Lajmet

“Kur je vetëm, kontrolloji mendimet” – Mësimet fantastike për jetën nga Morgan Freeman

Ndërsa kur je me nerva, kontrollo fjalët, sipas aktorit.

Published

on

Të gjithë mundohemi t’ia dalim mbanë sa më mirë në jetë, edhe në situatat më të vështira. Ka raste kur gjithçka na duket e pamundur, ama mundohemi t’i mbledhim forcat dhe të vazhdojmë përpara.

Mirëpo duhet të jemi të hapur edhe ndaj këshillave, sidomos kur këto vijnë nga persona më të moshuar që kanë edhe shumë përvoja jete. Më poshtë do të mund të lexoni 6 mësime për jetën nga Morgan Freeman.

1. Kur je i vetëm, kontrolloji mendimet.

Nuk ka gjë më të mundimshme se mendimet kur je i vetëm. Janë ato mendime që të stresojnë akoma mëshumë, pasi në vetmi mendohen vetëm gjërat më të këqija. Jeta nuk është aq e komplikuar sa e bëjmë ne me mendimet tona.

2. Kur je me miqtë, kontrollo fjalët.

Nuk ka armë më të fuqishme se fjala. Nëse ka diçka që e lëndon dikë dhe lë gjurmë tek një person, ështëfjala që i thua. Ndaj, kur je me të tjerët, mundohu që në çdo situatë ta vendosësh veten në vend të personit tjetër dhe të thuash ato fjalë që ty vetë nuk do të lëndonin.

3. Kur je me nerva, kontrolloji veprimet.

Ky është ndoshta mësimi më i vështirë, pasi në momentet kur je me nerva, është thuajse e pamundur që ta kontrollosh veten. Sidomos për gjëra që mund të ishin shmangur, por është pikërisht ai momenti që duhet ta qetësosh veten, pasi asgjë nuk kthehet mbrapsht. Qetësohu, mos u acaro për gjëra që nuk zhbëhen dhe mos vepro në gjaknxehtësi e sipër.

4. Kur je në grup, kontrolloji sjelljet e tua.

Nëse ka diçka që të tjerët marrin për bazë për të krijuar një opinion për ty, janë pikërisht sjelljet dhe veprimet e tua. Ndaj mundohu që kur të jesh në një grup shoqëror, ose grup pune, të sillesh mirë dhe tëbësh veprimet e duhura.

5. Kur je në vështirësi, kontrolloji emocionet.

Mundet që edhe të kesh të drejtë, që diçka të jetë vërtet e pamundur dhe e vështirë për t’u arritur, ama qetësohu dhe kontrolloji emocionet e tua. Çdo gjë do të shkojë mirë. Nëse nuk shkon siç e prisje, prapë do të japë një mësim që do të shërbejë në një moment tjetër të jetës tënde.

6. Kur arrin suksesin, kontrollo egon tënde.

Është një nga momentet më delikate të transformimit të shumë personave. Kur arrijnë suksesin, e harrojnëkëdo dhe çdo vështirësi që kanë kaluar për të arritur aty ku kanë arritur. Fillojnë dhe krijojnë një ego tëpalëkundur, por që pikërisht kjo gjë duhet të kontrollohet dhe të mos bëheni të vrazhdë ndaj të tjerëve. Ndihmojini të tjerët të përmirësohet dhe pse jo, nëse kanë kapacitetet dhe vullnetin e duhur, të bëhen edhe më të mirë se ju./bota.al

Continue Reading

Lajmet

Bashkë-yjet e “Friends” refuzojnë të marrin pjesë në dokumentarin për Matthew Perry

Published

on

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nuk do të marrin pjesë në dokumentarin e ri të Netflix për aktorin e ndjerë Matthew Perry, sipas burimeve të cituara nga “Page Six”.

Bëhet fjalë për serialin dokumentar me tri pjesë “The One About Matthew Perry”, i cili do të trajtojë jetën, karrierën dhe betejën e aktorit me varësinë, përmes rrëfimeve të familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas burimeve, pesë aktorët e “Friends” janë kontaktuar nga ekipi i dokumentarit, por kanë vendosur të mos marrin pjesë. Në vend të tyre, dokumentari do t’u japë hapësirë njerëzve të tjerë që e kanë njohur dhe kanë qenë pranë Perry-t gjatë jetës së tij.

Një burim ka thënë se për Jennifer Aniston, e cila ishte veçanërisht e afërt me Perry-n, do të ishte e vështirë ta përjetonte përsëri humbjen në mënyrë publike dhe para kamerave.

Dokumentari, i drejtuar nga Mary Robertson, do të përfshijë edhe rrëfimin e motrës së Perry-t, Mia Perry Bowick, si dhe fotografi dhe video të papublikuara nga arkivi privat i familjes.

Matthew Perry u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004. Pas përfundimit të serialit, ai mbeti i afërt me bashkë-yjet e tij.

Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte efektet akute të ketaminës. Hetimi për vdekjen e tij çoi në arrestimin e pesë personave, përfshirë asistentin e tij dhe dy mjekë.

Aktori kishte folur publikisht për betejën e tij me varësinë dhe për përpjekjet për t’u rehabilituar. Në vitin 2022 ai publikoi kujtimet “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, ku rrëfeu përvojën e tij personale me varësinë dhe shërimin./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ramë Lahaj nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Zürich

Published

on

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, po përgatitet për koncertin që do të hapë turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, më 10 tetor në Zürich të Zvicrës.

Në skenën e Kongresshaus Zürich, Lahaj do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program muzikor që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

Pas koncertit në Zürich, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor. Organizatorët kanë bërë të ditur se pritet të shtohen edhe qytete të tjera në kalendarin e turneut.

Biletat për koncertin në Zürich tashmë janë në shitje përmes platformës Ticketmaster.

Përmes këtij turneu, Ramë Lahaj synon të sjellë para publikut ndërkombëtar një program që bashkon traditën muzikore shqiptare me repertorin ndërkombëtar, duke promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar në skenat botërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Oficerët e FSK-së përfundojnë trajnimin ushtarak kanadez në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

By

Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë trajnimit njëjavor, pjesëmarrësit avancuan njohuritë në menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, prokurim, projekte dhe burime njerëzore, duke shkëmbyer praktikat më të mira ushtarake kanadeze që mund të zbatohen në FSK.

Përveç aktivitetit ushtarak, ekipi i FSK-së vizitoi edhe Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.

Pjesëmarrja në këtë program ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit ushtarak kosovar dhe fuqizon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Baleti i Shqipërisë dhe Kosovës bashkohen në një skenë, publiku duartroket për 10 minuta

Published

on

Premiera botërore e veprës “Neighbours / from Motherland”, e cila hapi Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, u prit me duartrokitje për 10 minuta nga publiku.

Vepra, e krijuar nga Brigel Gjoka dhe Rauf “Rubberlegz” Yasi, bashkoi për herë të parë në të njëjtën skenë trupat e Baletit të Shqipërisë dhe Baletit të Kosovës.

E shfaqur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, kjo vepër e baletit bashkëkohor vuri në qendër rrënjët e përbashkëta dhe identitetin, duke sjellë një bashkëpunim artistik mes dy trupave shqiptare.

Salla e teatrit ishte e mbushur me artdashës, të cilët ndoqën hapjen e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë (IDFT).

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga performanca dhe bëri të ditur se më 7 tetor shfaqja do të prezantohet edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Festivali vazhdon me aktivitete të tjera, duke sjellë në Tiranë artistë dhe produksione nga skena ndërkombëtare e vallëzimit bashkëkohor./ATSH/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara