Lajmet

Kurti dhe Haradinaj përplasen në Kuvend

Kurti ia ka përkujtuar Haradinajt edhe ambiciet e tij për t’u bërë president.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur me ish-kryeministrin njëherit kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme plenare në Kuvend, ku po debatohet për dialogun.

Në foltoren e Kuvendit, kreu qeveritar tha se nuk mund të pranojë leksione nga Haradinaj, kur ky i fundit sa ka qenë kryeministër dialogun ia ka lënë ish-presidentit në kohën kur ka lulëzuar ideja e shkëmbimit territorial dhe ka krijuar delegacion teknik.

Kurti ia ka përkujtuar Haradinajt edhe ambiciet e tij për t’u bërë president, por ka nënvizuar se tashmë presidente është Vjosa Osmani me 300 mijë vota në popull dhe shumicën e nevojshme në Kuvend.

“Ju deputeti Haradinaj keni qenë kryeministër, dialogun ia keni lënë ish presidentit, kur lulëzoj projekti i shkëmbit territorial. Çka bëtë ju, na keni krijuar një grup super teknik në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. A ju kujtohet? Ja çfarë grupi keni bërë ju. Dhatë dorëheqje sepse ju intervistuan në Hagë dhe mandej dëshironit të bëheni president. Presidente është Vjosa Osmani-Sadriu, 300 mijë vota në popullin e Kosovës dhe 82 këtu në Kuvend. Pra nuk mund t’iu marr si dikush që e keni sinqerisht dhe seriozisht. Keni qenë kryeministër, ia dhatë Malit të Zi 8200 hektarë, më herët i keni marrë 200 për veti. Aman na kurseni tash nga leksionet”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt, i cili ka vazhduar ta quaj mashtrues kryeministrin Kurti.

“Këtu e pamë ma të mirin mashtrues të mundshëm. Ky njeri është mashtrues profesionist, edhe bravo i koftë qysh po mundet me mashtru. Unë e kam sjell një çështje shumë të thjesht në parlament për këtë njeri që është kryeministër. Unë po e pyes mos t’i mëshon mjegull, por a dëshiron të dërgosh teknikun tonë në Bruksel, çka i sjell Kosovës me këtë qasje…8200 hektarë të Malit të Zi nuk janë dhënë t’i mashtrues masi je kryeministër shko nxjerri i ki 80 vota, rrëzo atë ligj nëse dëshiron dhe guxon me rrëzuar”, tha ai.

Lajmet

​Al-Hilal shumë afër transferimit të Darwin Nunez

Published

on

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Liverpooli dhe Al-Hilal kanë rënë dakord për një çmim dhe tani sauditët janë në bisedime me kampin e Nunez për kushtet personale.

Trajneri i Al-Hilal, Simone Inzaghi, është i etur të punojë me Nunez, pasi ka qenë i interesuar për lojtarin uruguaian kur ishte në krye të Interit.

Thuhet se Al-Hilal është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Liverpool prej 65-70 milionë eurosh për të mbyllur një marrëveshje.

Nunez e ka pranuar se duhet të largohet pasi Liverpooli solli Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz si opsione të tjera në sulm këtë verë.

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Published

on

Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Përgjegjësia për pagat e RTK-së i takon Kuvendit, zgjidhje vetëm ligjore

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përgjegjësia për mosalokimin e pagave për 700 punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) i takon Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se qeveria nuk mund të marrë vendime jo-ligjore, duke iu referuar praktikës së kaluar të kryeministrit Avdullah Hoti në vitin 2021.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

RTK është themeluar nga Kuvendi dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive për të gjetur zgjidhje, por ajo nuk mund të jetë zgjidhje e cila është jo-ligjore. Komisioni për Buxhet dhe Financa do të duhej ta marrë një zgjidhje, duke mos pasur Kuvend të legjislaturës së nëntë, nuk kemi as Komision, rrjedhimisht as atë vendim”, ka thënë ai.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

Ajo është praktikë jo ligjore e kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli nëpër atë rrugë jo ligjore paçka se ajo tashmë është bërë”, ka thënë Kurti, duke folur për vendimin e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Avdullah Hoti në vitin 2021, i cili kishte alokuar buxhetin me një vendim. Ka pasur takime, komunikime në këtë aspekt. Jam për zgjidhje ligjore. Duhet t’i pyesni ata që janë takuar, nuk mund të diskutoj për një gjë që e ka Kuvendin edhe themelues edhe adresë”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon 11 armë gjatë bastisjes te një 70-vjeçar në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës, sot, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer një bastisje në shtëpitë e të dyshuarit me inicialet J.I. (70), ku ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë të gjata dhe tri pistoleta pa leje.

Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm, raporton KosovaPress.

Prokurori i shtetit ka udhëzuar inicimin e veprave penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit.

Continue Reading

Të kërkuara