Lajmet

​Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësinë Nuklerare ku thanë se po investohet në rritjen e kualitetit të diagnostikimit si dhe cilësinë e shërbimeve për pacientë.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se në Radiologji, Kirurgji dhe Biokimi Mjekësore është investuar në vlerë prej më shumë se 390 mijë euro.

Pas vizitës në klinikat e QKUK-së, kryeministri Kurti tha se në Radiologji janë rinovuar pritoret dhe korridoret.

Këtu ku ndodhemi [Radiologji] kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, përveç Klinikës së Radiologjisë gjithashtu edhe në Biokimi Mjekësore dhe në Kirurgji. Vlera e gjithmbarshme është diç më shumë se 393 mijë euro dhe punimet janë kryer mbi 90 për qind në të tri këto klinika. Pikërisht këtu ku ndodhemi tani, në Radiologji, kjo është përmbyllur me sukses. Kemi pasur për qëllim rregullimin e pritoreve dhe korridoreve për pacientë dhe familje në hollet e të tri këtyre klinikave, Radiologji, Biokimi dhe Kirurgji. Me këtë rast i kemi trajtuar të gjitha elementet e enterierit, që e bëjnë edhe punën cilësore të mjekëve, specialistëve dhe infermierëve. Por gjithashtu edhe trajtimin sa më të dinjitetshëm dhe të suksesshëm të pacientëve”, deklaroi Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha se është blerë një aparaturë në vlerë prej 850 mijë euro, e cila është e vetme në rajonin e Ballkanit.

Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit. Aparati i ri quhet Spect/CT me vlerë prej 850 mijë euro. Është blerë nga buxheti i shtetit. Edhe pse kishte kërkesa qysh nga viti 2018, nuk është blerë asnjëherë. Spect/CT përdor izotopet radioaktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë si organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut. Paralelisht me CT që krijon imazhet strukturore në detaje të larta për anatominë e trupit dhe kombinimi i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë”, shtoi Kurti para gazetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po punojnë se po punojnë për rritjen e cilësisë së shërbimeve por edhe të diagnostikimit të pacientëve.

Investimet tona synojnë që ta rrisin kualitetin e diagnostikimit të pacientëve në mënyrë që pacientët të diagnostikohen në Kosovë dhe të intervenohet në Kosovë, sepse paralelisht me investimet në diagnostikim po investojmë shumë edhe në aparatura në trajtim që sa më në mënyrë cilësore dhe komode për profesionistët shëndetësor, por njësoj edhe sa më në mënyrë cilësore edhe qytetarët tanë të marrin këto shërbime këtu. Kurse tash në Klinikën e Radiologjisë siç po e shihni është hapi i parë i intervenimit në sportele që do të vazhdojmë edhe në Klinikën e Biokimisë dhe pastaj komplet në bllokin kirurgjik në mënyrë që edhe komponenta e shërbimit të pacientëve që janë në pritjen e këtij shërbimi të jetë në rregull, pa tollovitë e zakonshme. Sepse siç e patë janë instaluar edhe radhët e pritjes në mënyrë të digjitalizuar”, përfundoi Vitia.

Pas vizitës, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flas për deklaratën e djeshme që “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë se sa në këtë katër vjeçar”.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara