Lajmet

Kurti: Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje ndodhemi

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të mërkurën në Bruksel do të shkojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut, ndërsa nuk është shumë optimist për arritjen e ndonjë rezultati.

Pas konferencës ndërkombëtare të rinisë për Vetëvendosje “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy”, Kurti ka thënë se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale e aneksin e zbatimit të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen defakto, së paku në qendër.

“Nesër në mëngjes do të udhëtoj në Bruksel. Nuk kemi pasur një takim të lartë që një vit. Gati tre vite janë bërë nga takimi i fundit. Takimi i nesër do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi tre vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si duhet të ecim përpara.  Prej këtu kanë filluar problemet. Marrëveshja bazike e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto. Kjo është zgjidhja më e mirë e cila nuk është realizuar deri më sot. Kemi pasur tensione nganjëherë edhe deeskalime sepse përgjegjësinë e ka Beogradi. Është parë që ka ndodhur deeskalimi në verën e vitit 2023. Gjithashtu duhet theksuar që Kosova ka bërë udhëzimin admirativ. Unë shpresoj që vendet anëtare ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin më të madh”, ka thënë Kurti.

Lajmet

Konjufca takon homologun estonez në Varshavë: Diskutohet integrimi evropian dhe siguria në Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë që po heldet në Varshavë.

Në qendër të bisedimeve ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës dhe lidhja e saj e ngushtë me sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Konjufca theksoi se kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus dëshmojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm, ndërsa integrimi evropian i Kosovës shërben në forcimin e sigurisë së vetë Evropës.

Gjatë takimit, Konjufca vlerësoi rolin e Estonisë në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike, si dhe shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme dhe vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kërkohet angazhim i diplomacisë parlamentare për ish-krerët e UÇK-së dhe mbikëqyrje e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme u kërkua rritja e angazhimit përmes diplomacisë parlamentare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, theksoi se çështja e të akuzuarve dhe të dënuarve në shkallë të parë në Hagë duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të planit të punës, duke shfrytëzuar grupet e miqësisë për mbrojtje diplomatike, ligjore dhe lobuese.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, propozoi përcaktimin e mbikëqyrjes ligjore si obligim parlamentar për këtë sesion. Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, nënvizoi nevojën për një mekanizëm mbikëqyrës ndërmjet Kuvendit dhe institucioneve përgjegjëse sa i përket procesit të dialogut me Serbinë dhe zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara.

Kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një strategjie të përbashkët që tejkalon bindjet partiake në interes të vendit. Në këtë mbledhje, e cila ishte e para pas konstituimit të komisionit më 13 shtator, u miratua edhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore. /Kosova Press/

Continue Reading

Lajmet

Sulmohen me dronë dy anije në Detin e Zi pranë Bullgarisë, Radev kërkon ndihmën e NATO-s dhe BE-së

Published

on

By

Dy anije tregtare janë goditur nga dronë të martën në Detin e Zi, rreth 29 kilometra larg bregdetit të Bullgarisë, duke shkaktuar fundosjen e njërës prej tyre dhe nisjen e operacioneve të shpëtimit. Kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi se nga anija “Chelsea 3”, e cila lundronte nën flamurin e Maltës, janë evakuuar të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit, ku pesë prej tyre morën trajtim mjekësor për lëndime të lehta. Ndërkaq, nga anija e dytë e fundosur është shpëtuar një person.

Gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë, Radev i cilësoi sulmet si të papranueshme dhe bëri të ditur se Bullgaria po kërkon mbështetje nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. Ndonëse autoritetet bullgare nuk kanë ende prova të drejtpërdrejta se kush qëndron prapa sulmit, Radev deklaroi se zhvillimet shkojnë në favor të Federatës Ruse.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e dënuan ashpër ngjarjen duke fajësuar Rusinë për cenimin e sigurisë detare dhe lundrimit të lirë në Detin e Zi. Ky incident vjen pas disa sulmeve të ngjashme të javës së kaluar ndaj anijeve tregtare në ujërat pranë Bullgarisë dhe Rumanisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Published

on

By

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar me të gjitha votat për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, për fushat që janë në kompetencë të këtij komisioni, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngritur dilema rreth përfshirjes së projektligjit në fushëveprimin e komisionit, duke thënë se nuk sheh ndërlidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësitë e tij.

“Këtu po shoh që ne duhet me miratu diçka që është fushëveprim i komisionit tjetër. Nuk po shoh diçka që lidhet me komisionin tonë. Por mua më është me rëndësi me sqaruar, nëse është veç procedurë nuk kemi nevojë me diskutu”, tha ajo.

Kryetari i komisionit, Nezir Kraki, ka sqaruar se përfshirja e kësaj pike në agjendë ishte procedurale.

“Ky ndryshim nuk e prek fushën tonë, fakti që e kemi në agjendë është procedurale”, tha ai.

Në mbledhje është diskutuar edhe miratuar Plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Në këtë kuadër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka propozuar që anëtarët e komisionit të vizitojnë punimet në stadiumin e Gjilanit, për të parë nga afër nëse ka probleme me realizimin e tyre, në prag të Lojërave Mesdhetare 2030. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara