Kur ishte vetëm gjashtëvjeçare, Thylane Blondeau nga Franca u shpall vajza më e bukur në botë. Vajza me sy të kaltër të mrekullueshëm u bë ylli i industrisë së modës. Sot ajo është 20 vjeçare dhe punon si modele.
Së fundmi kanë qëndruar për pushime në Saint Tropez, me të dashurin e saj të ri, Ben Atel. Lëkura e saj e nxirë, me bikini, tërhoqi vëmendjen te pushuesit. Thylane tërhoqi vëmendjen e publikut që nga fëmijëria, sepse si vajza e futbollistit francez Patrick Blondeau dhe prezantueses Veronika Loubry, ajo ishte e ekspozuar ndaj të njëjtit publik.
Për shkak të bukurisë së pazakontë, në moshën katërvjeçare, prindërit e saj morën ofertë që ajo të shfaqej në spektaklin e modës së Jean Paul Gauthier. Në moshën gjashtëvjeçare, me të vërtetë u shpall vajza më e bukur në botë, por karriera e saj e modelimit nuk kaloi pa polemika.
Kur ishte dhjetëvjeçare, pozoi për versionin francez të revistës Vogue dhe për qëllimet e xhirimeve, veshi rroba për të rritur dhe grim të fortë, kështu që fotografitë nxitën kritika të mëdha nga publiku. Sigurisht, prindërit e saj ishin ata që u goditën, sepse lejuan diçka të tillë. Sot, ajo është e angazhuar në modelim, bashkëpunon me markat kryesore të modës, ndërsa pasuria e saj vlerësohen në katër milionë dollarë.
Në Instagram ndiqet nga më shumë se 4.2 milionë njerëz dhe nganjëherë ndan fotografi nga fëmijëria.
Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se këtë mëngjes, ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski është takuar në Kiev me ministren e jashtme britanike, Yvette Cooper.
Dy zyrtarët kanë biseduar për situatën në Ukrainë dhe krahun lindor të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, ka bërë të ditur ministria.
Në takim mori pjesë edhe këshilltari britanik për siguri kombëtare, Jonathan Powell.
Dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën dhe u rrëzuan nga Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s. Rusia e ka mohuar se e ka pasur në shënjestër Poloninë./D.B/KP
Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit, ndërsa përmbytjet përfshijnë rajonin lindor të vendit, thanë autoritetet.
150,000 të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh, u tha gazetarëve të enjten shefi i menaxhimit kombëtar të fatkeqësive, Inam Haider Malik, duke paralajmëruar se “numri mund të rritet gjatë ditëve në vijim”, shkruan BBC.
Shirat e musoneve kanë vrarë më shumë se 900 njerëz në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, sipas një përditësimi nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor të premten.
Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar përmbytjet në Pakistan, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë derdhjen e lumenjve. Por kritikët fajësojnë gjithashtu mungesën e investimeve qeveritare në zbutjen e fatkeqësive, siç janë sisteme më të mira alarmi dhe infrastruktura./D.B/KP
Udhëheqja politike e Polonisë po shpreh gjithnjë e më shumë shqetësim për reagimin e zbehtë të Shteteve të Bashkuara ndaj incidentit ku një dron rus shkeli hapësirën ajrore polake.
Ndërsa gjithnjë e më shumë partnerë evropianë po e dënojnë ngjarjen dhe po shprehin mbështetjen e tyre për Poloninë me oferta konkrete ndihme, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh më indiferent mbrëmë, duke thënë se “mund të ketë qenë një gabim”.
“Pavarësisht, nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me gjithë atë situatë”, tha Trump para gazetarëve, duke shtuar më pas në terma të përgjithshëm: Por shpresoj që së shpejti t’i vijë fundi.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, u përgjigj shkurt: Jo, nuk ishte gabim.
Kjo u pasua nga një deklaratë edhe më e ashpër e kryeministrit Donald Tusk.
“Edhe ne do të dëshironim që sulmi me dron ndaj Polonisë të ishte gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë këtë”, shkroi Tusk në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale në gjuhën angleze.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në Nju Jork me kërkesë të Polonisë për të diskutuar incidentin, ku pritet të dëgjohen edhe më shumë reagime nga Polonia dhe aleatët e saj evropianë, shkruan The Guardian./D.B/KP
Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, Derby d’Italia ndaj Juventusit.
Trajneri Cristian Chivu është gati ta hedhë titullar Akanjin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Francesco Acerbit dhe Alessandro Bastonit në qendër të mbrojtjes.
Zvicerani pritet të marrë vendin e Yan Bisseck në formacion, sipas Sky Sport Italia.
Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udineses dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.
Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në vend të Petar Sucic për të formuar dyshe me Hakan Calhanoglun.
Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.
Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./S.K/KP/