Lajmet

Betimi i kryetarëve të rinj në veri, QUINT-i palët të përmbahen nga veprimet që ndezin tension

Bëhet thirrje që të gjithë akterët që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara.

Published

on

Sot kur pritet të betohet kryetari i ri në veri të Mitrovicës, shtetet e QUINT-it edhe njëherë i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga përdorimi i forcës ose nga veprimet që ndezin tension.

Përmes një deklarate të përbashkët, nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje të gjithë akterëve që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese, pjesëmarrëse, në katër komunat veriore.

Ndonëse i mbështetën zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, në deklaratë theksohet edhe njëherë se rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese, pjesëmarrëse, në këto komuna. Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e QUINT-it shprehur sërish mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë nevojën për progres urgjent për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vendi

Protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Published

on

By

Me kërkesën për njohjen e femicidit si vepër të veçantë penale dhe për llogaridhënie institucionale, sot në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër vrasjes së grave, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Protesta, e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” me marshim drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Nën moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, pjesëmarrësit kërkuan drejtësi për viktimat, reagim më efikas të Policisë dhe masa konkrete parandaluese.

Aktivistja Zana Hoxha kërkoi që vrasja e një gruaje për shkak të gjinisë së saj të trajtohet dhe emërtohet me ligj si vepër e veçantë penale në Kodin Penal të Kosovës, si dhe hetimet të shtrihen në të gjitha rrethanat paraprake.

“Kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj, ligji duhet ta emërtojë atë vrasje si femicid, ndërsa hetimi duhet të kthehet te gjithçka që i ka paraprirë asaj vrasjeje”, deklaroi Hoxha.

Ndërkaq, Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës theksoi se rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt obligon institucionet të japin llogari për mundësitë e humbura në parandalimin e tragjedisë, duke kërkuar reagim të menjëhershëm që në denoncimin e parë të dhunës.

“Nuk duhet të presim deri në vrasjen e një gruaje për të analizuar se ku ka dështuar sistemi. Institucionet duhet të veprojnë që në raportimin e parë të dhunës, t’i marrin seriozisht kërcënimet, ta vlerësojnë rrezikun dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e saj”, u shpreh Breznica. /E.A/

 

 

Continue Reading

Vendi

IKSHPK mban trajnim profesional për forcimin e diagnostikës mikrobiologjike

Published

on

By

Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) organizoi një trajnim profesional mbi metodën e mikrodilucionit në bujon, e cila përdoret për testimin e ndjeshmërisë ndaj antimikrobikëve (AST) dhe përcaktimin e përqendrimit minimal frenues (MIC).

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Institutit Robert Koch (RKI) dhe IKSHPK-së, ndërsa ligjëratat u mbajtën nga Dr. Afërdita Kuqi-Hyseni dhe Dr. Afërdita Kurti-Meta.

Në këtë trajnim morën pjesë 40 mikrobiologë dhe laborantë të Departamentit të Mikrobiologjisë, si dhe profesionistë nga gjashtë Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave dhe harmonizimin e praktikave laboratorike.

Sipas IKSHPK-së, forcimi i njohurive dhe kapaciteteve laboratorike kontribuon drejtpërdrejt në sigurimin e rezultateve të besueshme, përzgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm mjekësor dhe përdorimin e përgjegjshëm të antimikrobikëve. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Një grua gjendet pa shenja jete në Suharekë, dyshohet se vdiq nga kontakti me rrymën

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se njësitë policore të Suharekës, hetuesit rajonalë të Prizrenit dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, informata për rastin është pranuar nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, sipas raportimeve mediale, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Kurti udhëton drejt Brukselit për Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim të nivelit të lartë do të mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor — Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Samiti synon të avancojë dialogun politik, perspektivën evropiane të rajonit dhe hapat konkretë drejt integrimit në institucionet e BE-së, ndërsa nga Serbia është konfirmuar mungesa e kryetarit të Kuvendit, Aleksandër Çupiq.

Punimet e samitit do të drejtohen nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në rendin e ditës janë procesi i zgjerimit, reformat politike, ekonomike e institucionale, sundimi i ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë përballë sfidave gjeopolitike. Një vend të rëndësishëm në diskutime do të zërë integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian dhe zbatimi i Planit të Rritjes prej gjashtë miliardë eurosh, të prezantuar nga Komisioni Evropian në vitin 2023.

Sipas programit zyrtar, takimi nis në orën 17:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, vijon me pritjen zyrtare në orën 17:40 dhe seancën plenare në orën 18:00. Pas fotografisë së përbashkët në orën 19:05 dhe konferencës për shtyp në ndërtesën “Europa” në orën 19:15, samiti përmbyllet me darkën e punës në orën 20:00. Ky format takimesh organizohet rregullisht që nga viti 2018, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend i rajonit pa statusin e kandidatit për anëtarësim. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara