Lajmet

​Kurti: 2025-ta do të jetë viti i gruas në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vitin 2025 e ka quajtur vit të gruas në Kosovës. Në mbledhjen e parë për këtë vit, Kurti tha se synojnë fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave duke ofruar mundësi të reja.

Kryeministri Kurti u zotua se për të arritur këtë do të vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat e nevojshëm.

Sipas tij gjatë mandatit të parë të tij si kryeministër i Kosovës kanë ndërmarrë vendime që kanë ndikuar pozitivisht në jetën dhe punën e grave dhe vajzave.

Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë. Në mandatin tonë të parë kemi hapa dhe vendime të shumta që ndikojnë për të mirë në jetën dhe punën e vajzave dhe grave, mbi 12 mijë gra janë punësuar me mbështetje direkte të qeverisë. 51% e të rinjve përfitues të platformës së punësimit Super Puna janë vajza. 55% e përfituesve të punësimit ‘Qeveria për familjen’ janë gra. I kemi mbështetur mbi 60 mijë nëna lehona me shtesa për to dhe për fëmijë të sapolindur. Me qeverisjes tonë përfaqësimi i gruas në ndërmarrje publike dhe administratë publike është rritur shumë. Ndërkaq, përmes masave dhe politikave tona mbështetja për to është rritur theksueshëm edhe në ndërmarrësi, bujqësi, arsim, shëndetësi dhe qasje në pronë”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar theksoi se viti 2025do të jetë vit i inkurajimit të të gjitha grave dhe vajzave për të qenë liderë në çdo fushë.

Ai tha se përgjatë këtij viti do të punojnë që të rritet qasja e grave në pronë dhe trashëgimi.

Ky zotim i yni sot është zotim për angazhim që vazhdon e shtohet për fuqizimin ekonomik e shoqëror të grave përmes mundësive të reja që rrisin pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun e punës. Këtë vit 2025 do të punojmë për të rritur qasjen e grave në pronë dhe trashëgimi duke i ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre pronësore e trashëgimore. Angazhimi ynë për barazi gjinore do të përfshijë politika që zvogëlojnë hendekun gjinor në institucionet publike dhe sektorët profesional. Do të përkushtohemi edhe më shumë në arsimimin e vajzave dhe grave sikurse edhe në shëndetin e tyre veçanërisht në fushën e shëndetit riprodhues dhe mendor duke garantuar qasje në shërbime cilësore të përballueshme dhe të barabarta. Prioritet i rëndësishëm mbetet mbrojtja e grave dhe vajzave nga çdo formë e dhunës me theks të veçantë dhunën në familje dhe dhunën seksuale”, thotë Kurti.

Lajmet

KFOR transporton kontejnerë banimi për futbollistët e rinj në Bërnicë

Published

on

Kontejnerë banimi që ishin të vendosur në Zonën Industriale të Prishtinës dhe janë në pronësi të KFOR-it, janë duke u transportuar drejt fushave lokale të futbollit në zonën e Bërnicës.

Ky veprim është bërë pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), me qëllim përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj, njofton KFOR.

Sipas njoftimit të KFOR-it të datës 16.06.2026, kontejnerët do të shërbejnë për ndërrimin e pajisjeve, përgatitjet para ndeshjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për stërvitje.

KFOR thekson se mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trump pritet të publikojë marrëveshjen paraprake për konfliktin me Iranin

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të publikojë para së premtes një marrëveshje paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka konfirmuar se dokumenti është një memorandum mirëkuptimi prej rreth një faqe e gjysmë.

Sipas deklaratave, Trump ka bërë të ditur se marrëveshja tashmë është nënshkruar, gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të samitit të G7 në Francë.

Ai është shprehur se “jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur se dokumenti është firmosur në mënyrë elektronike nga Trump, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Sipas tyre, marrëveshja parasheh edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit të premten, ditën kur pritet të nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet për dhunim të një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet për dhënie ryshfeti

Published

on

Në Pikën Kufitare Bërnjak, dje  rreth orës 16:15, është arrestuar një shtetas i Serbisë nën dyshimin për dhënie ryshfeti zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, i dyshuari ka tentuar të ofrojë 30 euro për të kaluar kufirin dhe për të hyrë kundërligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar në vendngjarje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara