Lajmet

“Kundër grevës në arsim, por qeveria duhet të reflektojë”

Me datë 1 shtator Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevë në tërë sistemin arsimor.

Published

on

Sindikata e Arsimit, ka paralajmëruar se me datë 1 shtator i gjithë sistemi arsimor do të jetë në grevë nëse deri atëherë qeveria nuk reflekton karshi kërkesave të tyre.

E, njohës të arsimit po vlerësojnë se janë kundër grevave por se qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave dhe të vlerësojë me thellë gjendjen e punëtorëve arsimorë, sidomos në këtë kohë të inflacionit.

Me datë 1 shtator Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevë në tërë sistemin arsimor në rast se deri atëherë qeveria nuk reflekton ndaj kërkesave të tyre. E, njohës të arsimit janë kundër grevave, të cilat po i vlerësojnë shumë të dëmshme për sistemin arsimor i cili është përballur me shumë vështirësi gjatë periudhës së pandemisë.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se është kundër çfarë do greve, për arsye se do ta gjunjëzojë sistemin arsimor, derisa ka thënë se qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave të punëtorëve arsimorë.

“Unë jam shprehimisht kundër çfarë do greve në sistemin arsimor të Kosovës, sidomos tani kur ende nuk kemi dalë nga periudha e pandemisë. Prova të tilla do ta gjunjëzonin sistemin arsimor. Por njëkohësisht edhe qeveria duhet të reflektojë edhe të jetë edhe shumë më aktive në trajtimin e kërkesave të punëtorëve arsimorë”, tha Rexhaj.

Po ashtu, Rexhaj tha se qeveria duhet të vlerësojë dhe reflektojë me thellë për gjendjen e punëtorëve arsimorë ku me shumë se dhjetë vjet nuk janë trajtuar pagat e mësimdhënësve e sidomos tash në këtë kohë të inflacionit.

“Nuk po themi doemos për kërkesat e sindikatës së Arsimit, por Qeveria të vlerësojë dhe reflektojë me thellë gjendjen e punëtorëve arsimorë. Ka më shumë se një dekadë që nuk janë trajtuar pagat e mësimdhënësve në sektorin arsimor. Dhe këtë, qeveria duhet ta marrë parasysh në kohën e inflacionit të lartë që jemi dëshmitarë kohëve të fundit”, u shpreh ai.

Kërkesat e Sindikatës se Arsimit janë ndarja e 100 eurove shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik deri në miratimin e Projektligjit për Paga. Po ashtu, edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me 10 gusht do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë ku pritet të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm sindikalë e që nuk përjashtohet edhe greva.

Continue Reading

Lajmet

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite dënojnë sulmet e rebelëve Houthi ndaj aeroportit të Riadit

Published

on

By

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite – të njohura si grupi R4 – kanë dënuar ashpër sulmet e njëpasnjëshme të rebelëve Houthi të Jemenit ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Riadit, duke i cilësuar ato si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm për sigurinë rajonale.

Sipas autoriteteve saudite, një sulm i ri i kryer të dielën ka lënë një person të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, vetëm një ditë pasi një goditje tjetër nga Houthit shkaktoi 13 viktima dhe mbi 300 të lënduar.

Përmes një deklaratë të përbashkët, katër fuqitë rajonale shprehën solidaritetin e tyre me Riadin dhe konfirmuan mbështetjen për të gjitha masat mbrojtëse që Arabia Saudite do të ndërmarrë. Ato bënë përgjegjës grupin Houthi për pasojat mbi paqen ndërkombëtare dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve.

Zotimi për mbrojtje vjen në kuadër të marrëveshjes ushtarake të nënshkruar në gusht mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, e cila parashikon reagim të përbashkët ushtarak dhe vendosje të shpejtë të forcave mbrojtëse në rast sulmi ndaj ndonjërës prej palëve. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes, kërkojnë pagat dhe trajtimin e lëndës

Published

on

By

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë protestuar të hënën para Gjykatës Supreme në Prishtinë, duke kërkuar përshpejtimin e trajtimit të lëndës së tyre gjyqësore, vonesa e së cilës i ka lënë pa paga.

Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, vonesat në vendimmarrjen e gjyqësorit po ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qindra familjeve, ndonëse stafi ka vazhduar të kryejë detyrat e punës dhe t’u ofrojë shërbime qytetarëve.

Organizatori i protestës, Xhevat Prebreza, theksoi se kërkesa e tyre kryesore është mosvonesa e drejtësisë.

“Jemi këtu para Gjykatës Supreme sepse pas kësaj lënde janë qindra punëtorë dhe familje që presin një përgjigje. Ne nuk po kërkojmë ndërhyrje në drejtësi, por kërkojmë që drejtësia të mos vonohet, sepse në mes është jeta e familjeve tona”.

Prebreza u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë, duke ngritur pyetjen se sa gjatë duhet të presin punëtorët për të marrë pagat që u takojnë me ligj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së shpreh gatishmëri për bashkëpunim me presidenten Shiroka-Pula

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas një takimi zyrtar të zhvilluar me përfaqësues të këtij misioni diplomatik.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada amerikane konfirmoi përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës në realizimin e objektivave strategjike.

“Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Halil Bashota merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për ekokritikën në Londër

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Halil Bashota ka prezantuar punimin e tij shkencor dhe ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Konferencën Ndërkombëtare për Ekokritikën dhe Studimet Letrare, të organizuar nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR), në Birkbeck, University of London, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Punimi i profesorit Bashota trajtoi ekopoetikën dhe modernizmin përmes veprave të poetit amerikan William Carlos Williams, me fokus të veçantë në poezitë “Asphodel” dhe “The Red Wheelbarrow”. Përmes kësaj analize, ai shqyrtoi mënyrën se si poezia e Williams-it ndërton marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe natyrës, trajton botën natyrore dhe nxjerr në pah rëndësinë ekologjike të përditshmërisë.

Konferenca e cila u organizua nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR) në Birkbeck, University of London, shërbeu si një platformë për dialog ndërdisiplinor dhe diskutime mbi mënyrat se si letërsia, kultura dhe studimet mjedisore ndihmojnë në kuptimin e marrëdhënies së njeriut me natyrën dhe sfidat ekologjike bashkëkohore.

Continue Reading

Të kërkuara