Në Bruksel u mbajt darka e organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të BP. Për herë të parë aty ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit.
Qëllimi i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell ishte që liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të shkëmbejnë mendime për çështje shumë të rëndësishme, në një atmosferë më të relaksuar. Borrell tha në prag të takimit se Ballkani Petrëndimor është një rajon gjeostrategjik shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, ndërkohë që shumë njerëz në këto vende janë të dëshpëruar me angazhimin e BE dhe me procesin e integrimit. Ai pa karaqitur në një dokument edhe propozime konkrete për zgjidhjen e shumë problemeve në raport me këto vende.
Darka e përbashkëwt u mbajt në nivelin e kryeministrave, përveç Malit të Zi, i cili u prezantua nga presidenti. Ndërsa nga BE ishte edhe komisioneri për zgjerimin. Darka e përbashkët ku ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, ka zgjatur rreth dy orë.
Kurti pas darkës deklaroi për mediat e Kosovës se BE’ja duhet t’i përmbahet tri vlerave, në mesin e të cilave është edhe përballja me të kaluarën. Kurti tha se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “kriminelë të luftës dhe të paqes”, duke aluduar në udhëheqësit shtetëror të Serbisë.
“Krerët e luftës dhe paqës”
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimit, sundimit të ligjit – nëse luftohen oligarkitë në ekonomi – dhe ballafaqimit me të kaluarën, pra duhet të eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes”, theksoi Kurti duke shtuar se “edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”.
Takimi i radhës në këtë format do të mbahet në një prej vendeve në Ballkan, bëri të ditur kryeministri i Kosovës.
Ndër kërkesat e tij kryesore në këtë takim ishte liberalizimi i vizave dhe domosdoshmëria e rritjes ekonomike, si pasojë e investimeve që vijnë nga Evropa. Në kornizat e këtij takimi ai ka përmendur edhe domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës nga pesë vendet e tjera të BE, që nuk e kanë njohur deri më tani – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Gjatë ditës së djeshme Kurti është takuar edhe me ndërmjetësin e BE në dialog, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Siaps Kurtit,dialogu mund të vazhdojë diku nga mesi i qershorit, ndërsa ai premton se do të përgatitet mirë për këto takime dhe do të ketë konsultime me liderët e pative opozitare në Kosovë.
Pa takim të ndarë Kurti-Brnabiq
Serbinë në këtë takim e ka përfaqësuar Ana Brnabiq, e jo presidenti Aleksandar Vuçiq, siç është pritur. Brnabiq shpreson se “viti 2021 do të jetë më i suksesshëm për Serbinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Ajo mendon se darka e përbashkët ka qenë
e suksesshme dhe e oranizuar ” nga njerëz të cilët vërtet duan ta çojnë përpara procesin e zgjerimit”.
“Do të thosha se kësaj radhe kemi trokitur në dyer të hapura. Një rekomandim i mirë ishte që të jemi më shpesh të gjithë së bashku prezent në vendet anëtare të BE dhe të bisedojmë më shumë me ta, e të informohem për qëndrimet e tyre ndaj vendeve tona. Për shkak të pandemisë Corona, këto vende janë më pak të informuara për vendet e BP”, tha Brnabiq. Ajo shtoi se këtë vit duhet të fillojnë punimet edhe në projektet rrugore prej Nishit, pëwrmes Prishtinës deri nw Durrës. Në fillimin e ndërtimeve do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e BE.
Brnabiq tha shkurt se me Albin Kurtin nuk ka pasur bisedime të ndara. Brnabiq tha se gjatë drakës nuk ka pasur provokime dhe se ata janë përpjekur të bisedojno për të ardhmen. Kryeministrja tha se Serbia do të jetë më e pranishme në vendet anëtare dhe do të shpjegojë se çfarë po ndodh, e ajo ishte e sigurt se vendet anëtare të BE i kanë kuptuar shumë gjëra që kanë të bëjnë me rajonin.
“Një prej tyre është që kur vijnë në Serbi, Maqedoni të Veriut apo në Shqipëri, shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë nevojë për pasaportë, por kalojnë vetëm me letërnjoftime. Gjërat e tilla duhet të vazhdojnë të promovohen”, theksoi Brnabiq.
Brnabiq nuk foli për dialogun me Kosovën apo ndonjë takim me Kurtin. Ndërsa sa i përket dialogut me Kosovën, një ditë më parë është deklaruar vet presidenti Vuçiq, i cili pas takimit me serkretarin e përgjithëshëm të NATO-s Stoltenberg, e më pas edhe ndërmjetësin Lajçak ka deklaruar se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dailogut me Prishtinën për arritjen e një kompromisi. Takimi i parë zyrtar i Kurtit me Vuçiqin, i ndërmjetësuar nga BE, do të mbahet nga mesi i qershorit.
Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.
Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.
Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.
Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.
Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.
Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/
Policia suedeze ka qëlluar dhe plagosur një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në qendër të Stokholmit.
Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, pasi policia pranoi një njoftim për një person që po shkaktonte shqetësim dhe dyshohej se ishte i armatosur.
Policët që kanë mbërritur në vendngjarje kanë hapur zjarr ndaj burrit, i cili është goditur nga plumbat dhe është dërguar në spital. Sipas policisë së Stokholmit, plagët e tij janë serioze, por nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.
Sipas raportimeve të mediave suedeze, burri ishte afruar te rojet e Pallatit Mbretëror i armatosur me thikë dhe u kishte kërkuar që ta qëllonin.
Policia më vonë ka njoftuar se ka nisur hetim për “kërcënime të rënda ndaj një zyrtari publik” dhe për një vepër të rëndë që lidhet me përdorimin e thikës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur rrezik për publikun, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për motivin e ngjarjes apo identitetin e personit./A.K/
Është paraqitur në Gjykatën e Apelit i akuzuari Hysri Selimi, i dënuar në shkallë të parë me 6 vjet për veprën penale “Spiunazhi”.
Prokuroria Speciale ka paraqitur ankesë në Apel dhe ka kërkuar që të pandehurit t’i shqiptojë dënim më të lartë për të pandehurin.
Ankesë në Apel ka parashtruar edhe mbrojtja të pandehurit Selimi.
Mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Selimi të lirohet nga akuza ose aktgjykimi të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.
E Prokuroria e Apelit e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ka kërkuar që të akuzuarit t’i shqiptojë dënim me kohëzgjatje më të lartë./A.K/
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e re institucionale dhe në angazhimin e saj për të ardhmen e vendit.
Në urimin e tij, Prof. Dr. Hajrizi ka vlerësuar rëndësinë që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë një kulturë të bashkëpunimit, dialogut dhe partneritetit, duke bashkuar potencialin e institucioneve publike, akademisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile.
Sipas tij, zhvillimi i Kosovës kërkon angazhim të përbashkët dhe një vizion të qartë për të ardhmen, veçanërisht në fusha si arsimi, shkenca, inovacioni, teknologjia dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, të cilat përbëjnë bazën e një shoqërie konkurruese dhe të orientuar drejt së ardhmes.
“Institucionet e Republikës së Kosovës, akademia dhe të gjithë akterët e shoqërisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për të fuqizuar dijen dhe inovacionin dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për vendin”, ka theksuar Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Në këtë drejtim, ai ka shprehur gatishmërinë e UBT-së për të vazhduar kontributin në zhvillimin e vendit dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, duke vënë në funksion ekspertizën akademike, kapacitetet kërkimore-shkencore dhe potencialin inovativ të UBT-së.