Lajmet

Kupchan beson se Biden do të angazhohet në dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Charles Kupchan, drejtor i studimeve Evropiane në Këshillin e New Yorkut për Marrëdhënie me Jashtë dhe profesor në Universitetin Georgetown ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi e arritur në Washington është e rëndësishme, por sipas tij ajo mbetet vetëm hapi i parë.

Kupchan nuk e sheh të lehtë normalizimin politik mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa thotë se pret që Biden të jetë më i angazhuar për çështjet e Ballkanit, transmeton Gazeta Express.

“Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit është e rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Kalimi nga lidhjet më të ngushta ekonomike në normalizimin politik nuk do të jetë i lehtë. Unë pres që ekipi i Bidenit të jetë më i angazhuar në çështjet e Ballkanit dhe vetë Biden kujdeset shumë për rajonin dhe e njeh atë mirë. Një nga ndryshimet e mundshme nga epoka e Trumpit është se Washingtoni do të punojë ngushtë me BE-në në rajon. Ndarja e përpjekjeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Ballkan nuk ka shumë kuptim”, tha Kupchan.

Sipas tij, Biden do të ketë qasje pragmatike ndaj rajonit.

“Unë pres që Biden të ketë qasje pragmatike ndaj rajonit, jo një qasje ideologjike ose një në të cilën Washingtoni zgjedh vetëm njërën palë. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe stabilizimi i Bosnjës dhe Hercegovinës do të kërkojë një diplomaci të aftë, të ekuilibruar që shikon nga e ardhmja, jo prapa”, tha ai.

Kupchan tha se pret njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pres njohje reciproke, por mund të duhet kohë. Së paku në nivelin ekonomik, situata po shkon në drejtimin e duhur. Unë pres që e gjithë zona e Ballkanit përfundimisht të integrohet në institucionet e Atlantikut. Atraktiviteti i anëtarësimit në BE është një nxitës i fortë në të gjithë rajonin. Megjithëse ndihem i sigurt për këtë pikë përfundimtare, jam më pak i sigurt se kur dhe si do të arrihet ai rezultat”, u shpreh Kupchan. 

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Prishtinë për fajde dhe kanosje

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhen me periudhën 2021–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 23 shtator 2026.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione, policia ka sekuestruar tre telefona celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara