Lajmet

Kurti: “Disa vende në Ballkan ende dominohen nga kriminelë lufte e paqeje”

Published

on

Në Bruksel u mbajt darka e organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të BP. Për herë të parë aty ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit.

Qëllimi i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell ishte që liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të shkëmbejnë mendime për çështje shumë të rëndësishme, në një atmosferë më të relaksuar. Borrell tha në prag të takimit se Ballkani Petrëndimor është një rajon gjeostrategjik shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, ndërkohë që shumë njerëz në këto vende janë të dëshpëruar me angazhimin e BE dhe me procesin e integrimit. Ai pa karaqitur në një dokument edhe propozime konkrete për zgjidhjen e shumë problemeve në raport me këto vende.

Darka e përbashkëwt u mbajt në nivelin e kryeministrave, përveç Malit të Zi, i cili u prezantua nga presidenti. Ndërsa nga BE ishte edhe komisioneri për zgjerimin. Darka e përbashkët ku ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, ka zgjatur rreth dy orë.

Mirosllav Lajcak und Albin Kurti

Kurti pas darkës deklaroi për mediat e Kosovës se BE’ja duhet t’i përmbahet tri vlerave, në mesin e të cilave është edhe përballja me të kaluarën. Kurti tha se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “kriminelë të luftës dhe të paqes”, duke aluduar në udhëheqësit shtetëror të Serbisë.

“Krerët e luftës dhe paqës”

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimit, sundimit të ligjit – nëse luftohen oligarkitë në ekonomi  – dhe ballafaqimit me të kaluarën, pra duhet të eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes”, theksoi Kurti duke shtuar se “edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”.

Takimi i radhës në këtë format do të mbahet në një prej vendeve në Ballkan, bëri të ditur kryeministri i Kosovës.

Ndër kërkesat e tij kryesore në këtë takim ishte liberalizimi i vizave dhe domosdoshmëria e rritjes ekonomike, si pasojë e investimeve që vijnë nga Evropa. Në kornizat e këtij takimi ai ka përmendur edhe domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës nga pesë vendet e tjera të BE, që nuk e kanë njohur deri më tani – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Gjatë ditës së djeshme Kurti është takuar edhe me ndërmjetësin e BE në dialog, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Siaps Kurtit,dialogu mund të vazhdojë diku nga mesi i qershorit, ndërsa ai premton se do të përgatitet mirë për këto takime dhe do të ketë konsultime me liderët e pative opozitare në Kosovë.

Pa takim të ndarë Kurti-Brnabiq

Serbinë në këtë takim e ka përfaqësuar Ana Brnabiq, e jo presidenti Aleksandar Vuçiq, siç është pritur. Brnabiq shpreson se “viti 2021 do të jetë më i suksesshëm për Serbinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Ajo mendon se darka e përbashkët ka qenë

Serbien Ministerpräsidentin Ana Brnabic

e suksesshme dhe e oranizuar ” nga njerëz të cilët vërtet duan ta çojnë përpara procesin e zgjerimit”.

“Do të thosha se kësaj radhe kemi trokitur në dyer të hapura. Një rekomandim i mirë ishte që të jemi më shpesh të gjithë së bashku prezent në vendet anëtare të BE dhe të bisedojmë më shumë me ta, e të informohem për qëndrimet e tyre ndaj vendeve tona. Për shkak të pandemisë Corona, këto vende janë më pak të informuara për vendet e BP”, tha Brnabiq. Ajo shtoi se këtë vit duhet të fillojnë punimet edhe në projektet rrugore prej Nishit, pëwrmes Prishtinës deri nw Durrës. Në fillimin e ndërtimeve do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e BE.

Brnabiq tha shkurt se me Albin Kurtin nuk ka pasur bisedime të ndara. Brnabiq tha se gjatë drakës nuk ka pasur provokime dhe se ata janë përpjekur të bisedojno për të ardhmen. Kryeministrja tha se Serbia do të jetë më e pranishme në vendet anëtare dhe do të shpjegojë se çfarë po ndodh, e ajo ishte e sigurt se vendet anëtare të BE i kanë kuptuar shumë gjëra që kanë të bëjnë me rajonin.

“Një prej tyre është që kur vijnë në Serbi, Maqedoni të Veriut apo në Shqipëri, shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë nevojë për pasaportë, por kalojnë vetëm me letërnjoftime. Gjërat e tilla duhet të vazhdojnë të promovohen”, theksoi Brnabiq.

Brnabiq nuk foli për dialogun me Kosovën apo ndonjë takim me Kurtin. Ndërsa sa i përket dialogut me Kosovën, një ditë më parë është deklaruar vet presidenti Vuçiq, i cili pas takimit me serkretarin e përgjithëshëm të NATO-s Stoltenberg, e më pas edhe ndërmjetësin Lajçak ka deklaruar se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dailogut me Prishtinën për arritjen e një kompromisi. Takimi i parë zyrtar i Kurtit me Vuçiqin, i ndërmjetësuar nga BE, do të mbahet nga mesi i qershorit.

Continue Reading

Lajmet

Donika Emini kritikon interpretimin e këngës nacionaliste serbe në forumin e BE-së në Bruksel

Published

on

Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka kritikuar interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar të papranueshme përzgjedhjen e një kënge që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Gjatë fjalimit të mbajtur më 16 nëntor, Emini tha se ngjarja e kishte detyruar ta ndryshonte tërësisht fjalimin e përgatitur. Ajo e nisi paraqitjen duke cituar disa vargje të këngës, të interpretuar një natë më parë.

“Popull serb, thërrit fort. Kosovë, nuk do të të dorëzojmë. Ti gjithmonë ke qenë e jona. Kështu ka qenë që nga kohët e lashta”, citoi Emini, duke theksuar se teksti përmban pretendime të drejtpërdrejta territoriale ndaj Kosovës.

Ajo ngriti pikëpyetje nëse institucionet evropiane i kuptojnë kompleksitetet politike dhe ndjeshmëritë historike të Ballkanit Perëndimor.

“Pas asaj që ndodhi mbrëmë, vërtet pyes veten nëse ata i kuptojnë kompleksitetet e rajonit, edhe pse po flasim për një Komision Evropian që është mjaft afër këtij rajoni”, deklaroi ajo.

Emini tregoi se kishte vendosur të merrte pjesë në forum pasi kishte vërejtur mungesën e përfaqësuesve nga Kosova në listën e folësve. Megjithatë, ajo theksoi se prania e saj si përfaqësuese e shoqërisë civile nuk mund ta zëvendësonte përfaqësimin institucional të vendit.

Ajo tha se nuk do të befasohej nëse një këngë e tillë do të interpretohej në tubime nacionaliste apo në një tubim të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, por u shpreh e befasuar që ajo u dëgjua në një aktivitet të Komisionit Evropian.

“U befasova shumë kur e dëgjova në Komisionin Evropian, një projekt paqeje, një projekt që po e udhëheq rajonin drejt demokracisë”, u shpreh Emini.

Ekspertja sqaroi se kundërshtimi i saj nuk kishte të bënte me gjuhën apo muzikën serbe, duke theksuar se do ta mirëpriste interpretimin e këngëve shqipe dhe serbe që promovojnë bashkëjetesën dhe tejkalimin e ndarjeve.

Në përfundim të fjalimit, Emini i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos riprodhojë narrativa nacionaliste dhe revizioniste që, sipas saj, kanë penguar procesin e pajtimit në Ballkan.

“A mundeni të paktën të mos i riprodhoni narrativat revizioniste dhe propagandistike të një regjimi që e përçau rajonin dhe që e bëri pajtimin kaq të vështirë deri më sot?”, pyeti ajo.

Fjalimi u mbajt në kuadër të forumit “Përmes pajtimit drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian”, më 16 nëntor, një ditë pas interpretimit të këngës në mbrëmjen hapëse të aktivitetit në Bruksel./A.K/

Continue Reading

lajme

Studentët e Masterit në Agrokulturë me Mjedis nisin hulumtimin eksperimental për kultivimin e sallatës së gjelbër pa tokë

Published

on

By

Studentët e programit Master në Agrokulturë me Mjedis, Sihana Bokshi dhe Shpëtim Salihu, nën udhëheqjen e profesorit Ismet Babaj, kanë dizajnuar metodikën e hulumtimit dhe kanë nisur punën eksperimentale për kultivimin e sallatës së gjelbër (Lactuca sativa L.) në sistemin e kultivimit pa tokë.

Qëllimi i këtij eksperimenti është vlerësimi i efekteve të sistemit të prodhimit dhe furnizimit me azot në formë të nitratit mbi statusin ushqyes të bimëve, akumulimin e nitrateve dhe nitriteve, prodhimin e biomasës, si dhe morfologjinë e sistemit rrënjor.

Në kuadër të hulumtimit po testohen tre trajtime me tretësira ushqyese në dy sisteme të hapura të prodhimit pa tokë, përmes vazove me vëllim prej 1 litri: njëri sistem përdor vermikulitin si substrat rritës, ndërsa tjetri përdor cocopeat (torfë kokosi).

Puna kërkimore do të përmbyllet me analiza kimike dhe matje të parametrave të rritjes së bimëve. Të dhënat dhe rezultatet e përfituara do t’u shërbejnë studentëve për përgatitjen e punimeve të tyre të diplomës, si dhe për publikime në revista shkencore, duke dëshmuar gërshetimin e suksesshëm të teorisë me praktikën shkencore.

Continue Reading

lajme

Rama kritikon interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe në Bruksel

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar interpretimin e melodisë së një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel. Ai e bëri këtë në fillim të një debati në “Forumin e Zgjerimit“, duke thënë se kjo çështje nuk mund të mbetet pa u përmendur.

“Nuk mund të heshtet ajo që ndodhi mbrëmë me muzikën e interpretuar në një mbrëmje në prag të këtij forumi. Nuk e di a ishte e qëllimshme apo injorancë, por ishte një këngë nacionaliste këtu, në mbrëmjen e këtij eventi. Për ta shtuar ironinë, u bë nën logon ‘Meloditë e Unitetit’”, tha Edi Rama.

“Asnjëherë nuk mund të lëmë anash diçka që na kthen nga e kaluara. E kam thënë për vite se sa e rëndësishme është Serbia për rajonin tonë, sa e rëndësishme është ta mbajmë Serbinë në anën tonë. Por dua të sigurohem që ajo që them të mos shkojë kundër kësaj bindjeje. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të tolerojmë hapësirë që betejat e mesjetës të bëhen motivim për ndasitë e sotme”, ka thënë Rama.

“Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë. /KOHA/

Continue Reading

Vendi

Ndalohet një zyrtar i Gjykatës së Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim detyre

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot për 48 orë personin me inicialet A.B., udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, nën dyshimin se A.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë, ka krijuar dosje fiktive duke vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një kontrate të falsifikuar të shitblerjes.

Përmes këtyre veprimeve, shtetasit të Serbisë me inicialet M.B. — i cili aktualisht ndodhet në arrati — i është mundësuar regjistrimi i kundërligjshëm i një banese me sipërfaqe prej 55.89 m² në Zonën Kadastrale në Matiçan, pranë Zyrës Kadastrale në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara