Lajmet

Kurti kërkon nga ShBA-ja t’i bëjë trysni Beogradit për dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ShBA që të bëjë trysni mbi Beogradin zyrtar për arrestimin e Millan Radoiçiqit. Kërkesën, Kurti e ka bërë gjatë takimit me senatorin Chris Murphy në Amerikë, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.

Pos kësaj, kryeministri ka theksuar përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t’u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes

Në lidhje me dialogun me Serbinë, kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t’u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes. Kryeministri Kurti nënvizoi se Serbia duhet të tërheqë letrën e dërguar drejt Bashkimit Evropian nga ana e ish-kryeministres Brnabiq dhjetorin e vitit të kaluar, përmes së cilës shprehet refuzimi dhe tërheqja nga marrëveshja nga ana e Serbisë. Serbia duhet të kthehet te marrëveshja dhe ta respektojë atë në mënyrë që e njëjta të zbatohet. Nuk ka zbatim të marrëveshjes sepse para së gjithash nuk po ka respektim të saj”, thuhet në komunikatë.

Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, thotë komunikata zyrtare.

Kryeministri e falënderoi senatorin Murphy për takimin dhe bisedën, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj Kosovës.

 

Lajmet

​Blerja e re e Interit pritet te debutojë në derbi ndaj Juventusit

Published

on

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, Derby d’Italia ndaj Juventusit.

Trajneri Cristian Chivu është gati ta hedhë titullar Akanjin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Francesco Acerbit dhe Alessandro Bastonit në qendër të mbrojtjes.

Zvicerani pritet të marrë vendin e Yan Bisseck në formacion, sipas Sky Sport Italia.

Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udineses dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.

Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në vend të Petar Sucic për të formuar dyshe me Hakan Calhanoglun.

Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.

Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Published

on

By

Pas deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila akuzoi disa gazetarë për lidhje me Milan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka deklaruar se asnjë gazetar nuk është nën hetim.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, ka deklaruar se nuk ka asnjë rast të hapur që përfshihen gazetarët.

Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, ka deklaruar Luta.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në një konferencë për medie deklaroi se “kur hetohen Radojiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre”, duke aluduar në gazetarë. Ajo tha se gjatë hetimeve kanë dalë shumë prova, duke shtuar se “ata e dinë kush janë, e kanë mizën pas veshi”.

Para gazetarëve e para e vendit foli për arrestimin e djeshëm të një kameramanit, i cili sipas saj xhiroi në një zonë ku nuk pati autorizim./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për grabitjen në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Shqipëria një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitjeje të ndodhur më 22 korrik 2022, në rrugën “Nazim Pulaj” në Prizren.

Sipas njoftimit, pas ekstradimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara