Lajmet

Kurti – Borrellit: Dialogu s’është neglizhuar nga ne

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që është thirrur nga Përfaqësues i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me Borrell ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është neglizhuar nga ai dhe Qeveria e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Perla” e Shaqirit, në garë për golin më të mirë të xhiros së dytë të grupeve në “EURO 2024”

Publikuar

nga

Xherdan Shaqiri e nisi vetëm një ndeshje si startues në fazën e grupeve nga tri të mundshme.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, luajti në takimin ndaj Skocisë.

Shaqiri madje shënoi një supergol pas një gabimi të mbrojtjes skoceze, duke ia fituar një pikë shumë të rëndësishme Zvicrës.

Me këtë gol, Shaqiri është futur në listën prej katër lojtarëve për golin më të mirë në xhiron e dytë të fazës së grupeve

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Këshilli i BE-së ndalon partitë dhe organizatat evropiane të marrin fonde nga Rusia

Publikuar

nga

Në pakon e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë, Këshilli i BE-së ka ndaluar partitë evropiane, OJQ-të dhe grupet e ekspertëve të marrin çdo financim me origjinë ruse.

Sipas Ukrinform, kjo thuhet në një deklaratë për shtyp për përmbajtjen e një pakete të re të masave kufizuese të BE-së kundër Rusisë, të publikuar në faqen e internetit të Këshillit Evropian.

Duke pasur parasysh përpjekjet e vazhdueshme ruse për të ndërhyrë në proceset demokratike në BE dhe për të minuar themelet e saj demokratike, duke përfshirë fushatat e ndikimit dhe promovimin e dezinformimit, Këshilli vendosi që partitë politike dhe fondacionet, organizatat joqeveritare, përfshirë grupet e mendimit, ose ofruesit e shërbimeve mediatike në BE, nuk do të lejohen më të pranojnë financime që vijnë nga shteti rus dhe përfaqësuesit e tij”, thuhet në dokument.

Në të njëjtën kohë, theksohet se në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore, masat e dakorduara sot nuk do të pengojnë ofruesit e shërbimeve mediatike dhe stafin e tyre që të kryejnë aktivitete të tjera në BE, siç janë kërkimet dhe intervistat.

Siç raportohet, që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, BE-ja i ka ofruar Ukrainës ndihmë ekonomike, politike dhe financiare, duke ndjekur një politikë të qëndrueshme të sanksioneve ekonomike dhe individuale kundër vendit agresor dhe duke marrë masa për të shmangur masat kufizuese nga vendet dhe kompanitë e treta. /UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti uron Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian: Republika jonë është republikë e të gjithëve

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot festohet kontributi i vazhdueshëm dhe roli qenësor i pjesëtarëve të tij në shtetin e Kosovës.

“Gjatë këtyre më shumë se tri vjet qeverisje, mirënjohjen ndaj jush e kemi shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla”.

“Republika jonë është republikë e të gjithëve. Zhvillimi dhe progresi është i qëndrueshëm atëherë kur është i gjithëmbarshëm. Në këtë ditë i gëzohemi arritjeve të përbashkëta, rreshtohemi përballë sfidave dhe zotohemi për punë dhe bashkëpunim në përmirësimin e mëtejmë të mirëqenies, pozitës dhe mundësive tuaja në vendin tonë”, ka thënë Kurti

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjendje stabile pas reshjeve në Fushë Kosovë, qytetarët kërkojnë kompensim të dëmeve

Publikuar

nga

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Fushë Kosovës gjendja në terren është stabilizuar dhe ekipet janë duke bërë punën e tyre. Mirëpo, reshjet e mëdha të shiut, shkaktuan dëme më së shumti në bujqësi. Kështu ka bërë të ditur, drejtori për shërbime publike dhe mjedis në këtë komunë, Ardit Sekiraqa.

Në një përgjigje me shkrim, Sekiraqa ka thënë se gjendja është mirë, duke theksuar se dëme më shumë ka shkaktuar në bujqësi.

I kemi dërguar ekipet janë duke punuar vazhdimisht, gjendja është duke u vlerësuar prej ekipeve, do të dalim më vonë, situata nuk është e vështirë dhe nuk ka dëme të mëdha, mirëpo ato që janë po merremi individualisht me secilin. Dëmet më të mëdha janë në bujqësi, pasi ka pas edhe kokrriz“, thotë ai.

Ndërkaq, të shqetësuar nga këto dëme janë qytetarët, të cilët kërkojnë nga niveli qendror të ndajë më shumë mjete për këto raste.

Banori i kësaj komune, Bashkim Spahiu derisa ka treguar për dëmet, ka theksuar se më së shumti dëme ka shkaktuar tek kulturat bujqësore, për çfarë ka kërkuar nga niveli qendror të ndajë më shumë buxhet në këtë drejtim.

“Ka pasoja, ka bërë dëm të madh, ka vërshuar disa objekte banesore dhe disa podrume, dhe kulturat bujqësore i ka prish…Nuk e di nëse komuna ka buxhet (të ndihmojë), por duhet niveli qendror”, tha Spahiu.

Se gjendja ka qenë e rënduar e thotë edhe qytetarja , Elmaida Morina.

“Po ka pas, sidomos në podrum… është mirë të ndahen sepse është mirë të ketë më shumë siguri…niveli qendror duhet të ndajë buxhet për këto raste, siç janë vërshimet“, tha Morina.

Edhe qytetari, Sherif Kosova ka thënë se gjendja e mbrëmshme ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit.

“Kish pas e ish kon tu ra kogja shumë shi, mezi jemi dalë me veturë…Prej Sllatinës kemi bërë rreth 1 orë e gjysmë deri në Fushë Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë, vërshime gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në disa lagje në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka lutur qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites dhe ka sugjeruar institucionet publike dhe private të lirojnë punëtorët më herët nga puna, për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites meqë sipas tij parashihen shira me intensitet të lartë sikur dje.

Rama ka shkruar në Facebook se pas reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë pasdites së djeshme, kanë dal në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë në pikat kyçe, në mënyrë që të evitohen dëmet në raste të ngjashme.

Derisa Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujërave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale.

Sipas një njoftimi, uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar. /UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara