Në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë është bërë zbulimi pllakës përkujtimore “Heronjtë e Kosovës” për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës. Në zbulimin e pllakës përkujtimore morën pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar sakrificën e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre që ranë në krye të detyrës tha se është mision i Qeverisë që çdo qytetarë i këtij vendi të ndjehet i sigurt.
Ndërsa siguroi se familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë që ai drejton.
“Që nga themelimi i Policisë 21 policë kanë dhënë jetën. Ata dhanë jetën për të mbrojtur familjet, rrënjët e saj gjenden në ushtrinë tonë. Në vitet e pasluftës Policia e Kosovës ka qenë më e rëndësishme pa të cilinë nuk kishte liri e pavarësi. Gratë e burrat që i bashkohen Policisë së Kosovës për të bërë Kosovën një vend më të mirë. Pikërisht 10 vite më parë Enver Zymberi dha jetën në mbrojtje të sovranitetit dhe mbrojtje të vendit tonë. Qysh në moshë të re ai u bashkua vendit tonë që është një hero. Është mision i Qeverisë sonë që çdo qytetarë i këtij vendi të ndjehet i sigurt. Familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë sonë”, tha ai.
I pranishëm në këtë hapje të pllakës përkujtimore ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili tha se Policia e Kosovës është institucioni më i rëndësishmi i cili përkujdeset për sigurinë publike.
“Sot këtu na ka bërë bashkë 26 korriku ku në këtë ditë shënohet rënia e Enver Zymberit. Ne i kemi heronjtë tanë dëshmorë të luftës, ata dhanë jetën e tyre per lirinë e Kosovës, të tillë janë 21 policët heronj që dhanë jetën për qytetarët e Kosovës për sigurinë e tyre. […]Ata që ranë me uniformën e policisë do të jenë të kujtuar përgjithmonë, institucionet tona do të qëndrojnë afër familjeve të tyte.
Kurse drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se puna në këtë institucion nuk është e zakonshme, pasi duhet të përballesh edhe me rreziqe për jetë.
Megjithatë ai shtoi se 21 policët e rënë u shndërruan në model se si duhet mbrojtur vendi.
“Puna e policisë nuk është një punë e zakonshme ku duhet të përballesh edhe me rreziqet e ndryshme. Deri tani kanë rënë 21 zyrtarë policorë, të cilët u shndërruar në model si duhet të mbrohet vendi”, tha ai.
Këta janë 21 policët të cilët ranë në mbrojtje të vendit:
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.
Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.
Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.
“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.
Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.
Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.
Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.
Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.
Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”
Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.
“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.
Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/