Lajmet

Kur ju pyesin pse u larguat nga puna juaj e fundit?

Published

on

Nëse nuk ju kanë pyetur asnjëherë “përse jeni larguar nga puna juaj e fundit” ose ndonjë pyetje të ngjashme, atëherë do të thotë që nuk keni pasur shumë intervista pune.

Kjo është një nga ato pyetjet që ju bën të fshiheni nën tavolinë. Kjo pyetje nuk është një lojë mendje, dhe me pak përgatitje ju mund t`ja dilni mbanë kësaj pyetje pa probleme.

Përse bëhet kjo pyetja?

Edhe pse kjo pyetje mund t`ju bëjë të trembeni, fatmirësisht kjo pyetje nuk është një lloj loje e pazakontë mendje. Mendoni për këtë logjikisht, sepse ka një arsye të mirë pse bëhet kjo pyetje. Çdo punëdhënës potencial do të ishte i interesuar të dinte arsyet se përse u larguat nga puna juaj e vjetër që të kuptojë arsyet që mund t`ju bëjnë të largoheni nga puna juaj e tanishme.

• U larguat vullnetarisht – në qoftë se ju kanë hequr nga puna, atëhere intervistuesi juaj do të dojë se përse ka ndodhur kjo gjë. A ishte kjo për shkak të performancës tuaj, veprimeve tuaja në vendin e punës apo thjesht ishit bërë të tepërt.

• A u larguat me marrëdhënie të mira – Nëse keni ende marrëdhënie të mira me shefin tuaj të mëparshëm, për shembull në qoftë se ju kanë dhënë një referencë të mirë, atëherë kjo do të thotë se keni qenë një punëtor i mirë.

• Cilat janë vlerat tuaja në punë – Arsyeja përse jeni larguar nga një kompani mund të tregojë shumë për ju. Është në rregull në qoftë se largoheni sepse ndiheni të pavlerësuar. Megjithatë, duhet ta shpreni këtë gjë në mënyrën e duhur sepse ndryshe do të dukeni si një person i cili do të lërë punën sapo të mos e pëlqejë më. Dhe ne të gjithë nuk e pëlqejmë punën tonë ndonjëherë.

Pasi t’i keni të qarta këto gjëra atëherë mund të kenë një ide më të mirë për ju, nëse keni gjasa që t’i përkushtoheni kompanisë, nëse do jeni një punonjës i mundimshëm apo një person i cili thjesht do largohet nëse dikush e kritikon.

Si t’i përgjigjeni pyetjes…

Ka dy variante kryesore se si t’i përgjigjeni kësaj pyetje. Në fillim është kandidati i cili është i punësuar aktualisht dhe i dyti është dikush që është larguar nga pozicioni i mëparshëm. Për fat të mirë në të dy situatat përgjigjet që do merrni mund t’i përshtasni me çdo kompani. Ajo që është e rëndësishme për të dy situatat është se duhet gjithmonë të flisni pozitivisht për punën dhe shefin tuaj të mëparshëm.

Aktualisht i punësuar

Nëse jeni aktualisht të punësuar atëherë do ju trajtojnë më mirë se të papunët. Intervistuesi dëshiron të gjejë arsyen se përse dëshironi të largoheni nga puna juaj e tanishme. Është e rekomanduar që gjithmonë të thoni se jeni duke kërkuar për një mundësi më të mirë. Mundohuni të vini në dukje se puna e re ishte aq tërheqëse sa ju thjesht nuk mund ta hidhnit poshtë ofertën. Por mos e ekzagjeroni shumë sepse ata do të kuptojnë që jeni duke gënjyer. Pra, përgjigjja juaj duhet të shpjegojë se sa të mirë jeni në punën tuaj të tanishme, dhe se sa më e mirë është puna e re.

Personat që janë pa punë

Për fat të keq njerëzit që janë të papunë kanë tendencë të jenë më pak të favorizuar, edhe pse mund të ketë arsye legjitime për papunësinë e këtyre personave si zvogëlimi i numrit të punonjësve. Vetëm mos harroni të qëndroni pozitiv dhe të mos i shkoni shumë në thellësi arsyes se përse ju pushuan nga puna.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara