Shëndeti

Kurat natyrale për dhimbjet e këmbëve

Published

on

Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave. Intensiteti i dhimbjes është i ndryshëm dhe mund të kulmojë me ndjesinë e dhimbjes së padurueshme. Dhimbja mund të prekë të dyja këmbët dhe shkaktohet nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, ushqyerja e keqe, dehidratimi ose qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë.

Shkaktarë të tjerë të dhimbjes janë tromboza, diabeti, artriti, variçet dhe dëmtimet nervore. Më poshtë do të gjeni të listuara kurat natyrale që lehtësojnë dhimbjen, të cilat mund t’i përdorni në kushtet e shtëpisë.

Kompresat e Ftohta
Mbështillni disa kuba akulli në një peshqir të hollë dhe vendosini në zonën e dhimbjes për 10-15 minuta. Këmbën ose këmbët duhet t’i mbani lehtas të ngritura. Kompresat mund t’i vendosni disa herë në ditë. Akulli nuk duhet vendosur direkt në lëkurë.

Masazhet
Masazh nxit shërimin e shpejtë të muskujve të dëmtuar. Mjafton një masazh i lehtë 10 minutësh sidomos pas dëmtimeve të shkaktuara gjatë një aktiviteti fizik. Për masazh mund të përdorni vaj ulliri ose vaj arre kokosi.

Uthulla e Mollës
Uthulla e mollës shkrin kristalet e acidit urik në gjak dhe largon toksinat e akumuluara në inde. Për më tepër, uthulla ofron kalium, kalçium dhe minerale të tjera mirëbërëse. Mbajini këmbët në një vaskë ose legen të mbushur me ujë dhe me pak uthull për të paktën 30 minuta. Një kurë tjetër është me uthull molle dhe mjaltë. Përzieni një ose dy lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pak mjaltë. Pijeni këtë lëng dy herë në ditë.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjen e këmbëve. Përdorni vaj xhenxhefili për të masazhuar këmbën dy ose tre herë në ditë.Pini çaj xhenxhefili me limon dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë. Kujdes me xhenxhefilin, mos e teproni sepse hollon gjakun.

Limoni
Kjo agrume është e pasur me antioksidantë që lehtësojnë dhimbjen dhe ekuilibrojnë pehashin në organizëm. Përdorni lëng limoni për masazh ose pini ujë me limon dhe mjaltë dy herë në ditë.

Vitamina D
Njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, përballen shpesh me simptoma jo specifike të dhimbjes së këmbës, mesit, trupit, dhe gjymtyrëve të sipërme. Kjo vitaminë rregullon funksionin e kalçiumit dhe fosforit, dy minerale thelbësore për nervat dhe muskujt. Shijoni rrezet e para të mëngjesit çdo ditë për 10 deri në 15 minuta. Konsumoni shumë salmon, sardele, qumësht, lëng portokalli e të tjerë.

Kaliumi
Mungesa e kaliumit shkakton dhimbje të këmbëve dhe dehidratim. Konsumoni më shumë me patate të ëmbël, banane, kumbulla, rrush të thatë dhe lëng domate për të marrë më shumë kalium.

Këshilla të tjera
Pini dy ose tre filxhanë me çaj mali ose çaj jeshil çdo ditë. Mbani nën kontroll tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Mos pini alkol apo duhan. Bëni ushtrime të lehta fizike për 10 minuta në ditë./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Kur rriten ose bien leukocitet, shenjat e infeksioneve dhe paralajmërimi për sëmundje tjera

Published

on

Si leukocitet e ulura ashtu edhe ato të ngritura kërkojnë konsultën e mjekut, i cili jep një vlerësim nëse duhen përsëriten dhe kur duhen përsëritur analizat apo kur duhen përfshirë metoda shtesë diagnostikuese.

Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut me një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet. Ato prodhohen në palcën e eshtrave dhe marrin pjesë në përgjigjen imune të trupit ndaj sulmit të mikroorganizmave patogjenë.

Leukocitet transportohen nëpërmjet qarkullimit në të gjitha indet tona, ku aktivizohen si një “ushtri” që synon të mbrojë organizmin.

Ka disa lloje leukocitesh, kryesoret janë granulocitet, limfocitet dhe monocitet. Çdo lloj ka funksionin e tij specifik dhe të gjithë kanë fuqinë për të zbuluar dhe shkatërruar mikroorganizmat, viruset, bakteret ose substanca të tjera toksike të rrezikshme. Gjithashtu, ato mund të prodhojnë antitrupa kanë rolin e neutralizimit të efektit të agjentëve patogjenë.

Vlerat normale të leukociteve në gjak janë nga 3,9 në 10×109/l.

Kur analizat tregojnë se leukocitet janë zmadhuar, kjo zakonisht tregon një infeksion. Megjithatë, ky ndryshim mund të jetë edhe tregues i sëmundjeve më të rënda, siç janë sëmundjet malinje të gjakut.

Rënia e leukociteve mund të jetë pasojë e infeksioneve virale apo tjera, stresit, përdorimit të disa barnave, dhe efekt anësor i kimioterapisë.

Leukocitet e larta në gjak

Nivelet e rritura të leukociteve tregojnë për një proces inflamator në organizëm ose për infeksion, por mund të lidhen edhe me sëmundje të tjera. Kur ndodh inflamacion, trupi prodhon më shumë leukocite si pjesë e mbrojtjes imunitare.

Leukocitet e larta mund të tregojnë për:

probleme akute me rrugët e frymëmarrjes,

infeksione të zorrëve ose infeksione të tjera,

disa sëmundje autoimune,

sëmundje malinje (p.sh. kancer, përfshirë leukeminë).

Nëse keni leukocite të rritura, konsultohuni me mjekun, për të përcaktuar nëse duhet përsëritur analizat ose kryer metoda tjera diagnostike.

Tek fëmijët

Leukocitet rriten ndjeshëm gjatë infeksioneve bakteriale ose virale. Një situatë e ngjashme ndodh edhe tek fëmijët me prirje për alergji apo me sëmundje autoimune.

Gjatë shtatzënisë

Mund të kenë shkaqe të ndryshme: infeksione, stres, ndryshime hormonale. Në fazat e vona të shtatzënisë, nivelet e larta mund të jenë një dukuri normale. Megjithatë, ato nuk duhen neglizhuar, sepse mund të sinjalizojnë jo vetëm infeksione, por edhe probleme më serioze shëndetësore, që mund të shkaktojnë komplikime si preeklampsia ose infeksione të mitrës.

Leukocitet e ulëta në gjak

prodhim i ulur i tyre në palcën e kockës

shkatërrim i shtuar i leukociteve në gjak

ndryshime në prodhimin e leukociteve në shpretkë.

Edhe tek fëmijët, shkaqet e leukopenisë janë të ngjashme me ato të të rriturve. Prandaj, është e domosdoshme të identifikohet shkaku i saktë dhe të nisë terapia e duhur në kohë, duke ndjekur gjithashtu simptomat dhe sjelljen e fëmijës.

Continue Reading

Shëndeti

Grejpfruti si armë natyrale kundër mikrobeve

Published

on

Antibiotiku më i fortë natyral që shkatërron një gamë të gjerë të mikrobeve, përfshirë viruset, bakteriet dhe kërpudhat është ekstrakti i farave të grejpfrutit, i njohur si citrofit.

Grejpfruti njihet si antioksidant me efekt të fortë anti-bakterial. Ai është i pasur me vitaminat A, B, C, D, E dhe K, si dhe kalcium, fosfor, magnez, zink, bakër dhe hekur.

Por pasuria e tij e vërtetë gjendet në fara. Nga fara dhe pulpa e grejpfrutit ne marrim citrofitin, antibiotikun më të fortë që vepron në forcimin e sistemit imunitar..

Përfitimet e frutit të grejpfrutit:

Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak;

Është ideal për parandalimin e gripit dhe ftohjeve;

Ka efekt kundër alergjive të ndryshme;

Trajton inflamacionet akute dhe kronike;

Ndihmon në trajtimin e infeksioneve gastrike;

Shëron sëmundjet që shkaktohen nga parazitët;

Është efektiv në trajtimin e etheve në buzë dhe gojë, dhe buzëve të çara dhe të thata;

Ndihmon në parandalimin e kariesit të dhëmbëve;

Ndihmon me dhimbjet dhe inflamacionet e veshit;

Shumë i mirë kundër zbokthit;

Ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve, djegieve dhe problemeve me lëkurën;

Qetëson kafshimet e insekteve të ndryshme;

Ndihmon me infeksionet e këmbëve;

Vepron në mënyrë efektive në infeksionet vaginale;

Ndihmon punën e mëlçisë. 

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë

Published

on

Doktori Kurt Hong, që është profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka thënë se për të qëndruar i ri njeriu duhet të konsumojë sa më shumë fruta, perime, e peshk. Ai ka rekomanduar gjithashtu që ushqimi të gatuhet në shtëpi në mënyrë që të shmangen ushqimet e shumëpërpunuara.

Doktori ka dekada që studion lidhjen mes ushqimit dhe jetëgjatësisë. Ai ndihmon pacientët të shmangin sëmundje si diabeti i tipt 2 dhe kanceri, por njëkohësisht, praktikon atë që predikon edhe për vete.

“Gjithmonë i them gruas në shaka: E bëj edhe për arsye egoiste. Po kërkoj gjithmonë mënyra për të qëndruar i ri”, ka thënë Hong për Business Insider.

Hong është 52 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, por thotë se ndiehet shumë më i ri se mosha që ka.

“Trupi mund të të thotë se je 52, por ti mund të sillesh dhe të ndihesh si 35-vjeçar, ose anasjelltas”, ka shpjeguar ai.

Ai ndjek një model të thjeshtë ushqimi, bazuar kryesisht në dietën mesdhetare, të cilën e përshkruan si çelësin për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.

Hani perime dhe fruta çdo ditë

“Këshilla ime numër një është: Hani frutat dhe perimet”, ka thënë Hong.

Ai thekson rëndësinë e fibrave që gjenden te bimët, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, shëndetin e zemrës, mbrojtjen nga disa lloje kanceri dhe krijimin e një mikrobiome të shëndetshme në zorrë.

Një studim i vitit 2019 që ndoqi mbi 12,000 njerëz për 29 vjet, zbuloi se ata që hanin rreth 4-5 porcione bimësh në ditë dhe pak ose aspak mish të përpunuar, kishin 18-25 për qind më pak gjasa për të vdekur herët.

Konsumoni më shumë peshk, më pak mish të kuq

“Unë ha shumë peshk”, ka treguar Hong.

Ai preferon salmon të egër, ton albakor dhe halibut, të gatuar në furrë ose të zier, jo të skuqur. Peshku është i pasur me omega-3, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe ul rrezikun për Alzheimer dhe probleme mendore me kalimin e moshës.

“Edhe nëse nuk hani peshk çdo ditë, përpiquni ta konsumoni 2-3 herë në javë”, ka sugjeruar ai.

Mos e teproni me sasinë

Edhe nëse hani ushqime të shëndetshme, sasia ka rëndësi, paralajmëron mjeku.

“Mund të hash gjërat e duhura, por nëse ke peshë të tepërt, prapëseprapë ke inflamacion në trup që rrit rrezikun për sëmundje kronike”, ka thënë ai.

Hong përpiqet të ruajë ekuilibrin mes kalorive dhe përbërësve të dobishëm. Për shembull, mëngjesin mund ta fillojë me tre vezë të ziera, por konsumon vetëm të bardhat e dy prej tyre për të reduktuar kaloritë, pa humbur proteinën.

“Është çështje sasie dhe cilësie”, ka shtuar ai.

Gatuani në shtëpi për të shmangur ushqimet e shumëpërpunuara

Ushqimet e shumëpërpunuara janë të lehta për t’u gjetur dhe për t’u konsumuar, por sipas Hong, janë të lidhura me sëmundje të zemrës, diabet, kancer, depresion dhe vdekje të hershme.

“E kuptoj që është e pamundur t’i shmangësh plotësisht, janë kudo. Por përpiqem të përgatis ushqimin vetë sa më shumë që mundem”, ka thënë ai.

Continue Reading

Shëndeti

Kafeja jo vetëm që ju këndell, por ju ndihmon edhe kundër kësaj sëmundjeje

Published

on

Një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e njerëzve. Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën.

Përveçse është mënyrë e mirë për t’u zgjuar, kërkimet kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit tipi 2.

Ata që pinë nga 3-5 filxhanë përfitojnë nga përbërje natyrale të quajtura polifenole. Studiuesit u përqendruan te pesë acide hidroksikinamike që gjenden në kafe dhe analizuan si ndikojnë në zorrët e holla, pankreas, mëlçi dhe inde tjera trupore.

U zbulua se konsumimi i përditshëm i kafesë së zezë ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, të ulë inflamacionin, të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, të ofrojë veti antioksiduese dhe të përmirësojë përpunimin e glukozës në trup.

Rezultatet ishin si për kafenë me kafeinë, ashtu edhe për atë pa, duke sugjeruar se përfitimet përfshirë ulje prej 20% deri 30% të rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2 te ata që pijnë kafe rregullisht, vijnë nga përbërje të tjera përveç kafeinës. Gjetjet u botuan në International Journal of Molecular Sciences.

Studiuesit shkruan:

“Kafja dhe përbërjet e saj bioaktive, përfshirë acidin klorogjenik dhe derivatet e tij hidroksikinamike… kanë potencial të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2.”

Zhaoping Li, profesoreshë e mjekësisë dhe drejtoreshë e Divizionit të Nutricionit Klinik në Universitetin e Kalifornisë, edhe pse nuk ishte pjesë e studimit, është shprehur se pajtohet me gjetjet e tij.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara