Lajmet

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

Published

on

Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat në detyrë bëri homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë në detyrë.

Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës, që nga Lazim Rexhepi në vitin 2001, e deri te Muhamet Lika në vitin 2025.

Kurti, për rënien heroike të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, tha se dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të vendit.

Sipas Kurtit, Dita Memoriale është e lidhur ngushtë edhe me rënien e Enver Zymberit më 26 korrik 2011.

Kurti tha se kjo datë sjell dhimbje dhe pikëllim, por njëkohësisht edhe krenari, sepse Policia e Kosovës, me mbi 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës.

“Bëmë nderime këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë 24 gjithsej ne Kosovën e pasluftës, duke filluar nga Lazim Rexhepi në vitin 2001 e deri së fundmi te Muhamet Lika në vitin 2025. Me këtë rast dua të theksoi heroin tonë Enver Zymberin dhe po ashtu Afrim Bunjakun që ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të Kosovës. Dita Memroriale është e lidhur pikërisht me rënien heroike të Enver Zymberit në vitin 2011, më 26 korrik, me ç’rast kemi dhimbje e pikëllim, kemi shumë mall por në të njëjtën kohë kemi edhe krenari, sepse Policia e Kosovës është një forcë prej 10 mijë pjesëtarëve të cilët i dalin zot Republikës sonë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila, ndonëse është sulmuar shpesh, ka dalë gjithmonë fitimtare dhe profesionale.

Ai rikujtoi se një nga sfidat më të mëdha për strukturën e saj që ndodhi në nëntor të vitit 2022, kur 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb dhanë dorëheqje kolektive.

Megjithatë, Kurti theksoi se procesi i rikthimit dhe përfshirjes ka vazhduar, me kadetë të rinj nga gjenerata në gjeneratë që po i bashkohen Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është një forcë multietnike e cila u sulmua shpesh, mirëpo gjithnjë doli fitimtare. E një nder sulmet strukturore që ka përjetuar ka qenë në nëntor të vitit 2022 ku kishim 541 policë në uniformë nga komuniteti serb që dhanë dorëheqje kolektivisht. Në vazhdimësi kemi kadetë të rinj nga gjenetara në gjeneratë të cilët po shtohen. Vetëm nga komuniteti serb kemi rreth 200 pjesëtarë që nga dorëheqjet e tyre që i janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës dhe krah për krah me shqiptarët të uniformuar dhe të tjerë që i shërbejnë vendit tonë dhe qytetarëve tanë.”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin për homazhe ishin ministrat në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Homazhe bënë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me pjesëtarë të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës.

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë shqiptare të Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi në listën “Koalicioni Shqiptar”

Published

on

By

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se ky dakordësim erdhi pas bisedimeve dhe përpjekjeve intenzive për të afruar qëndrimet politike.

Kurti shprehu falënderimet e tij për liderët e subjekteve politike në Luginë për gatishmërinë që të gjejnë gjuhën e përbashkët përtej dallimeve partiake. Kryetarët që i u bashkuan këtij koalicioni janë: Shaip Kamberi (PVD); Visar Memeti (APN); Nagip Arifi (PD); Agim Sabedini (PDSH); Shqiprim Musliu (LPD); Sami Salihu (LR); Armend Aliu (AL); Naser Aziri (UDSH)

Krahas bashkimit politik, Kryeministri Kurti ngriti edhe çështjen e përfaqësimit proporcional dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi, duke e krahasuar atë me sistemin kushtetues të Kosovës.

“Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë njësoj si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e pakicave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara