Shëndet

Kurat e shpejta natyrale kundër gurëve në veshka – Ushqimet që duhet të shmangni

Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Published

on

Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike.

Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalciumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të zbuloni kurat më të mira natyrale kundër gurëve në veshka.

Ushqimet më të mira kundër gurëve në veshka
Uji

Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka.

Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Barishtet

Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.

Lëngu i limonit

Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.

Ushqimet me magnez

Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe banania, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.

Ushqimet që shkaktojnë gurë në veshka
Ushqimet e pasura me acid oksalik

Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.

Lëngu i qitros

Lëngu i qitros duhet shmangur sepse rrit rrezikun e formimit të gurëve të veshkave.

Mishrat e përpunuar

Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalciumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.

Ushqimet e pasura me kalcium

Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalçiumit në organizëm.

Kafeina

Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.

5 trajtimet më të mira natyrale kundër gurëve në veshka
Magnezi

Magnezi është një mineral që pengon formimin e gurëve në veshka.

Konsumoni 250 mg magnez dy herë në ditë.

Vitamina B6

Vitamina B6 ul nivelet e kalciumit në organizëm dhe duhet marrë një sasi prej 50 mg e saj çdo ditë.

Atë e gjeni te arrorët si bajamet, arrat e tj.

Vitamina E

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo vitaminë ul nivelet e acideve dhe kalçiumit në organizëm.

Ekstrakti i boronicës së kuqe

Ky ekstrakt që tretet në ujë ul nivelet e kalçiumit në urinë.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 400 mg dy herë në ditë.

Aloe Vera

Lëngu i aloe verës pakëson sasinë e kristaleve në veshka.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e çerek gote me lëng aloe në ditë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Shëndet

Insulina pa gjilpëra, trajtimi i ri që aplikohet në lëkurë

Published

on

Krema transdermale e insulinës normalizon glukozën për 12 orë në testimet para-klinike.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë ka zhvilluar një trajtim të ri revolucionar për diabetin: një krem transdermal që fut insulinën në organizëm përmes lëkurës, duke shmangur nevojën për injeksione.

Ky zbulim mund të hapë rrugën drejt eliminimit të gjilpërave për miliona njerëz që varen çdo ditë nga insulina.

Insulina mund të absorbohet përmes lëkurës

Deri më sot, përdorimi si trajtim lokal ishte konsideruar i pamundur për shkak të madhësisë së madhe të molekulave dhe natyrës hidrofile, që pengojnë depërtimin përmes shtresave yndyrore të lëkurës. Por, duke përdorur minj, mini-derra dhe lëkurë njerëzore të kultivuar, studiuesit arritën të demonstrojnë se insulina mund të futet në trup përmes një sistemi të ri transdermal.

Sipas ekipit kërkimor, polimeri depërtues i zhvilluar prej tyre mundëson shpërndarje jo-invazive të insulinës, duke hapur mundësi të reja për administrimin transdermal të proteinave dhe peptideve në të ardhmen. Rezultatet janë botuar në revistën Nature.

Sfida e barrierës së lëkurës

Aplikimi i barnave përmes lëkurës është i thjeshtë, pa dhimbje e lejon çlirim të kontrolluar të substancave. Stratum corneum, shtresa e jashtme e lëkurës është barrierë e fortë që lejon vetëm molekula të vogla dhe lipofile të depërtojnë.

Insulina, e madhe dhe hidrofile, nuk mund të kalojë natyrshëm këtë barrierë. Studiuesit shfrytëzuan një tipar tjetër të lëkurës, gradientin acid-bazë të pH-së, i cili është acid në sipërfaqe dhe neutral në shtresat e brendshme.

Si funksionon kremi?

Ekipi krijoi një polimer të quajtur OP (poli[2-(N-oksid-N,N-dimetilamino)etil metakrilat]), që ndryshon ngarkesën e tij në varësi të pH-së.

Ky polimer lidhet me insulinën dhe formon kompleksin OP-1:

Në sipërfaqen më të acidifikuar të lëkurës, OP ka ngarkesë pozitive dhe lidhet me lipidet. Në shtresat më të thella, ku pH është neutral, ai humbet ngarkesën dhe shkëputet, duke lejuar insulinën të kalojë pengesën e lëkurës.

Rezultatet para-klinike

Në testet laboratorike dhe eksperimentet me kafshë, OP-1 tregoi rezultate shumë premtuese. Minjtë diabetikë arritën normalizim të glukozës brenda një ore, dhe efekti zgjati 12 orë, me efikasitet të krahasueshëm me injeksionet nënlëkurore.

Mini-derrat diabetikë, modeli më afër njeriut, treguan të njëjtin efekt: glukoza u ul brenda 2 orëve dhe mbeti stabile për 12 orë.

Ky trajtim transdermal përfaqëson një hap të madh drejt mënyrave më të lehta, pa dhimbje e të sigurta të administrimit të insulinës në të ardhmen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve

Published

on

Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme. Ajo është aty për të na dhënë atë dozë të energjisë që na nevojitet gjatë ditës.

Megjithatë, kafeja nuk këshillohet të konsumohet në çdo orar.

Sipas studimeve, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës pas orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.

Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para se të shkoni në shtrat ndikonte në cilësinë e gjumit, edhe pse efektet e kafeinës mund të mos ndiheshin më.

Pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem, por cilësia e gjumit nuk ishte njësoj si te dikush që nuk kishte konsumuar kafe disa orë para gjumit.

Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA, pirja e një ekspresi të dopio tri orë para gjumit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese, të tilla si Alzheimeri.

Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe për atë që gjendet te pijet me sodë apo ato energjike.

Koha më e mirë për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shëro aneminë me këto ushqime të fuqishme

Published

on

Një ditë, teksa ngjitesh shkallët, ndjen lodhje të tepërt. Më vonë vëren se zemra të rreh më fort se zakonisht, pa ndonjë arsye të qartë.

Kjo të shqetëson dhe vendos të shkosh te mjeku. Për fat të mirë, nuk është asgjë serioze, thjesht hemoglobinë e ulët, pra anemi.

Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të hash për të rritur hemoglobinën?

Mëlçia

Ndër burimet më të pasura me hekur, i cili është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës. Edhe pse disa njerëz nuk e preferojnë për shkak të shijes, i’a vlen ta provoni. Me kohën mund të mësoheni dhe përfitimet janë të mëdha.

Bishtajoret dhe perimet

Vetëm bishtajoret nuk sigurojnë sasi të larta hekuri, këshillohet t’i kombinoni me ushqime të pasura me vitaminë C, që ndihmon në përthithjen e hekurit. Perimet që përmbajnë vitaminë C, duhen ngrënë të freskëta janë: specat, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karotat dhe panxhari.

Ushqimet e pasura me acid folik

Acidi folik është i rëndësishëm jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe në rastet e anemisë, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ushqimet që janë të pasura me acid folik: asparagët, portokajtë, kokrrat e grurit, avokadon, fasulet, sojën dhe farat e kungullit.

Peshqit e kaltër

Ofrojnë yndyra të shëndetshme, vitamina të grupit B dhe Omega-3, të rëndësishme për shëndetin e rruazave të kuqe të gjakut. Disa prej tyre janë salmoni, toni, sardelja dhe skumbria. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Përfundimisht pa duhan, bima që redukton dëshirën për të

Published

on

Personat që prej shumë vitesh janë konsumues të duhanit, e kanë shumë të vështirë të heqin dorë me lehtësi.

Nikotina është ajo që krijon varësinë ndaj pirjes së duhanit e shkakton probleme në organizmin tuaj. Pra, sa më shumë pini duhan, aq më shumë trupi juaj ka nevojë për nikotinë.

Por, kur ju vendosni të lini duhanin, sigurisht kjo është shumë e vështirë por ka një mënyrë për t’ju ndihmuar në këtë rrugë.

Përdorni bimën Stevia ( bimë shkurreje në gjethin e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla) për të hequr dorë nga duhani.

Kjo është përdorur si sheqer diabetik. Përdorimi i sheqerit diabetik bllokon sinjalet që dërgon truri nga mungesa e cigareve dhe ju nuk do të ndjeni shumë moskonsumimin.

Stevian mund ta gjeni të lëngshme ose pluhur. Ju mund ta gjeni atë në supermarkete dhe dyqane të ushqimit të shëndetshëm.

Stevia është gjithashtu e rekomandueshme për ata që janë duke u përpjekur për të humbur peshë dhe për rregullimin e presionit të gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara