Kulturë

Kur ju kthejnë mesazh vetëm me një fjalë…

A duhet ta vazhdoni bisedën kur ju kthejnë mesazh vetëm me një fjalë?

Published

on

Mesazhet me një njeri që s’ke shumë që e njeh, por është kthyer në fiksimin tënd të ri janë fiks si një lojë ping-pongu. Ti thua diçka, ata thonë diçka tjetër, ti thua sërish diçka dhe boom: merr si përgjigje një fjalë të thatë, ose në rastin më të keq, 1 fjalë të vetme!

Këtu, komunikimi fillon të ngecë, pasi duket sikur nuk ka asnjë përpjekje për ta bërë të vazhdojë. Ky është pikërisht momenti që të bën të mendosh mos ndoshta personi përballë nuk dëshirën t’ju njohë, apo nëse ka diçka që s’po shkon me bisedat tuaja.

Po çfarë është tamam një mesazh i thatë dhe cilat janë shenjat e para të një komunikimi të tillë?

1. Sipas ekspertëve, është një fjalë e vetme që mund të jetë një: “hahah”, “ok” apo dhe një ikonë.

2. Bisedat janë të shkurtra, nuk ka pyetje pas dhe s’ka as ndërveprim në komunikim.

3. Injorojnë vazhdimisht fotot, memet apo videot që ju dërgoni.

4. Nuk të shkruajnë kurrë të parët

5. Nuk ju kthejnë përgjigje për ditë të tëra dhe pse janë aty.

Si ta parandaloni komunikimin “e thatë”

Fillimisht zbuloni arsyen pse ndodhi kjo. Fiksimi yt mund të mos jetë i mirë me mesazhe, ose thjesht është shumëi zënë me punë. Nëse ju intereson vërtet, analizoni mes rreshtave dhe do të merrni përgjigje pa qenë nevoja t’i pyesni në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Një tjetër formë, për të mos e lënë komunikimin të vdesë, është t’i pyesni nëse preferojnë të flisni në telefon, FaceTime apo ballë për ballë. Komunikimi me mesazhe është paksa i nderlikuar pasi ti nuk mund të lexosh gjuhën e tyre të trupit, nuk mund të dëgjosh tonin e zërit dhe s’e kupton dot kur thonë diçka seriozisht apo duke bërë shaka.

Ka gjasa që një komunikim të bëhet i thatë për shkak të një keqkuptimi.

Kur është koha të hiqni dorë dhe të mos përpiqeni më?

Nuk e dimë nëse keni nevojë ta dëgjoni këtë, por flirtet supozohet të jenë qejf. Nëse e gjeni veten të stresuar për një bisedë dhe duke pritur me padurim një përgjigje, është koha t’i jepni drejtim. Një njohje ka nevojë për përpjekje nga të dyja anët, prandaj mos shpenzoni kohë për dikë që nuk investon tek ju.

Nëse vonesa, mesazhet me një fjalë të vetme apo injorimi bëhet kronik, hiqni dorë dhe mos u dukni më tek DM e tij/saj. Humbja s’është e juaja!

Burimi: Cosmopolitan

Continue Reading

Kulturë

45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës

Published

on

Mbrëmë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ku u theksua rëndësia historike dhe politike e këtyre ngjarjeve në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.

Në këtë aktivitet përkujtimor u vlerësua se demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një ndër momentet kyçe në historinë moderne të Kosovës, duke shënuar fillimin e një lëvizjeje të organizuar për të drejta politike dhe kombëtare.

Akademia mblodhi përfaqësues institucionalë, pjesëmarrës të asaj kohe dhe studiues, të cilët rikujtuan zhvillimet që çuan në organizimin e protestave. U theksua se demonstratat, të cilat nisën si protesta studentore në Universitetin e Prishtinës, u shndërruan shpejt në një lëvizje të gjerë qytetare me kërkesa të qarta politike.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe ish-kryeministri Bajram Kosumi.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të shoqatave të të burgosurve politikë dhe personalitete të tjera publike, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të trashëgimisë së rezistencës për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Kulturë

Premiera globale e filmit të ri të Malick më 26 maj

Published

on

Regjisori amerikan Terrence Malick pritet të rikthehet në skenën ndërkombëtare me filmin e tij të ri “The Way of the Wind”, i cili do të ketë premierë globale në Netflix më 26 maj.

Projekti, i cili ka qenë në montazh për rreth shtatë vite, konsiderohet ndër më ambiciozët dhe më personalët në karrierën e tij. Filmi sjell një portret shpirtëror të jetës së Jezusit, ndërsa ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut, duke rritur pritshmëritë për rikthimin e regjisorit.

Në reflektimet e tij, Malick thekson se arti nuk njeh kufij dhe se një imazh arrin te publiku pavarësisht vendndodhjes. Ai pranon rëndësinë e kinemave si hapësira të veçanta, por nënvizon edhe përvojën intime që ofron ekrani personal.

Vendimi për publikimin e filmit drejtpërdrejt në Netflix ka befasuar industrinë, duke shënuar një hap ndryshe për një autor të lidhur tradicionalisht me kinemanë.

“The Way of the Wind” pritet të jetë një tjetër kapitull i rëndësishëm në krijimtarinë e Malick, duke vijuar eksplorimin e temave shpirtërore dhe estetike që e karakterizojnë stilin e tij.

Continue Reading

Kulturë

Italia blen kryeveprën e Rilindjes për 12.6 milionë euro

Published

on

Italia ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore, duke blerë një vepër të çmuar të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro.

Bëhet fjalë për pikturën fetare “Ecce Uomo” të artistit Antonello da Messina, e cila ishte nxjerrë në ankand në New York. Vepra paraqet Jezusin me kurorë gjembash dhe një litar në qafë, në momentin kur Pontius Pilate ia dorëzon turmës për kryqëzim.

Piktura vlerësohet jo vetëm për rëndësinë e saj artistike, por edhe për historinë e veçantë që mbart. Ajo është përdorur për lutje private për vite me radhë dhe është ruajtur në një çantë lëkure, çka ka shkaktuar dëmtime në anën tjetër të panelit, ku paraqitet figura e Shën Jeronimit.

Kjo blerje vjen pak kohë pasi Italia investoi rreth 30 milionë euro për një portret të rrallë nga Caravaggio, një nga shpenzimet më të mëdha shtetërore për një vepër arti.

Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një strategjie më të gjerë për të rikthyer në Itali vepra me rëndësi të veçantë dhe për t’i bërë ato të aksesueshme për publikun.

“Ecce Uomo” pritet të ekspozohet fillimisht në Muzeun Kombëtar të Abruzzos, përpara se të prezantohet edhe në institucione të tjera kulturore në të gjithë vendin.

Continue Reading

Të kërkuara