Kulturë

Kur nuk mund t’i realizoni pritjet në punë…

Gjithmonë qëndroni në shërbim.

Published

on

Tejkalimi i pritshmërive është një gjë shumë e vështirë për ta bërë vazhdimisht. Mendoj se ne e kemi më mirë të sigurohemi se të paktën i përmbushim ato pritshmëri. Shumica e njerëzve kanë qëllime të mira kur është fjala tek ofrimi i asaj që pritet. Ata bëjnë premtime ose paraqitje të vlerës që do ta ofrojnë. Ata japin premtime me besim të mirë, pa menduar për pasojat të cilat ndodhin kur nuk janë në gjendje t’i realizojnë ato. Në realitet, përmbushja e pritshmërive është mjaftueshëm e vështirë, e lëre më tejkalimi i tyre.

Çfarë prisni?

Arsyeja se pse është kaq e vështirë të përmbushim dhe të tejkalojmë pritshmëritë është sepse ne jemi njerëz. Kjo do të thotë se ne jemi joefikasë dhe statistikisht jo të suksesshëm. Dikur mendoja se përmbushja e pritshmërive kishte të bënte më dëshirën dhe vullnetin e lirë, por kjo nuk është e vërtetë. Ajo që ndodh është se ne premtojmë të ofrojmë vlerë, bëjmë paraqitje të asaj që do të bëjmë dhe përfundojmë duke krijuar një zbrazëti për t’a mbushur. Për shkak të joefikasiteteve tona natyrale dhe mungesës së suksesit statistikor, ne kemi tendenca të provojmë të shesim më shumë se sa kemi për të takuar ose tejkaluar ato pritshmëri. Me këtë mënyrë të të menduarit, ne nuk do të kemi kurrë mjaftueshëm.

Unë provoj të ndryshoj shembullin që të përmbush dhe të tejkaloj pritshmëritë që të mos brengosem për shitjen e tepërt ose gënjeshtrat, si shumica. Mos bieni në kurthin e fajit, turpit dhe arsyetimeve. Jetoni me të vërtetën dhe qëndroni të përgjegjshëm. Ju do të jeni më mirë kështu.

Gjithmonë qëndroni në shërbim

Unë fokusohem vetëm në ofrimin e vlerës dhe të jem në shërbim. Shumë ndërmarrës bëjnë prioritet fitimin e parave mbi gjithçka tjetër, por nëse drejtojmë fokusin tonë në ofrimin e shërbimeve dhe të ndihmojmë njëri tjetrin, ne mund të kuptojmë se ka mjaftueshëm gjithçka për të gjithë. Kur e bëjmë këtë, ne jetojmë më afër të vërtetës, dhe lëmë atë zbrazëti, jo që t’a mbushim, por që universi t’a mbushë. Dhe gjëja më e mrekullueshme është se ndryshe nga njerëzit të cilët janë të prirur ndaj gabimeve, universi është i saktë. Kur jemi nën shërbim dhe ofrojmë vlerë pa asnjë pritshmëri, përfaqësim ose premtime, universi na ofron atë që ua kemi dhënë të tjerëve. Fuqia e universit është ajo që na jep thënie të mrekullueshme si, Sa më shumë që jepni, aq më shumë do të merrni, ose, Çfarëdo që jap, pranoj 10 herë më shumë se aq.

Tejkaloni pritshmëritë tuaja

Ne duhet të tejkalojmë pritshmëritë tona duke ofruar vlerë dhe duke qenë nën shërbim. Ndani veten nga rezultati dhe mos u brengosni për premtimet, shitjen e tepër ose gënjeshtrat. E vërteta gjithmonë do të vijë në një mënyrë ose tjetër. Ndaloni së koncentruari në para dhe filloni të jeni nën shërbim dhe t’ia jepni veten të tjerëve. Paraja do të vijë në fund. Besoni universit dhe gjithçka do ju vijë shpejtë. Kështu tejkaloni edhe pritshmëritë tuaja!

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara