Shëndet

Kurat natyrale për gurët në veshka

Published

on

Gurët në veshka janë depozitime minerale që formohen në këtë organ.

Dehidratimi është një nga faktorët më të mëdhenj kontribues në formimin e gurëve në veshka. Kur trupi është i dehidratuar, lëngjet kalojnë nëpër veshka në mënyrë të ngadaltë.

Kësisoj ato rrisin gjasat e akumulimit të përbërësve të mineraleve dhe kripërave në veshka.

Gurët e vegjël dalin me më lehtësi nga organizmi, ndërsa gurët e mëdhenj shkaktojnë shumë dhimbje dhe kanë nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për disa kura natyrale të cilat mund t’i përdorni kundër gurëve në veshka.

Përpara përdorimit të këtyre kurave, duhet të konsultoheni me një mjek duke qenë se shumë antibiotikë, barna kundër kolesterolit, tensionit të gjakut apo ato për mëlçinë mund të ndërveprojnë negativisht me kurat bimore.

Uji

Uji përbën një nga mënyrat më të mira për të parandaluar gurët në veshka.

Espertët rekomandojnë pirjen e tetë deri në dymbëdhjetë gota me ujë në ditë për të ngadalësuar formimin e gurëve në veshka.

Lëngu i limonit

Përbërësit e limonit shpërbëjnë depozitat e kalçiumit.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e ujit me lëng limoni në mëngjes dhe disa orë përpara darkës.

Borziloku

Përbërësit e borzilokut ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të acidit urik duke vështirësuar formimin e gurëve në veshka.

Acidi acetik tek borziloku ndihmon në shpërbërjen e gurëve.

Përdorni një lugë çaji me lëng borziloku çdo ditë.

Uthulla e mollës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org acidi citrik tek uthulla e mollës ndihmon në shkrirjen e depozitave të kalçiumit në veshka.

Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë dhe pijeni disa herë në ditë përpara vakteve për tretjen e gurëve.

Lëngu i selinosë

Selinoja përmban antioksidantë. Përzieni dy kërcenj selinoje me ujë në një mikser dhe pijeni lëngun çdo ditë kundër gurëve në veshka.

Lëngu i Fasuleve

Fasulet përmbajnë magnez, një mineral që zvogëlon gurët në veshka.

Ziejini fasulet për 5 deri në 6 orë.

Kullojeni lëngun me një napë të pastër dhe pijeni gjatë ditës.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit

Ky vaj është shumë i pasur dhe i dobishëm për të lehtësuar daljen e gurëve nga organizmi.

Nga studimet që i referohet AgroWeb.org nëse konsumoni 150 ml vaj ulliri në mëngjes dhe pasdite, krahas disa prej kurave të lartpërmendura, do të keni më pak dhimbje.

Lëngu i shegës

Shega është e pasur me antioksidantë dhe pakëson gjasat e formimit të gurëve në veshka.

Lëngu i këtij frut vështirëson formimin e gurëve.

Lulerradhiqja

Ekstrakti, çaji ose lëngu i lulerradhiqes ndihmon në daljen e shpejtë të gurëve nga organizmi.

Nëse e bëni çaj ose lëng, sipas të dhënave të AgroWeb.org ekspertët rekomandojnë konsumin e 2 deri në 3 gotave në ditë.

Rënia në peshë

Ruajtja e peshës së mirë trupore bashkë me ushqyerjen e shëndetshme me produkte të pasura me fibër është thelbësore në parandalimin e formimit të gurëve.

Pijet e gazuara, me kafeinë dhe ato alkolike rrisin gjasat e formimit të gurëve.

Gurët në veshka dhe ushqimet që duhen shmangur

Disa ushqime janë të pasura me oksalat dhe duhen shmangur sidomos nga njerëzit që janë të predispozuar të preken nga gurët në veshka.

