Lajmet

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe tek varri i Mon Balajt

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka treguar se u vendosen kurora lule tek varri i Mon Balajt.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me Glauk Konjufcën dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë bërë nderime tek varri i aktivistit Mon Balaj i cili u vra nga policia rumune e UNIMIKU-ut 15-vjet më parë teksa po protestohej kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Kryetari i Podujevës i cili vie nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka treguar se u vendosen kurora lule tek varri i Mon Balajt.

“Në përvjetorin e 15-të të rënies së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, sot vendosëm lule të freskëta në nderim dhe përkujtim të dy dëshmorëve që u vranë në protestën paqësore të 10 shkurtit. Përmes kësaj proteste paraqiteshin rreziqet që po i kanoseshin Kosovës gjatë asaj kohe dhe mesazhin kryesor që e përçoi kjo protestë ishte vendosshmëria e popullit të Kosovës që po kërkonte pavarësi e vetëvendosje dhe asgjë më pak. Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit! Lavdi për jetë e mot të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Bulliqi teksa ka treguar për homazhe”, ka shkruar Bulliqi.

Lajmet

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Malishevë

Published

on

By

Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Published

on

By

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2025, kur viktima, shtetase e Kosovës, ka njoftuar autoritetet se është dhunuar nga një person i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim dy ministre nga Belgjika

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani pret sot në takim dy ministre nga Belgjika.

Sipas agjendës së presidentes, takimi i saj me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden si dhe atë të Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt zhvillohet në orën 09:30.

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt”, thuhet në një njoftim të presidencës./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara