Shëndeti

Kurat dhe ushqimet e duhura për pankreas të shëndetshëm

Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi.

Published

on

Pankreasi është një organ i vogël që rrallë herë të vjen ndër mend. Ai ka dy funksione bazë. Ky organ prodhon insulinën për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe enzimat për tretjen e yndyrnave dhe proteinës.

Lëngu që prodhon pankreasi neutralizon acidet që lëshon stomaku, duke krijuar ambientin perfekt për enzimat tretëse.

Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi.

Nëse pankreasi nuk funksionon mirë, mund të përballeni me këto probleme:

  • Diabet
  • Infeksion akut ose kronik të pankreasit
  • Rritje të mundësisë për zhvillimet tumorale
7 Ushqimet e duhura për pankreas të shëndetshëm

Shkaqet e mosfunksionimit të pankreasit shpesh janë të panjohura, por ekspertët beosjnë se një ushqyerje e shëndetshme mund të rigjallërojë këtë organ.

Ekspertët kanë zbuluar disa ushqime dhe bimë mjekësore që përmirësojnë funksionet e pankreasit. Megjithatë, këto kura duhen provuar vetëm me aprovimin e mjekut, në rastet kur jeni duke marrë ilaçe për pankreasin.

Gjethet e ullirit

Gjethet e ullirit përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe e pastrojnë atë nga toksinat.

Përbërësit e tyre largojnë radikalet e lira dhe ulin tensionin e gjakut. Ngrënia e rregullt e këtyre gjeleve forcon mëlçinë, tiroiden dhe pankreasin.

Gjethja e ullirit përmban acid oleik që mbron qelizat e pankreasit dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene. Kjo gjethe rekomandohet për të pakësuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe të pankreasit.

Hudhra

Hudhra është mikja më e mirë e pankreasit. Ajo ul sasinë e sheqerit në gjak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Hani një ose dy thelpinj hudhër në ditë për shëndet të mirë. Çaji i hudhrës është gjithashtu një alternativë e mirë nëse e kombinoni me majdanoz për të freskuar gojën.

Lulerradhiqja

Ekspertët besojnë se lulerradhiqja është mjaft efikase kundër kancerit të pankreasit dhe veçanërisht ndaj qelizave që i rezistojnë trajtimeve kundër tumoreve.

Në vitin 2012, shkencëtarët në Kanada zbuluan se ekstraktet e lulerradhiqes nxisnin të ashtuquajturën ‘vetëvrasje’ të qelizave kancerogjene duke mbrojtur ato normale.

Çaji i lulerradhiqes largon toksinat nga sistemi tretës dhe shëron indet e dëmtuara të pankreasit.

Sanëza

Kjo bimë e verdhë me emrin botanik Gentiana gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë. Ajo është një nga bimët më të mira për shëndetin e pankreasit.

Sanëza stimulon fshikëzën e tëmthit, shëndetin e stomakut dhe të pankreasit.

Ajo është e dobishme në prodhimin e enzimave dhe acidit të stomakut që inkurajojnë një tretje të shëndetshme.

Limoni

Frutat si limoni inkurajojnë çlirimin e enzimave jetësore tretëse nga pankreasi. Kivi dhe limoni jeshil janë gjithashtu mirëbërës për këtë organ.

Jamballi

Jamballi është pjesë e trajtimeve efikase të problemeve me pankreasin. Në mjekësinë tradicionale kineze, jamballi ka gjetur përdorim prej mijëra vitesh.

Ky zhardhok është i pasur me substanca kundër inflamacionit dhe dhimbjeve.

Rigoni

Rigoni është një bimë mjaft premtuese kundër problemeve të shkaktuara nga stresi oksidues siç është diabeti.

Rigoni përmban antioksidantë që ndihmojnë në menaxhimin e hiperglicemisë ose komplikacioneve afat gjatë të lidhura me diabetin.

Kanella, xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë gjithashtu erëza të mira për shëndetin e pankreasit./AgroWeb.org

Shëndeti

Ja pjesët e trupit që duhen kontrolluar çdo ditë

Published

on

Dr. Mindy Pelz, një mjeke dhe eksperte e njohur ndërkombëtarisht, ka ndarë pesë pjesë të trupit që duhen kontrolluar çdo ditë për të vëzhguar sinjalet e hershme të problemeve shëndetësore – pa qenë nevoja të shkoni te mjeku.

Gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, Dr. Pelz, theksoi rëndësinë e një rutine të përditshme vetëkontrolli për të kuptuar nëse trupi po funksionon siç duhet. Ajo përmendi pesë zona: sytë, këmbët, thonjtë, gjuha dhe flokët – secila prej tyre mund të sinjalizojë gjendje të ndryshme shëndetësore.

1. Sytë

Sipas mjekes, pjesa e brendshme e syrit është një nga treguesit më të rëndësishëm të funksionit të mëlçisë. “Nëse shikoni ngjyrë të verdhë në pjesën e bardhë të syrit, kjo mund të tregojë se mëlçia nuk po funksionon siç duhet”, tha ajo.

2. Thembrat e këmbëve

Mund të jenë një tjetër sinjal alarmi. Dr. Pelz shpjegon se kjo gjendje lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut e me vështirësinë e trupit për të eliminuar toksinat. “Nëse pjesa e poshtme e këmbëve është e ashpër dhe e çarë, kjo tregon se sistemi juaj nuk po pastrohet siç duhet,” shtoi ajo.

3. Thonjtë

Gjendja e thonjve mund të tregojë mungesë të mineraleve në trup. “Nëse thonjtë janë të brishtë, plasariten shpesh ose rriten shumë ngadalë, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së lëndëve ushqyese thelbësore,” shpjegon ekspertja.

4. Gjuha

Mjekja thekson se është e rëndësishme të shikoni gjuhën çdo mëngjes. “Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë shenjë e pranishmërisë së mykut në organizëm ose e një procesi detoksifikues që po ndodh në trup,” tha ajo.

5. Flokët

Rënia e flokëve nuk është vetëm çështje estetike. Sipas Dr. Pelz, flokët që bien më shumë se zakonisht mund të jenë një shenjë e një problemi më të thellë me shëndetin, duke treguar mungesa ose çrregullime hormonale.

“Ju duhet një rutinë e përditshme për të kuptuar si funksionon trupi juaj,” përfundoi ajo, duke theksuar se vëmendja ndaj këtyre pesë treguesve mund të bëjë ndryshim të madh në mirëqenien tuaj.

Continue Reading

Shëndeti

Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

Published

on

Nëse ndiheni të drobitur e nuk pushoni siç duhet, apo jeni të predispozuar të ftoheni shpejt, duhet të kombinoni Eliksirin e Jetës.

Në shumë vende të botës, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës konsiderohet si ‘Eliksiri i Jetës’, si mjalti ashtu edhe Aloe Vera janë të pasur në vlera dhe njihen si suplementë të shkëlqyer ushqimorë.

Mjalti dhe Aloe Vera janë përdorur prej shekujsh, duke përforcuar idenë se ushqimi mund të jetë mjekim.

Kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës është i vlefshëm për njeriun

Organizmi ka nevojë për lëngje që përftohen nga uji, por nëse shtoni Aloe Verën e mjaltin do të pasuroni ushqimin tuaj, lëngu i Aloe Verës e mjaltit përmban pak kalori dhe sheqerna në krahasim me lëngjet e tjera.

Përpos kësaj, ky lëng përmban vitamina dhe fitoushqyes që i bëjnë mirë shëndetit.

Pak kalori, shumë vitaminë C

Lëngu i Aloe Verës me mjaltin përmban pak kalori, në 250 mililitra lëng gjeni 120 kalori, një gotë me lëng përmban 60 kalori që e bën alternativën më të mirë në krahasim me lëngjet e tjera. P.sh lëngjet e mollës dhe portokallit kanë 114 dhe 112 kalori për çdo racion.

Në çdo racion të lëngut Aloe e mjaltit gjenden sasi domethënëse të vitaminës C, antioksidant dhe ushqyes i rëndësishëm, që ka aftësinë të luftojë radikalet e lira të cilat konsiderohen shkaktarë të sëmundjeve kronike dhe plakjes.

Vitamina C promovon prodhimin e kolagjenit, kaq i nevojshëm për lëkurë elastike, aktivizon enzimat e nevojshme për funksionin e qelizave e mbështet metabolizmin. Në 250 mililitra të lëngut të Aloe Verës dhe mjaltit gjenden 30 përqind të dozës ditore të vitaminës C.

Përfitimet e tjera të Aloe Verës

Përfshirja e Aloe Verës ofron vlera shëndetsore fito ushqyes si është barbaloina që luan rolin e antioksidantit. Aloe Vera rregullon nivelin e sheqerit në gjak, është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Si ta përgatisni:

1 filxhan xhel Aloe Vera;

1 filxhan mjaltë.

Përzieni në mikses derisa të formohet një masë kompakte.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish?

Published

on

Proteinat janë të pazëvendësueshme e të rëndësishme për organizëm të balancuar. Ato gjenden te mishi dhe sidomos ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.

Pavarësisht këtyre vlerave konsumimi i tepërt kthehet në problem për organizmin, ja çfarë i ndodh trupit kur hani shumë mish, cilat janë shenjat që trupi jep.

Lodhje e tepërt

Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit ditën, janë mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni mish të kuq përkthehet në një sasitë madhe të proteinave në trup.

Flokë dhe lëkurë e dëmtuar

Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë te mishi i kafshëve, është e rëndësishme për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.

Nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi. Gjithnjë kur hani një racion shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

Konstipacioni

Problemet me tretjen e ushqimeve janë prezente sidomos me kalimin e viteve tek secili, konstipacioni është një ndër shenjat që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës keni probleme me tretjen.

Sipas mjekëve duhet të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.

Rrit kolesterolin e keq

Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt rrit edhe kolesterolin e keq, një risk i shtuar për trupin zhvillon sëmundje kardiovaskulare.

Aroma e keqe e gojës

Kjo ndodh pasi trupi nuk ka karbohidrate, përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar, nën këtë proces formohen disa përbërje organike që shkaktojë aromë të keqe. Mundohuni të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.

Shtim në peshë

Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë, këto yndyrna shtojnë peshën e janë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi, është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim. Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj.

Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

Continue Reading

Shëndeti

A e dini si të kontrolloni varësinë ndaj sheqerit?

Published

on

Ideja e varësisë ndaj sheqerit është një temë e diskutuar e shpesh kategorizohet si “sjellje jonormale” kur bëhet fjalë rreth të ushqyerit.

Çfarë është varësia ndaj sheqerit?

E përkufizuar si varësi emocionale ose psikologjike ndaj ushqimeve e pijeve me sheqer, duket se varësia ndaj sheqerit në një interpretimin fjalë për fjalë mund të mos ekzistojë. Disa ekspertë pajtohen se ka dallime neurobiologjike midis një varësie ndaj një substance si aklooli, dhe diçkaje që ju nevojitet për të mbijetuar, siç është ushqimi.

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, varësia ndaj ushqimit është term i diskutueshëm, i përdorur nga disa studiues për të përshkruar paralelet midis vështirësive që disa njerëz përjetojnë në kufizimin e varësisë ndaj të ngrënit dhe varësisë ndaj substancave.

Ndryshe nga varësia, është e vështirë të identifikohet një ushqim që qëndron në themel të “varësisë nga ushqimi”. Studimet kanë treguar se konsumi i sheqerit mund të pasqyrojë sjelljen e varësisë.

A mund të jeni të varur nga sheqeri?

Midis studiuesëve e nde ka debate nëse sheqeri shkakton vërtetë varësi fizike, në bazë të disa studimeve, disa njerëz janë më të prirur të dëshirojnë të konsumojnë më tepër sheqer se të tjerët, jo të gjithë kanë një preferencë të lartë për gjërat e ëmbla.

Pse mund të ndiheni të varur nga sheqeri?

Ka arsye fizike dhe psikologjike që ju bëjnë të ndiheni të varur nga sheqeri, mund të mos konsumoni mjaftueshëm ushqim ditën, kështu që dëshira për sheqer intensifikohet sepse trupi juaj sinjalizon se ka nevojë sa më shpejt për energji.

Arsyet psikologjike janë komplekse, mund të ndiheni të varur nga sheqeri për disa arsye. Mund t’ju jetë bërë zakon trupi është i kushtëzuar ta do sheqerin shpesh. Nëse jeni të stresuar ose nëse keni mungesë gjumi, hormonet e urisë shtohen, duke e bërë të vështirë kontrollimin e dëshirës për ushqime të ëmbla.

Kur hani ushqime me sheqer, në tru gjenerohen sinjale që japin ndjesi shpërblimi që përforcon dëshirën e vazhueshme për të konsumuar këto produktesh.

Si të kontrolloni dëshirën për sheqer?

Dëshira për sheqer dhe zakonet e të ngrënit janë mënyra juaj për të përmbushur ose kompensuar një nevojë emocionale, shumë njerëz kërkojnë sheqer kur janë të lodhur, të zemëruar, të trishtuar ose të mërzitur. Identifikimi i ndjenjave tuaja mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të frenuar këtë dëshirë.

Konsumi i mjaftueshëm i proteinave, fibrave dhe drithërave të plota në çdo vakt, mund të mbajë të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak e frenon dëshirat për sheqerna. Menaxhimi i stresit përmes ushtrimeve, kujdesit për veten dhe meditimit, është një mënyrë tjetër efikase.

Continue Reading

Të kërkuara