Lajmet

Kurti: Krimet serbe dhe të pagjeturit do të jenë prioritet në dialog me Serbinë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në dialog me Serbinë prioritet do të jenë krimet serbe të kryera në Kosovë dhe fati i të pagjeturve. Këto deklarata Kurti i ka bërë pas homazheve në Krushë të Madhe në 22-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe.

“Drejtësia për kryerjen e krimeve serbe mungon dhe do të angazhohemi me Institutin e ardhshëm për Krime Lufte dhe me aktivizimin e sistemimit prokurorial për zbardhjen e rasteve dhe dënimin e krimeve të kryera nga Serbia”, ka thënë Kurti.

Ai tha se çështjen e të pagjeturve do ta adresojnë në të gjitha instancat ndërkombëtare.

“Do ta adresojmë këtë çështje çdo ditë në të gjitha instancat. Në raportin tonë më Serbinë ne e kemi prioritet fatin e të pagjeturve dhe krimet e kryera nga Serbia. Ne do të kërkojmë përgjegjësi”, tha Kurti, i cili ishte i shoqëruar nga kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

22 vite më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën./UBTNews

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Lajmet

​Rohde jep lamtumirën: Do të vazhdojmë të jemi partner i madh i Kosovës

Published

on

By

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë, ka ndarë një video lamtumirëse në të cilën ka folur për përvojën e tij gjatë qëndrimit pesë vjeçar këtu. Ai ka theksuar se Gjermania do të mbetet partner i madh i Kosovës.

Koha ime në Kosovë së shpejti do të përfundojë. Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë, dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, shëtitjet, kur shikoj majtas drejt Parkut të Gërmisë ku shpesh përdor biçikletën malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Ka qenë një kohë e mrekullueshme këtu”, ka thënë Rohde.

Ai ka përmendur edhe pasardhësin e tij, Rainder Rudolph, të cilit ka thënë se po ia “pason topin”.

Kemi parë shumë zhvillime – liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka edhe gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike – 600.000 kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet, dhe jam i sigurt që lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Ne kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë kuadër, do të doja t’ju kërkoja të shtrini mirësjelljen dhe miqësinë tuaj edhe ndaj pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti. Dhe, duke qëndruar në gjuhën e futbollit, së shpejti do t’ia pasoj topin pasardhësit tim, Rainer Rudolph”, theksoi Rohde./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Arsenalit ndërron jetë në moshën 21 vjeçare

Published

on

Futbollisti i Chichester City dhe ish-lojtari i akademisë së Arsenalit, Billy Vigar, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare pas një lëndimi të rëndë në tru të pësuar gjatë një ndeshjeje kundër Wingate & Finchley.

Sulmuesi u përplas jashtë fushës në përpjekje për ta shpëtuar topin, duke pësuar dëmtime serioze.

Ai u vendos në koma të induktuar dhe iu nënshtrua një operacioni, por nuk arriti të mbijetojë.

Klubi i Chichester City, Arsenal dhe bota e futbollit kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij, ndërsa ndeshja e radhës e Chichesterit është shtyrë në shenjë respekti./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara