Lajmet

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë e sa më të shpejtë të marrëveshjes

Ai deklaroi se deklaratat politike nuk duhet të vendosen para marrëveshjes bazë.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet saktë dhe sa më shpejt. Ndërkohë që ka shtuar se me urgjencë është çështja e të pagjeturve në kuadër të saj.

Derisa ka komentuar deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrel, se është urgjente themelimi i asociacionit, Kurti deklaroi se deklaratat politike nuk duhet të vendosen para marrëveshjes bazë.

Shefi i ekzekutivit para mediave tha se në Bruksel, më 4 prill, do të diskutohet çështja e zbatimit të marrëveshjes.

“Takimi në javën e parë të prillit, që do të mbahet në Bruksel nuk do të jetë ndërmjet meje si kryeministër dhe presidentin e Serbisë, por do të jetë ndërmjet kryenegociatorëve. Me 4 prill në Bruksel, ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja, ajo është shumë e qartë dhe publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj. Prandaj edhe do të organizohet një takim ndërmjet kryenegociatorve, ku nga ana e Republikës së Kosovës është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi”, ka thënë Kurti.

Ai është pyetur edhe në lidhje me urgjencën e përmendur nga Josep Borrell që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka mos të zbatohet. Ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes dhe as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë as zbatim të njëanshëm. Prandaj marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë, duke marrë pjeset e preferuara. Ndërkaq tek fjala juaj që e përdoret urgjencë, është pikërisht tek fjalia e cila ka të bëjë me të pagjeturit, përkatësisht me të zhdukurit me dhunë… lexojeni tekstin, deklaratat politike të kujtdo qoftë janë për t’i shërbyer procesit. Mirëpo tash keni një marrëveshje, nuk keni nevojë të vendosni asnjë deklaratë e as prononcim publik politik të askujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo të aneksit të zbatimit. Edhe një herë po e ritheksoj, fjala urgjencë është tek çështja e të pagjeturve”, ka përfunduar Kurti.

Vendi

Vdes një shtetas i Shqipërisë gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, pas ndërrimit të jetës të një shtetasi të Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar të mërkurën rreth orës 08:40, ku viktima burrë po merrte trajtim mjekësor në kohën kur ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes. Policia po vazhdon me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kontroll në një kafeteri në Gjilan: Arrestohen tre persona me armë pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje gjatë një operacioni të realizuar sot në qytetin e Gjilanit.

Kontrolli policor është ushtruar ndaj tre burrave, derisa ata po qëndronin brenda një kafeterie. Gjatë kontrollit fizike, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale tri armë zjarri dhe një mjet të ftohtë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar:

  • Një pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 10 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit TT e kalibrit 7.62 mm me një karikator dhe 8 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit “Sig Sauer” e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 7 fishekë;
  • Një mjet i ftohtë (thikë).

Të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dorëzojnë në polici

Published

on

By

Është gjetur 13-vjeçari me inicialet I.Q., i cili ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 1 nëntor, pas largimit nga një strehimore në fshatin Dardani të Ferizajt ku ndodhej nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, gjetja e të miturit u bë e mundur pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 nëntor), rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë shoqëruar menjëhitë për në stacionin policor.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është dërguar për strehim të përkohshëm në një ambient të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare nga institucionet kompetente. Policia ka bërë të ditur se po vazhdon trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore në fuqi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Fitore historike me 9 gola: Como e Fabregasit shkatërron Lensin dhe thyen rekorde në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Skuadra italiane Como ka hyrë në librat e historisë së futbollit evropian, duke regjistruar një nga triumfet më spektakolare që ka njohur ndonjëherë Liga e Kampionëve, pasi mposhti Lensin me rezultatin e pabesueshëm 1-9 në udhëtim.

Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas me këtë përfundimtar barazoi rekordin historik për fitoren më të thellë me optikën e tetë golave diferencë, një arritje kjo që mbahej më parë vetëm nga Liverpooli (8-0 ndaj Besiktasit në vitin 2007) dhe Real Madridi (8-0 ndaj Malmos në vitin 2015).

Përveç barazimit të këtij rekordi, Como u bë ekipi i parë në historinë e kompeticionit që arrin të shënojë nëntë gola si mysafir. Deri më tani, vetëm Bayern Munichu kishte realizuar nëntë gola në një ndeshje (në fitoren 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në vitin 2024), por ato i kishte shënuar në fushën e vet.

Protagonist kryesor i mbrëmjes ishte sulmuesi Tasos Douvikas i cili realizoi het-trik, ndërsa seria e golave u plotësua nga Nico Paz, Lucas Da Cunha, Marc-Oliver Kempf, Mattia Liberali, Martin Baturina dhe Matteo Papaccioli.

Kjo paraqitje mbetet një tjetër dëshmi e ecurisë mbresëlënëse të Comos në edicionin e saj debutues në elitën e futbollit evropian. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara