Lajmet

​Kurti: Kam dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit

Ai para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor.

Shefi qeveritar gjatë vizitës së tij në rajonin e Dukagjinit, nuk pranoi të jep detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak. Ai para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellur emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.

Kurti u pyet edhe për pakënaqësitë e dy njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës, të cilët sot kishin paraparë sërish një protestë, por që e cila u pezullua. Kreu qeveritar tha se kanë investuar mjaft shumë për zvogëlimin e rrezikshmërisë për policët, mirëpo do të takojë të njëjtit për të parë sesi të vazhdohet tutje.

“Ne jemi të interesuar të zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë tonë, por kjo zvogëlohet pikërisht duke investuar në pajisje dhe mjete pune. Dallimi në investime sa i përket mjeteve të punës dhe pajisjeve që ulin rrezikshmërinë për policinë tonë sivjet është 21 herë më i lartë sesa para dy vjetëve. Në vitin 2021 investimi ka qenë më pak se gjysmë milioni euro sivjet është mbi 9 milionë euro. Rrjedhimisht ne po investojmë shumë për zvogëlimin e rrezikshmërisë për policinë tonë. Patjetër se unë do t’i takojë dhe kontaktojë për të shohur se çka më tutje. Por të keni parasysh se të njëjtën kohë unë e kam dhënë qëndrimin se ka shtesa jashtë orarit, shtesa për rrezikshmëri dhe se do të ketë investime të vazhdueshme për policinë tonë”, theksoi Kurti.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Dje ai takoi kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi, derisa sot priti në takim liderët opozitarë dhe disa prej ambasadorëve të akredituar në Kosovë.

Lajmet

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara