

Lajmet

Mbledhja e KPK – propozohet shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është propozuar si rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ky propozim erdhi nga zëvenëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantollli e cila tha se Kelmendi është pozicionuar në një grup të caktuar të anëtarëve të KPK-së dhe sipas saj, nuk po përfaqëson unitetin e Këshillit Prokurorial, për çka edhe është zotuar.

Ndërkohë pas fjalës së saj, UD Kryeprokurori, Besim Kelmendi akuzoi Granitollin duke thënë se kjo është një lojë e një grupi të anëtarëve të cilin e përfaqëson Granitolli./KP

Continue Reading

Të kërkuara