Lajmet

Kurti: Insistimi ynë është zbatimi i plotë dhe pa kushte i marrëveshjes

Ai tha se insistimi i tyre është që të zbatohet marrëveshja në përpikëri.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se takimi i sotëm me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte vazhdim i takimit të zhvilluar më 2 maj në Bruksel. Kurti tha se insistimi i tyre është që të zbatohet marrëveshja në përpikëri.

Ai u shpreh tani janë të interesuar që të bashkëpunojnë për ta shkruar bashkë më tutje një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetëmenaxhimit, siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar.

Kurti tha para mediave se synimi është që duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejtë të marrëveshjes.

“Institimi ynë është ajo që jemi dakorduar, pra zbatim i plotë, i përpikët i secilit nen pa vonesa e pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarat se marrëveshjen nuk e pranon me përmbajtje, por vetëm me koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshëm dhe për neve ishte e rëndësishëm që ta konfirmojmë me emisiarin Lajçak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit. Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekut të vetëmenaxhimit siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar, duke mos e anashkaluar edhe nenin 10. Ky është synimi ynë paralelisht më atë që duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejt. Bisedimet janë duke u zhvilluar, pas Kosovës do të shkojë edhe në Serbi dhe në javën e ardhshme besoj që do ta kemi një takim mes kryenegociatorëve”, tha Kurti.

I pyetur nëse Kosova është në rrugën e normalizmit apo të konfliktit, ai tha se vendi është në rrugën e një normalizimi të plotë, i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër.

“Kosova është në rrugën e normalizimit, një normalizim i plotë, i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër. Ndërkaq me marrëveshjen bazike, të cilën e kemi realizuar kemi njohje de facto”, u shpreh Kurti.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

Lajmet

PDK bllokon serish hyrjen e Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe të martën protestën e saj përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës. Këtij aksioni simbolik i është bashkuar edhe forum jaunor i kësaj partie, Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

Aksioni i protestës vjen si reagim ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët dhe aktivistët e PDK-së po kërkojnë me ngulm nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë menjëherë vazhdimin e punimeve për t’i hapur rrugë konstituimit të plotë të Kuvendit.

Kjo protestë është pjesë e një presioni të vazhdueshëm politik pas disa ditësh përpjekjesh nga opozita. Si PDK-ja, ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar vazhdimisht rifillimin e punimeve të seancës së ndërprerë. Për më tepër, PDK-ja ka dorëzuar zyrtarisht disa kërkesa të njëpasnjëshme drejtuar kryesuesit Dehari për caktimin e datës dhe orës së vazhdimit të seancës. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Muriq shkëlqen në Kupën e Italisë, Sassuolo kalon tutje

Published

on

By

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, ka hapur sezonin e ri në mënyrë fantastike me skuadrën e tij, Sassuolo, duke siguruar kualifikim të bindshëm në Kupën e Italisë.

 Në ndeshjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje në kuadër të fazës 1/32 të finales, Sassuolo mposhti pa probleme skuadrën e kategorisë së dytë, Cesena, me rezultatin e thellë 3:0. Golat e fitores për vendasit u shënuan nga Cristian Volpato, Vasilije Axhiq dhe Luca Lipani.

Gardiani 27-vjeçar kosovar ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Muriq realizoi pesë pritje vendimtare gjatë ndeshjes, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke u vlerësuar me notën e lartë 8.2 për paraqitjen e tij.

Kjo fitore i jep një start mjaft pozitiv Sassuolos përpara fillimit të kampionatit. Skuadra do të luajë ndeshjen e saj të parë për edicionin 2026/27 në Serie A këtë të diel, ku do të përballet me Atalantan. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet nga hakerët ueb-faqja e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

Published

on

Ueb-faqja zyrtare e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, konsumatori.rks-gov.net, ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Për shkak të sulmit, ueb-faqja aktualisht nuk është funksionale. Autoritetet kanë njoftuar qytetarët se, deri në rikthimin e plotë të shërbimeve online, ankesat dhe kërkesat mund t’i dërgojnë përmes emailit [email protected] ose përmes Viberit në numrin +383 (0) 46 311-000.

Qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin, ndërsa pritet që ueb-faqja të rikthehet në funksion pas përfundimit të procedurave përkatëse./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Fruthi në Kosovë, 137 raste të konfirmuara – 25 të reja vetëm gjatë javës së fundit

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 17 gusht 2026, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 137 raste me fruth.

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 25 raste të reja. Numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 47 raste dhe në Fushë-Kosovë me 34 raste. Pas tyre renditen Ferizaj me 12 raste, Obiliqi me 8, ndërsa Kaçaniku dhe Lipjani me nga 7 raste.

Raste janë raportuar edhe në Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Gjilan, Shtime, Shtërpcë, Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti.

Në komunat me numrin më të lartë të rasteve, ekipet e vaksinimit kanë intensifikuar aktivitetet. Vetëm gjatë javës së fundit janë vaksinuar me MMR gjithsej 276 fëmijë që kishin vonesa në vaksinim sipas kalendarit të rregullt.

IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit në qendrat e mjekësisë familjare.

Instituti rekomandon gjithashtu që personat me simptoma të dyshimta, si temperaturë e lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara