Lajmet

Kurti: Maqedonia e Veriut shtet fqinj mik e partner strategjik

Published

on

Kurti pas takimit me Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut: U dakorduam për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Ambasadorja Jusufi e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe fitoren e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe përcolli urimet e qeverisë së saj për të dhe popullin e Kosovës për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces.

Maqedonia e Veriut është një shtet fqinj mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, tha kryeministri Kurti. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rrafshin politik, tregtar dhe ekonomik janë në shërbim të të dy vendeve, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin dhe zgjerimin e tyre. Andaj në shërbim të saj, u dakordua për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive, ku edhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19. UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Të kërkuara