Lajmet

Kurti në kazermën “Adem Jashari”: Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur se sot

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur dhe të pajisur se sot.

Në shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se rreshtimi i kuadrateve ka traditën nga 6 marsi i vitit 1999.

“Që nga çlirimi i atdheut tonë në qershor 1999 dhe deri më sot e tutje një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmorëve dhe martireve të popullit tonë ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovë, sot me ngazëllim mund të konstatoj se qysh nga viti 1989 kur Adem Jashari me shok filluan të flasin e të punojnë për në ushtri të Kosovës dhe deri sot kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë, më të armatosur, me ta pajisur dhe më të trajnuar se sa sot”, deklaroi ai.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt./UBTNews/

Lajmet

Osmani në Sofje, takoi presidentin bullgar dhe mbretin e Jordanisë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar vendin krahas liderëve të tjerë në takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.

Nga atje Osmani ka publikuar një fotografi nga takimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

‘’Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Published

on

Me nderime shtetërore, janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur. Mbetjet e tyre ishin identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës, ku u rivarrosën martirët Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, dhe Bekim (Muharrem) Gashi. Në varrezat e Jashanicës në Klinë, u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.

Ceremonitë e rivarrimit vazhduan me viktimat e tjera, përfshirë Vehbi (Pajazit) Halilaj, i cili u rivarros në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë, dhe Mentor (Maliq) Kryeziu, që u rivarros në Bubavec të Malishevës. Mbetjet mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu u rivarrosën më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Ky akt përkujton sakrificat e viktimave të luftës dhe mundëson nderimin dhe kujtimin e tyre.

Continue Reading

Bota

Shpërthejnë përleshjet në Sudanin e Jugut, 30 të vdekur

Published

on

Në Sudanin e Jugut, përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer në komunitetin e Abiemnom, në veri të vendit, duke lënë të paktën 30 të vdekur. Trazirat nisën pas një vjedhjeje të bagëtive nga një grup të rinjsh të armatosur në distriktin Rueng. Pas kësaj, forcat e sigurisë intervenuan, por një ditë më vonë, të rinjtë u kthyen me përforcime dhe sulmuan komunitetin Abiemnom.

Qytetarët dhe forcat e sigurisë tentuan të mbronin qytetin, por u përballën me një numër më të madh forcash armiqësore. Disa nga viktimat ishin pjesë e grupit të rinjve të armatosur.

Konfliktet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme në Sudanin e Jugut, por përleshjet e fundit vijnë pas tensioneve politike të rritura në vend. Arrestimi i Zëvendës Presidentit, Riek Macar, nga forcat besnike të Presidentit Salva Kiir, ka rritur shqetësimet për mundësinë e një ripërtëritjeje të luftës civile, që ka shkatërruar vendin gati shtatë vjet më parë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri i përkohshëm i Serbisë: Jemi shumë pranë formimit të qeverisë së re, nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

Published

on

Millosh Vuçeviç, kryeministri i përkohshëm i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është shumë afër, por ka ende mundësi që të thirren zgjedhje të reja. Në një intervistë për Prva TV, Vuçeviç tha se një kryeministër i ri do të mund të formonte një kabinet deri më 18 prill, por theksoi se ka një mundësi të vogël që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje për formimin e kabinetit, mund të shpallen zgjedhje të reja.

Ai përmendi se procesi i formimit të kabinetit do të jetë i vështirë dhe kërkon hartimin e një prezantimi brenda shtatë deri në dhjetë ditë. Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Vuçeviç theksoi se koalicioni që mbështet SNS është i bindur se nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhje të reja dhe se do të propozojnë dy kandidatë për postin e kryeministrit të emëruar.

Continue Reading

Të kërkuara