Lajmet

Kurti në Forumin e Solareve: Po punojmë drejt tranzicionit energjetik

Kurti zbuloi se javën e ardhshme do të nënshkruajnë programin Kompakt të MCC-së në Uashington.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se energjia mbetet sektor me prioritet për qeverinë që drejton. Këtë deklaratë ai e bëri në ditën e dytë të edicionit të dytë të Forumit të Solareve që u organizua nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku të gjithë akterët vendorë e ndërkombëtarë të energjisë së ripërtëritshme përfshirë këtu përfaqësues të institucioneve, investitorë, përfaqësues të bizneseve, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare kyçe në vend.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se e kanë në fokus garantimin e sigurisë së furnizimit, sigurimin e përballueshmerisë së kostos së energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Ai gjithashtu zbuloi se javën e ardhshme do të nënshkruajnë programin Kompakt të MCC-së në Uashington.

“Që të dyja tejkalimi i krizës botërore energjetike dhe tranzicioni energjetik kanë në qendër tri elemente kyçe, garantimi i sigurisë së furnizimit për secilin qytetar të Republikës së Kosovës, sigurimi i përballueshmerisë së kostos së energjisë dhe deversifikimi i burimeve të energjisë të cilat i përdorim. Këtë vit puna jonë e udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë ka vënë themelet për dhjetë vitet e ardhshme dhe ka vizionin për 30 vite në vijim. Strategjia e energjisë 2022-2031 si dhe ligji për burimet e ripërtritshme dhe energjisë për herë të parë ia shtrojnë rrugën Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe karbonizimit duke vendosur burimet e ripërtritshme të energjisë në qendër të saj. Këto synime për dekadat në vijim jemi duke i materializuar me projekte konkrete, si parku solar në KEK, lansimin e ankandit të parë solar që synojmë ta bëjmë në fund të vitit si dhe investimin më të madh në vend për gjatë dy dekadave të fundit, programin Kompakt të MCC, i cili do të nënshkruhet javën e ardhshme në Uashington”, tha ai.

Ai tha se programi Kompakt dhe kapacitetet akumuluese që do të ndërtohen me grante të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit që shtoi se do të vendosin Kosovën për herë të parë në krye te zhvillimeve energjetike botërore.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha së nga vizitat e realizuara me bizneset ka pasur zhvillime të mëdha në këtë sektor. Ndërsa shton se janë duke punuar në ligjin për burime të ripërtëritshme të energjisë.

“Ka pasur zhvillime të mëdha në këtë sektor, në të gjitha fushat… Megjithëse kemi kaluar në një kohë krize kemi mbajtur fokusin në zhvillimin e kornizës rregullative e legjislative për burimet e ripërtritshme të energjisë. Kemi zhvilluar strategjinë e energjisë për dhjetë vitet e ardhshme, si dhe jemi duke punuar intensivisht në ligjin për burime të ripërtritshme të energjisë. Të dyja këto iniciativa mundësojnë dhe shtrojnë punë për një tranzicion energjetik në Kosovë dhe të cilat janë të domosdoshme”, tha ajo.

Ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier tha se nevojitet bashkëpunim sepse qeveria e vetme nuk mund të bëjë asgjë. Ndërsa shton se do ta mbështesin Kosovën, si dhe kanë për qëllim që të shtojnë investime në sektorin privat, përfshirë burimet e energjisë së ripërtëritshme.

“Ju jeni bashkë me ne për të punuar drejt zgjidhjes se njërës prej sfidave të mëdha të Kosovës, energjisë…8:30 Zakonisht qeveria mund të luajë rol në zgjidhjen e problemeve por Qeveria pothuajse asnjëherë nuk mund t’i zgjidh e vetme problemet. Për këtë arsye na vjen mirë që mund ta mbështesim Qeverinë e Kosovës për të shtuar bashkëpunimin me sektorin privat, për të rritur ndërgjegjësimin për mundësitë e shumta për investimet e sektorit privat në industrinë e energjisë së ripërtëritshme solare… 9:23 Qëllimet tona janë mjaftë të qarta sepse duam të kemi shtim të investimeve të sektorit privat për të përfshirë burimet e energjisë së ripërtritshme në rrjetin e industrisë së energjisë elektrike, do të bëjmë zvogëlimin e kostove dhe rritjen e qasjes në energji të përballueshme dhe të qëndrueshme”, deklaroi ambasadori Hovenier.

Pas fjalimeve, kryeministri Kurti e ambasadori Hovenier të shoqëruar nga ministrja Rizvanolli kanë vizituar panairin e solareve me ç’rast janë takuar e kanë diskutuar me përfaqësues të bizneseve vendore rreth shërbimeve e produkteve që ata ofrojnë.

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara