Sport

Kupa e Kosovës në hendboll, këto janë skuadrat që po luftojnë për finale

Të gjitha këto skuadra janë të vetëdijshme për historinë që qëndron prapa Kupës së Kosovës.

Published

on

Besa Famgas, Prishtina, Kastrioti dhe Deçani janë katër skuadrat të cilat do ta vazhdojnë garën drejt finales së Kupës së Kosovës në hendboll në kategorinë e meshkujve.

Në kuadër të fazës gjysmëfinale, të dy takimet do të zhvillohen nesër në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku Deçani përballet me Kastriotin kurse Prishtina zhvillon ndeshje kundër Besa Famgas.

Të gjitha këto skuadra janë të vetëdijshme për historinë që qëndron prapa Kupës së Kosovës, e cila është garë me traditë që zhvillohet që nga fillimi i viteve të 70-ta.

DY vitet e kaluara, respektivisht 2020 dhe 2021, Besa Famgas ishte kampione, kurse në vitin 2019 triumfuese ishte Kastrioti i Ferizajit.

Në vitin 2013 fituese e Kupës ishte Prishtina, ndërsa në vitet 2010, 2011 e 2012 Kupës iu gëzua Besa Famiglia.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni skuadrat fituese të Kupës së Kosovës që nga pavarësimi i sportit kosovar.

2020/21 Besa Famgas

2019/20 Besa Famgas

2018/19 Kastrioti

2017/18 Besa Famgas

2016/17 Besa Famiglia

2015/16 Besa Famiglia

2014/15 Besa Famiglia

2013/14 Besa Famiglia

2012/13 Prishtina

2011/12 Besa Famiglia

2010/11 Besa Famiglia

2009/10 Besa Famiglia

2008/09 Kastrioti

2007/08 Prishtina

2006/07 Kastrioti

2005/06 KastriotI

2004/05 BESA

2003/04 Kastrioti

2002/03 BESA

2001/02 Trepça

2000/01 Prishtina

1999/00 Prizreni

1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)

1997/98 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)

1996/97 Vëllaznimi

1995/96 BESA

1994/95 Llapi

1993/94 Trepça

1992/93 Prishtina

1991/92 Kastrioti

Sport

Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën

Published

on

By

Zhgënjimi pas humbjes së Kosovës dhe mosrealizimit të ëndrrës u reflektua qartë edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Bashkëlojtari i tij te Juventus, Kenan Yildiz, ndërpreu festën me skuadrën e tij për t’u afruar dhe për ta ngushëlluar Zhegrovën. Ky moment i ndjerë u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Vetë ylli turk reagoi më pas në Instagram, duke postuar një fotografi ku shfaqej duke e ngushëlluar Zhegrovën pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar solidaritetin dhe respektin mes futbollistëve.

Continue Reading

Sport

Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”

Published

on

By

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka ndarë një mesazh emocionues pas përfundimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar krenarinë për ekipin dhe mbështetjen e tifozëve.

Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e një grupi të bashkuar dhe luftarak:
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup kaq të guximshëm dhe të bashkuar lojtarësh”.

Muric theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi për ekipin dhe falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen:
“Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vendlindje dhe kudo në botë për besimin dhe mbështetjen tuaj”.

Portieri kosovar nënvizoi se arritjet e skuadrës shkojnë përtej rezultateve në fushë:
“Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. Ne i kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri”.

Në fund, ai pati edhe një mesazh motivues për brezat e rinj:
“Për brezin e ardhshëm, ky është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë!”.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore

Published

on

By

Qeveria e Kosova ka miratuar projektligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit.

Institucionet e kanë cilësuar këtë nismë si projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë strategjike të projektligjit, duke nënvizuar standardet që synohen me organizimin e kësaj ngjarjeje:
“Ky projektligj, i bazuar në marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarjeje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale, me standarde të larta transparence, integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Ky është një investim në rininë tonë, në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit”.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dha detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit:
“Përmes këtij ligji, qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Burimi kryesor i financimit do të jetë buxheti i shtetit, ndërsa projektligji rregullon edhe kompetencat e institucioneve përkatëse, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat që do të përfshihen në organizim”.

Projektligji përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Pas votimit në Kuvend, pritet të nisin përgatitjet konkrete për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që Kosova të radhitet ndër organizatorët e rëndësishëm të eventeve sportive ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara