Lajmet

Kurti: Diaspora është pasuri e çmuar, me Ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund padrejtësisë

Prandaj sipas tij, po punohet që të rritet roli i tyre në vendimmarrje.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe se mbetet burimi kryesor në këtë drejtim. Ai këto komente i bëri në konferencën “Diaspora Flet”, duke shtuar se diaspora është pasuri e çmuar e popullit tonë.

Prandaj sipas tij, po punohet që të rritet roli i tyre në vendimmarrje. Kurti shtoi se me Ligjin e ri për zgjedhjet do t’i jepet fund një padrejtësie të kamotshme ndaj diasporës.

Kreu i ekzekutivit sqaroi se me ndryshimet e bëra në Ligj, ambasadat e konsullatat do të shndërrohen në qendra të votimit. Ai ka premtuar fond për diasporën, si dhe libra për mësimin e gjuhës shqipe që tha se do të bëhen bashkë më Shqipërinë.

“Jam i nderuar të falas para jush. Diaspora luan rol të jashtëzakonshme në zhvillim, nga sipërmarrjet deri të investimet. Diaspora është moti pasuri e çmuar e popullit tonë. Burim kryeso për zhvillim është diaspora, prandaj edhe po punojmë që të rritet roli juaj për ndryshime që kanë filluar të marrin formë në Kosovë. Qysh në fillim kemi promovuar dialogun me mërgatën, brenda 2 vjetëve kemi arritur t’i përditësojmë mbi 20 qendra ku jeton mërgata. Gjithashtu e kemi përfshi diasporën në hartimin e politikave. Në Qeverinë tonë ka ministra, zv.ministra e ekspertë që vijën nga diaspora. Me Ligin e ri për zgjedhjet po i japi fund padrejtësie ndaj mërgatës, mërgata do të ketë lehtësim real, ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programi  për të lidhur diasporën me vendlindjen. Më Shqipërinë po punohet për mësimin plotësues, sidomos për librat që të ruajmë gjuhë te diaspora”, deklaroi ai.

“Po dizajnojmë një fond për diasporën, mundësi e mirë është kjo me të gjitha shoqatat institute për të adresuar sfidat… të mos asimilohen, dhe të integrohen përmes mos harrimit të gjuhës”, deklaroi ai tutje.

Kjo konferencë është organizuar nga “GERMIN” për tri ditë me radhë më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkëkrijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkëkrijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.

Këtë vit konferenca “Diaspora Flet” ka mbledhur qindra profesionistë, politikëbërës dhe hisedarë nga diaspora dhe nga vendet amë, për të diskutuar, prezantuar, dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkëkrijimit për shtetet tona.

Po ashtu, gjatë ditës do të zhvillohen edhe panelet: Angazhimi i Diasporës për Zhvillim dhe OriginaAL: Programi që synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë ku do për fund do të ketë darkë me muzikë shqiptare tradicionale instrumentale për mundësi të rrjetëzimit me të gjithë mysafirët dhe pjesëmarrësit e Diaspora Flet.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara