Lajmet

Kurti dhe Tërnava diskutojnë për projektligjin për liritë fetare

Kryeministri Kurti e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për projektligjin për Liritë Fetare.

Kryeministri Kurti e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj.

U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Lajmet

Ilir Meta thirret në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Published

on

By

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet të njoftohet zyrtarisht këtë të hënë për përfundimin e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Meta do të paraqitet në ambientet e SPAK-ut rreth orës 11:00, i shoqëruar nga paraburgimi në Burgun 313, ku ndodhet që nga 21 tetori i vitit të kaluar. Ai do të jetë në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani.

Në këtë seancë, ish-presidenti pritet të njoftohet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve dhe të firmosë dokumentacionin përkatës.

E njëjta procedurë është ndjekur më herët edhe për ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi, si dhe për bashkëpunëtorët e afërt të çiftit, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Ndaj Xhixhos, SPAK ka ngritur akuzën për “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çoku përballet me akuzën për “pastrim parash”.

Continue Reading

Lajmet

Spiropali pas incidentit në Kumanovë: Thirrjet kundër shqiptarëve, të papranueshme dhe të rrezikshme

Published

on

By

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë dëgjuar thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Spiropali e ka cilësuar këtë akt si “të papranueshëm”, duke theksuar se ngjarje të tilla janë një kujtesë e hidhur për sfidat që ende qëndrojnë në rrugën drejt një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.” u shpreh Spiropali.

Spiropali theksoi se gjuha e urrejtjes që nxit racizëm dhe konflikt etnik nuk mund të tolerohet, veçanërisht në sport, i cili duhet të shërbejë si platformë për bashkim dhe respekt të ndërsjellë.

Spiropali gjithashtu vlerësoi reagimin institucional në Maqedoninë e Veriut, por theksoi nevojën për një qëndrim edhe më të qartë dhe të fortë nga zyrtarët më të lartë të shtetit.

Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon,” shtoi ajo.

Ndërsa në fund, Spiropali theksoi në postimin e saj se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në përpjekjen për të promovuar bashkëjetesën ndëretnike, duke lënë pas ndasitë dhe gjuhën e urrejtjes.

Incidenti në Kumanovë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje problemet me gjuhën e urrejtjes ndaj shqipëtarëve në disa pjesë të rajonit.

Continue Reading

Aktualitet

Gërxhaliu: Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, rrezik dhe dëm Kosovës

Published

on

Mungesa e Kuvendit të konstituar po bën që marrëveshjet ndërkombëtare të mos mund të votohen dhe sipas njohësve të fushës Kosovës po i shkaktohet dëm i madh në rrafshin ekonomik. Njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i sheh me shqetësim këto ecuri.

Ai vë në dukje se vendi ka pësuar humbje afro 1.2 miliardë euro, përfshirë fondet IPA nga BE-ja dhe projekte të financuara nga SHBA-ja dhe Banka Botërore që janë të ngrira deri më tani.

“Nga mungesa e institucioneve ne nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Po e them me keqardhje që dëmet aktuale janë pothuajse afër një miliard e 200 milionë euro, duke përfshirë afër 830 milionë euro që kanë të bëjnë me IPA fondet 2 dhe 3, që kanë të bëjnë me agjendën për reforma të Bashkimit Evropian, me projekte të financuara nga SHBA-ja dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti që kemi dy marrëveshje të paratifikuara me Bankën Botërore prej 230 milionë eurosh, e treta është 90 milionë euro dhe ato janë të ngrira, atëherë paramendoni cilat janë dëmet që po i shkaktohen Kosovës. Sot në Bruksel nuk flitet për Kosovën, sot për Kosovën po dominon një heshtje në qarqet evropiane dhe kjo është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Duke u ndalur te qëndrimi i Qeverisë në detyrë lidhur me këto marrëveshje, ai tha se ata po shprehen vetëm nga këndvështrimi politik apo partiak dhe se këto fonde nuk do mund ta kenë përdorimin e njëjtë me kalimin e kohës si pasojë e inflacionit.

Sipas tij, meqë shumë projekte kanë afat skadence, ato do të alokohen për shtete të tjera, duke mos iu dhënë Kosovës si pasojë e mosrespektimit të këtyre afateve.

“Është mjerim që dëgjohen terme të tilla të shprehura vetëm nga këndvështrimi politik dhe partiak, jo real dhe ekonomik dhe në këtë drejtim vërtet të gjithë këta parametra dhe në fund të fundit duhet të kuptohet që edhe të prolongohet shfrytëzimi i këtyre mjeteve ata do të përjetojnë amortizim edhe moral dhe do të jenë të tkurrur nga inflacioni. Duhet ta dinë edhe ministrat në detyrë, edhe të tjerët që një projekt, i cili në vitin 2023 ndoshta ka kushtuar 100 milionë, sot nuk mund të realizohet as për 140 apo 150 milionë euro dhe ky është dëmi direkt. Dhe e dyta, shumë projekte kanë skadencë.Për shembull, nëse nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve, në Bankën Botërore ato mjete do të stopohen për Kosovën dhe do të rialokohen për vende të tjera dhe kush është humbës? Është Kosova”, shton Gërxhaliu.

Dhe unë nuk e kam përgatitur veten që do të vijmë në një stad që dikush nga politikanët aktualë në Kosovë do të krenohet pse kanë bllokuar për shembull një projekt me energji me diell, një projekt me energji të diellit, e kanë bllokuar Kosovën e Re dhe kanë evituar apo kanë bllokuar projektin e elektranave. Në rrethana normale, Kosova do të duhej të kishte kapacitete të reja gjeneruese”, tha Gërxhaliu.

Edhe kryetari i tanishëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se si pasojë e moskonstituimit të kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë dhe kjo cenon zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve të Kosovës.

“Kemi marrëveshje që janë mbi 800 milionë euro ose afër 900 milionëve, të cilat presin në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, marrëveshje që janë të parapara për projekte kapitale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe në përmirësimin e cilësisë apo standardit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këto marrëveshje nuk po mund të ratifikohen, sepse nuk e kemi Kuvendin”, tha Rafuna.

Continue Reading

Lajmet

Reagime në Maqedoninë e Veriut për skandalin në Kumanovë, dënohet gjuha e urrejtjes

Published

on

By

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, dënoi gjuhën fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë.

Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha ai duke shtuar se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, po ashtu dënoi gjuhën e urrejtjes.

Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë. Fyerjet raciste nuk janë “shprehje spontane të pakënaqësisë”, por tërbime primitive që kërkojnë vend në një kohë që nuk u përket”, tha ai.

VMRO-DPMNE-ja i cilësoi thirrjet si të përgatitura nga struktura kriminale që duan të mbulojnë veprimtarinë e tyre me urrejtje dhe përçarje.

Dënojmë çdo sulm nacionalist dhe gjuhë të urrejtjes, pa marrë parasysh se nga vijnë. Kjo i shkon për shtat vetëm rrymave dhe partive politike që me vite mbjellin politika të urrejtjes ndaj njëri tjetrit”, shtoi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Veprimet i dënoi edhe opozita.

Dje në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli, në prezencë të Kryeministrit Mickovski, përfaqësues të VLEN-it, ministrit të punëve të Brendshme Toshkovski e të tjerë pushtetarë, neve, shqiptarëve na është sharë nëna, familja, origjina, fisi dhe fara në kor nga tifozë maqedonas”, tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

BDI kërkon dorëheqjen e dy zëvendësministrave nga radhët e VLEN.

“BDI kërkon përgjegjësi politike për skandalin në Kumanovë: Të dorëhiqen Astrit Iseni dhe Safije Sadiki Shaini. Njëkohësisht, kërkojmë që të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që janë në pozita kyçe ekzekutive, të distancohen publikisht nga ky akt i papranueshëm dhe ta ngrenë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”.

Continue Reading

Të kërkuara