Këto ushqime përfshijnë: spinaqin, bajamet, bamjet, panxharin, patatet e skuqura, gjalpin e arrorëve e të tjerë./AgroWeb.org 

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Continue Reading

Shëndet

Marramendja e papritur mund të jetë shenjë e goditjes në tru!

Published

on

Truri reagon ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të imta, shpesh të ngatërruara me lodhje ose stres. Njohja e tyre në kohë mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të qelizave nervore.

Marramendja, e shoqëruar me ndjenja si humbje ekuilibri, përzierje ose ndjesi se gjithçka rrotullohet, mund të jetë pasojë e dëmtimit të trungut të trurit ose të trurit të vogël, pjesë përgjegjëse për koordinimin e lëvizjeve dhe stabilitetin trupor.

Kur marramendja është shenjë alarmi

Marramendja qendrore që shoqëron goditjen në tru zgjat më shumë se 20 minuta deri 24 orë e shoqërohet me simptoma tjera, si:

Shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit

Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit

Vështirësi në të folur

Paqëndrueshmëri gjatë ecjes

Dhimbje koke e fortë dhe konfuzion

Ky lloj marramendjeje ndryshon nga ai i shkaktuar nga çrregullime të veshit ose nga sulmet ishemike kalimtare (TIA), që zgjatin më pak dhe nuk lënë dëmtime të përhershme.

Faktorët e rrezikut

Presioni i lartë i gjakut, diabeti, nivelet e larta të yndyrave e duhanpirja rrisin rrezikun. Marramendja e papritur që pengon ecjen kërkon vlerësim urgjent mjekësor, pasi diagnostikimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë dëmtimet e përhershme.

Në çdo rast, çdo minut është e çmuar. Njohja e shenjave të goditjes në tru dhe reagimi i shpejtë rrit shanset për shërim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Pastroni organizmin me këtë lëng natyral detoks

Published

on

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me lëngjet jeshile.

Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngjyrë.

Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.

Me bazë selinonë që është antiinflamator e stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban ujë dhe një sërë përbërësish plot vlera. Selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Këtë recetë mund ta përgatisni për ta konsumuar edhe në shtëpi, ky lëng ju ndihmon të pastroni arteriet e të luftoni lehtë çdo inflamacion.

Përbërësit:

2-3 shkopa selino

1 kastravec i vogël

2 gjethe kale ose spinaq

1 limon i vogël pa lëkurë

1 dardhë ose mollë

Përgatitja:

Lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit, vendosni të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj e trazoni për disa minuta. Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.

Sipas dëshirës shtoni edhe përbërës jerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Published

on

Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, dhe trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetë.

Mungesa e jodit mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë:

Probleme me flokët dhe lëkurën: Flokë që bien dhe lëkurë e thatë janë shenja të mungesës së jodit, pasi ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe shërimin e plagëve.

Ndjeshmëri ndaj të ftohtit: Mungesa e jodit ngadalëson metabolizmin, duke çuar në ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit.

Shtim në peshë: Metabolizmi i ngadaltë bën që trupi të djegë më pak kalori dhe të depozitojë yndyrna.

Lodhje dhe këputje: Mungesa e jodit mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ulje të energjisë.

Probleme me kujtesën: Jodi është i rëndësishëm për funksionin e hippocampusit, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në përpunimin e informacionit dhe kujtesën.

Depresion dhe ankth: Çrregullimet e tiroides, të lidhura me mungesën e jodit, shkaktojnë ankth dhe depresion.

Qafë e ënjtur: Goiter (zmadhohja e gjëndrës tiroide) është një simptomë e zakonshme kur trupi ka mungesë jodi.

Probleme me shtatzëninë: Mungesa e jodit mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës dhe mund të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së frytit të vdekur.

Bradikardia: Një ritëm zemre më të ngadalshëm mund të lidhet me mungesën e jodit.

Kapsllëk: Hipotiroidizmi mund të ngadalësojë sistemin e tretjes, duke shkaktuar kapsllëk.

Nëse vëreni këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të diagnostikuar dhe trajtuar mungesën e jodit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara