Lajmet

Kurti: Kemi shtuar kontrollin dhe do t’i ndëshkojmë manipuluesit e çmimeve

Derisa për çmimin e vajit prej 3.49 euro, Kurti tha se ishte një kurdisje.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja enorme e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari në vend, për çka tha se kanë shtuar kontrollin dhe mbikëqyrjen për ata tregtarë që manipulojnë me çmimet ashtu sikur ditë më për parë me vajin.

Në debatin parlamentar për çmimet, Kurti paralajmërojë se do të ndëshkohen të gjitha ata tregtarë që manipulojnë me çmimet.

Derisa për çmimin e vajit prej 3.49 euro, Kurti tha se ishte një kurdisje.

“Rritja e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari, ne si qeveri jemi duke punuar në vazhdimësi që të mbështesim qytetarët e sidomos ata që janë më të cenueshëm. Krizat na prekin të gjithëve, ndonëse jo të gjithëve njësojë. Ne kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë, ashtu siç u dëshmua pak ditë më parë, ku ka të tillë që synojnë përfitim në emër të krizës. Madje, fitimin e duan si super profit. Janë inspektuar e po vazhdojnë të inspektohen operatorë ekonomik në tërë Kosovën […] të gjithë ata shitës që manipuluan me çmimet në kurriz të qytetarëve duhet të ndëshkohen e do të ndëshkohen. Çmimi prej 3 euro e 49 centë për një litër vaj ishte hapur kurdisje”, tha ai.

Kryeministri po ashtu sa i përket çmimeve, tha se Kosova i është bashkuar BE-së dhe SHBA-ve në sanksionimin e agresionit rus dhe siç theksoi se sanksionet kanë bërë që të ketë edhe më shumë ndikim në çmime

“Energjia elektrike që mundëson prodhimin, dhe nafta që mundëson transportin, njëra në fillim dhe tjetra në fund të zinxhirit, furnizimit me produkte që ne i konsumojmë, na e përcaktojnë në masë të konsiderueshme çmimet të cilat ne i shohim nëpër raftet e marketeve tona. Për tej kësaj, Kosova i është bashkuar BE-së dhe SHBA-ve në sanksionimin e agresionit rus dhe sanksionet kanë bërë që të ketë edhe më shumë ndikim në çmime. Një kosto e tillë ishte e pashmangshme, mirëpo kjo është kostoja solidaritetit me popullin ukrainas dhe mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore. Kosova nuk është në pozitë të mirë sa i përket luhatjes së çmimeve, sepse duke qenë ekonomi kryesisht importuese, luhatjet në çmime bëjnë që bashkë me importin e mallit të importojmë edhe rritjen e çmimeve edhe koston e atij që na e sjell mallin. Këtë po e ndryshojmë edhe duke rritur subvencionimin për prodhimin e produkteve bazë në këtë vit të parë në qeverinë tonë me buxhetin tonë të shtetit. Qëllimi këtij subvencionimi është qëndrueshmëria e bujqësisë vendore për të mbuluar pjesë më të madhe të kërkesës agregate në vend, duke u shliruar kështu nga varshmëria e importeve të shtrenjta”, tha ai.

Veç kësaj, Kurti tha se si Qeveri kanë subvencionuar naftën për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro ose 0.36 centë për litër, si dhe kanë mbështetur bujqit për plehërimin pranveror.

Tutje, ai ka thënë se kanë marrë edhe disa veprime të tjera në mbështetje të qytetarëve në këtë kohë me ngritje të çmimeve. 

lajme

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Shpallet thirrja publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

By

Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese ka mbajtur mbledhjen e tij të parë, ku mori vendim për shpalljen e thirrjes publike për plotësimin e dy vendeve vakante për gjyqtarë të rinj në këtë gjykatë.

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, njoftoi se thirrja publike do të jetë e hapur për 20 ditë, duke filluar nga dita e nesërme deri më 2 nëntor 2026. Ai sqaroi se nominimet mund të bëhen nga institucionet e drejtësisë, si dhe përmes vetëpropozimit nga individët që plotësojnë kushtet ligjore.

Pas përmbylljes së afatit të aplikimit, komisioni do të bëjë shqyrtimin e dokumentacionit, intervistimin e kandidatëve dhe dërgimin e emrave të kualifikuar në Kuvend për miratim.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Erdogan uron Shiroka-Pulën: Turqia mbetet partnere e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së detyrës shtetërore. Në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, Erdogan shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të konsolidohen edhe më tej.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes, bëhet e ditur se kreu i shtetit turk ka theksuar besimin e tij të plotë se bashkëpunimi shumëdimensional do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

Erdogan nënvizoi se ky partneritet do të vijojë të japë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara