Lajmet

​Kurti: Kemi fuqizuar Shërbimin Korrektues

Published

on

Ka diplomuar të premten gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoninë solemne të diplomimit, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha Shërbimi Korrektues po fuqizohet dhe se 111 kadetët e rinj do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet korrektuese.

“Me diplomimin e gjeneratës së 45-të të zyrtarëve korrektues ne e forcojmë edhe më shumë sistemin korrektues dhe i shtojmë radhët me profesionistë të përgatitur. Ata dhe ato do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet tona korrektuese. Diplomimi i 111 kadetëve sot nuk është thjesht një ceremoni por një dëshmi e angazhimit tonë për një sistem korrektues të fuqishëm, sigurt dhe të drejt. Nga sot ju do të jeni pjesë e një mekanizmi kyç për shtetin e së drejtës. Një mekanizëm që kërkon disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Puna në sistemin korrektues nuk është e lehtë por e domosdoshme. Përmes reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sigurisë, rehabilitimin e të dënuarve dhe përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët korrektues. Kemi investuar në infrastrukturë, kemi forcuar njësitë e specializuara dhe kemi zgjeruar programet rehabilituese për të burgosurit”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se përmes reformave të ndërmarra Shërbimi Korrektues i Kosovës është bërë gjithnjë më i aftë dhe profesional.

Ai tha se në këtë institucion në katër vitet e fundit, janë punësuar 100 gra, duke fuqizuar edhe rolin e gruas në Shërbimin Korrektues.

“Si një institucion gjithnjë e më i aftë, profesional dhe përkushtuar ndaj detyrës. Ky fuqizim nuk është i rastësishëm por rezultat i reformave dhe investimeve që po realizohen me synimin për të përmirësuar kushtet e punës, ngritur kapacitetet profesionale dhe për të arritur standardet e sigurisë dhe trajtimin e dinjitetshëm të personave që janë aty. Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që shërbimi korrektues të ketë mbështetjen e duhur për të përmbushur misionin që ka. Duke pasur parasysh këtë qëllim, ne kemi avancuar në përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve korrektuese, duke investuar në kushte më të mira pune dhe siguri më të lartë për stafin dhe po ashtu edhe të burgosurit”, theksoi Haxhiu.

E nikoqiri i këtij aktivitetit, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se ky institucion është lider në rajon.

“Zyrtari korrektues nuk është thjesht një zbatues i rregullave por një garantues i sigurisë dhe një faktor i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit dhe risocializimit të personave të privuar nga liria. Me etikë, profesionalizëm dhe përkushtim të lart, ju do të luani një rol kyç në forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Mbështetja e qeverisë dhe të tjerëve ka qenë jetike në arritjen dhe ngritjen e nivelit të shërbimit korrektues të Kosovës në përputhje me standardet e ndërkombëtare. Profesionalizmi i zyrtarëve korrektues po jep rezultate të frytshme në risocializimin e personave të privuar nga liria. Ata pas përfundimit të dënimit po kthehen në shtëpitë e tyre si individ të edukuar dhe pranueshëm për rrethin shoqëror”, deklaroi Dibrani.

Në fund të ceremonisë, instruktorëve që kanë trajnuar kadetët e Shërbimit Korrektues iu ndan mirënjohje falënderimi.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara