Shëndet

Kundër shëndoshjes së fytyrës! Çfarë duhet të bëni?

Published

on

Humbja në peshë mund të jetë sfiduese, sidomos nëse bëhet fjalë për zona specifike të trupit. Humbja e dhjamit në zonën e fytyrës në veçanti bëhet shumë frustruese.

Ushtrime për fytyrën

Përmirësojnë paraqitjen e fytyrës, luftojnë shenjat e plakjes, përmirësojnë muskujt e fytyrës. Ekspertët rekomandojnë fryrjen e brendshme të faqeve dhe kalimin e ajrit nga njëra anë në tjetrën. Mbledhja e buzëve në formën e një puthjeje dhe lëvizja në anë është efikase.

Ata rekomandojnë buzëqeshjen e hapur me dhëmbët shtrënguar për disa sekonda. Ushtrime të tilla duhen bërë dy herë në ditë për 8 javë.

Ushtrimet Kardio

Dhjami i tepërt në fytyrë është rezultat i shëndoshjes së tepërt në pjesët tjera të trupit. Aerobia dhe ushtrimet kardio rrisin ritmin e zemrës dhe përshpejtojnë rënien nga pesha.Ekspertët rekomandojnë 20-40 minuta ushtrime të tillë në ditë.

Uji

Thelbësor për rënien nga pesha. Konsumi i ujit përshpejton metabolizmin me 24 përqind. Hidratimi shmang akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe parandalon fryrjen e trupit.

Kufizimi i alkoolit

Nëse e teproni me alkolin do të ndiheni dhe dukeni më të fryrë, sepse ofron shumë kalori e rrit gjasat e shtimit në peshë. Sasia e lejuar e pijeve alkolike është një deri në dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.

Karbohidratet e rafinuara

Biskotat e ëmbla apo të kripura qofshin si dhe makaronat janë ndër fajtorët më të mëdhenj të shtimit në peshë, janë të përpunuara e nuk kanë ushqyes të shëndetshëm apo fibër. Praktikisht këto karbohidrate janë sheqer që nxit rrezikun e teprimit me ushqimin.

Gjumi

Thelbësor për rënien nga pesha, mungesa e tij rrit nivelin e kortizolit, hormoni i stresit që shkakton efekte anësore të shumta ndër të cilat edhe shtimi në peshë. Nivelet e larta të kortizolit rrisin oreksin dhe tjetërsojnë metabolizmin duke shtuar depozitat e dhjamit.

Kujdes me kripën

Konsumi i tepërt nxit fryrjen jo vetëm në fytyrë por trup. Kripa nxit akumulimin e ujit në trup. Ushqimet e përpunuara ofrojnë 77 përqind të kripës që konsumon njeriu në ditë.

Shëndet

Lajthitë, aleat i zemrës dhe energjisë së përditshme

Published

on

Lajthitë janë një burim i shkëlqyer energjie, të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitaminë E dhe vitamina B, si dhe minerale të dobishme.

Konsumimi i tyre ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, forcimin e kockave, uljen e kolesterolit të keq dhe përmirësimin e shëndetit të muskujve dhe nervave.

Vitamina E mbron lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrezet UV, ndërsa flavonoidet dhe fitosterolët ndihmojnë funksionin vaskular.

Vitamina B6 dhe B9 janë të domosdoshme për sistemin nervor dhe sintezën e hormoneve, ndërsa B2 dhe B3 mbështesin qelizat e kuqe të gjakut dhe sistemin digjestiv.

Lajthitë mund të konsumohen të papërpunuara, të pjekura, në kos, drithëra, ëmbëlsira ose çokollata.

Për të ruajtur freskinë, ruajini të mbyllura në frigorifer.

Sasia e rekomanduar: 20–30 gramë në ditë (rreth 20–25 kokrra), idealisht në mëngjes për energji gjatë ditës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një pije e thjeshtë që lufton stresin dhe efektet e ushqimeve të yndyrshme

Published

on

Një studim i ri nga Universiteti i Birminghamit tregon se pirja e kakos mund të ndihmojë zemrën dhe trurin të rikuperohen më shpejt nga efektet e stresit, veçanërisht pas konsumit të ushqimeve të yndyrshme.

Studiuesit zbuluan se ushqimet me yndyrë pengojnë funksionin vaskular dhe oksigjenimin e trurit gjatë stresit, duke vonuar rikuperimin.

Flavanoli epikatehin në kakao ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut, përmirëson qarkullimin dhe ul presionin e lartë të gjakut, një reagim i zakonshëm ndaj stresit.

Në studim morën pjesë 23 të rinj të shëndetshëm, të cilëve u dhuroheshin vakte të yndyrshme e pije kakao me përmbajtje të lartë ose të ulët epikatehini, para testimeve. Grupi me kakao të pasur me epikatehin rikuperoi më shpejt funksionin vaskular pas stresit.

Dr. Katarina Rendeiro shpjegon se yndyra vonon rikuperimin për shkak të rritjes së triglicerideve dhe proteinës C-reaktive, që ulin prodhimin e oksidit nitrik, një molekulë e rëndësishme për zgjerimin e enëve të gjakut. Epikatehini në kakao ndihmon pikërisht këtë proces.

Përveç kakos, edhe çaji jeshil, manaferra, rrushi dhe korja e mollës ndihmojnë në rritjen e oksidit nitrik dhe reduktimin e stresit oksidativ.

Studiuesit sugjerojnë:

5.5 lugë kakao të papërpunuar

2 filxhanë çaj jeshil

300 g manaferra

Për të arritur sasinë e flavanoleve që sjell përfitime të dukshme për zemrën dhe trurin gjatë periudhave stresuese. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Si të lehtësoni dhimbjet e kockave në mënyrë natyrale?

Published

on

Dhimbjet e kockave po bëhen një problem i zakonshëm, sidomos te njerëzit që nuk bëjnë shumë aktivitet fizik.

Shumë kërkojnë ilaçe qetësuese, që dëmtojnë stomakun e mëlçinë nëse përdoren me tepri. Natyrisht, ekzistojnë alternativa të shëndetshme.

Vlerat e vajit të ullirit:

I pasur me polifenolë, që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Parandalon inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Vlerat e kripës së detit:

Përmban magnez dhe minerale që forcojnë kockat dhe muskujt.

Ndihmon sistemin imunitar, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul tensionin.

Kura me vaj ulliri dhe kripë:

Përbërësit: 1 gotë ujë, 20 lugë gjelle vaj ulliri, 10 lugë gjelle kripë deti.

Përziejini dhe masazhoni zonën e dhimbshme 3–20 minuta çdo ditë për 10 ditë.

Rezultatet: Lëvizshmëri më e mirë, dhimbje e reduktuar dhe qarkullim i përmirësuar.

Në disa raste, lëkura mund të skuqet, por një peshqir i ngrohtë dhe pak pudër mund të ndihmojnë. Kjo kurë është natyrale dhe e sigurt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i shijes, pse nuk duhet të shkrini mishin para gatimit?

Published

on

Shkrirja e mishit të pulës dhe i mishrave të tjerë mund të jetë rrezik për shëndetin!

Ja përse nuk është mirë të veproni kështu!

Kur mishi qëndron gjatë në temperaturë dhome, krijimi i baktereve është i pashmangshëm, madje barten edhe në duart tuaja, në lecka të kuzhinës, në enë dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme.

Edhe më keq është shkrirja e mishit në furrë me mikrovalë, pos që temperatura e lartë i përshtatet zhvillimit të baktereve, dëmtohet edhe tekstura e mishit. Ajo që është më së miri duhet që një natë para se ta gatuani gjellën, mishin duhet ta zhvendosni nga frizi në frigorifer.

Ekziston edhe një metodë e shpejtë – mishin futeni në qese plastike, lidheni qesen mirë dhe vendoseni në një enë me ujë të ftohtë. Është shumë me rëndësi që uji të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me mishin. Assesi mos e përdorni ujin e ngrohtë, por vetëm të ftohtë.

Mbase nuk e keni ditur, mirëpo nëse nuk keni kohë, fare nuk ka nevojë ta shkrini mishin e pulës!

Bëjeni me erëza dhe futeni në furrë apo zieni si zakonisht dhe çdo gjë do të jetë sikur ta kishit shkrirë, vetëm që përpunimi termik patjetër duhet të zgjatë dyfish më shumë.

Kjo mënyrë nuk rekomandohet vetëm kur e fërgoni mishin, vazhdimisht do të lëshojë ujë e do spërkatë në të gjitha anët. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara