Aktualitet

Kuleba takon Borrell, diskutojnë rreth tensioneve Rusi-Ukrainë

Kjo me qëllim të përshpejtojnë kufizimet ekonomike ndaj Moskës nëse fillon një ofensivë të re.

Published

on

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u takua sot me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, me qëllim që, siç u shpreh ai, të përshpejtojë punën për kufizime specifike ekonomike ndaj ekonomisë ruse nëse Moska fillon një ofensivë të re.

“Ne diskutuam nevojën për të penguar Rusinë dhe për të përshpejtuar punën për kufizime specifike ekonomike që mund të ndikojnë në ekonominë ruse nëse Moska vendos të nisë një fazë të re agresioni kundër Ukrainës”, tha ministri Kuleba në profilin e tij në Twitter, raporton Reuters.

Ukraina dhe aleatët e saj në NATO kanë dhënë alarmin për lëvizjen e trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit dhe lëvizje të tilla kanë ngritur shqetësimet se konflikti në Ukrainën lindore mund të përshkallëzohet në luftë të hapur midis dy fqinjëve, sipas agjencisë britanike.

Aktualitet

Ymeri: VV me standarde të dyfishta, sulmet ndaj Kushtetueses rrezikojnë demokracinë

Published

on

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se sulmet e Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese janë janë të pavërteta, të dëmshme dhe të rrezikshme, pasi e minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.

Ymeri ka theksuar se Vetëvendosja përdor një standard të dyfishtë ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e kritikuar kur vendimet nuk i përshtaten dhe duke e lavdëruar kur i shërbejnë.

“Kjo është bërë si një farë norme që kemi parë dhe po e vërejmë secili që LVV-ja qëndrimin karshi Gjykatave në përgjithësi, përfshirë asaj kushtetuese, ka kogja shumë të ndikuara nga ajo nëse i pëlqen vendimi ose jo. Kur nuk i pëlqen vendimi thotë se kjo Gjykatë është hije e opozitës, e po i shërben Serbisë e 100 mijë akuza të tjera. Ndërkohë se kur i pëlqen vendimi e lavdëron. Për shembull ishte përbërja e njëjët e Gjykatës Kushtetuese që ia kishte shkurtuar mandatin qeverisë Hoti dhe ia kishte krijuar një farë mënyre mundësinë Kurtit që ta formojë qeverinë i vetëm herën e kaluar pa bashkëpunim me partitë e tjera. Në këtë drejtim mendoj se këto janë të pavërteta, si sulme janë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme sepse po e ndikon kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese në përgjithësi”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se një qasje e tillë nga një parti që synon udhëheqjen e institucioneve mund të krijojë kaos dhe rrezik serioz për demokracinë.

“Mendoj që partitë politike, veçanërisht ato që kanë më shumë vota ose si VV-ja ose ato që pretendojnë me i themelu institucionet duhet me qenë shumë të kujdesshme të mirëmbajtjes së kredibilitetit të institucioneve të Kosovës sepse nëse as një institucion nuk i besohet në Kosovë atëherë kjo shkakton një gjendje kaosi. Edhe një rrezik të jashtëzakonshëm për demokracinë. E dyta është pastaj që ekzekutivi nuk ka të drejtë me i ndërhy gjyqësorit e aq më pak gjykatës Kushtetuese e cila është institucioni i vetëm që e ka për detyrë interpretimin e Kushtetutës dhe parimin e Kushtetutës”, tha ai.

Duke folur për masën e përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ai sqaroi se ajo është praktikë e zakonshme në raste të ngjashme.

“Për vendimin konkret të Gjykatës Kushtetuese, ky nuk është vendim, shpesh herë po keqinterpretohet, kjo është masë e përkohshme që është e zakonshme në rastet kur kontestohet një proces në institucionet e Kosovës, në këtë rast në Kuvend. I cili ose veprimet pas të cilit mund të shkaktojnë dëm institucionit si të tillë. Gjykata Kushtetuese ka thënë që tash e tutje deri sa të nxjerrim vendimin për këtë kontestim nuk keni të drejtë me marrë vendime të reja sepse ato mund të jenë antikushtetuese varësisht vendimit që e nxjerr Gjykata Kushtetuese, është masë e zakonshme, e ngrit në një farë mënyre një situatë që mos të lejoj të bëhet më keq. Kjo nuk e paragjykon se si ka me qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese karshi kërkesës së Listës Serbe”, tha ai.

Ndërsa për procedurat e përzgjedhjes së nënkryetarit dhe mbylljen e seancës konstituive pa u zgjedh 5 nënkryetarët në Kuvend, Ymeri u shpreh se aty ka pasur shkelje të qarta kushtetuese.

“Mirëpo për që e ka shkelur Kushtetutën për mendimin tim dhe procedurën Kuvendi, e pastaj kryetari i votuar i Kuvendit kur e ka shpallur të mbyllur seancën pa u zgjedh 5 nënkryetarët, kjo nga perspektiva ime është jashtëzakonisht e qartë që është shkelje kushtetuese. Mirëpo unë nuk muj e as kush tjetër me paramendu e veçanërisht me paragjy aktgjykimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, tha ai.

Akuza të shumta në drejtim të Gjykatës Kushtetuese kanë bërë të dielën kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Të dy e kritikuan masën e përkohshme të vendosur nga Kushtetuesja të premten, përmes së cilës ndalohen veprimet e deputetëve dhe procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese një ditë më parë shprehu shqetësim për “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë”, duke theksuar se pavarësia e saj është themel i shtetit të së drejtës dhe se vendimet bazohen në Kushtetutë, praktikën gjyqësore dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut./SK/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja sot i dërgon komentet në Kushtetuese

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot pritet t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me bllokadën në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht zgjidhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Kështu ka deklaruar këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina,

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, deklaroi ai.

Ai theksoi se qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin.

“Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, theksoi Kupina.

Të premtene kaluar, Kushtetuesja e aprovoi kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.

Sipas këtij aktvendimi, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 e deri në 14 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës do të jenë nga 27 e deri në 32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 e deri në 4 metër për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Bota

Turqi: Kufizohet qasja në rrjete sociale

Published

on

Qasja në platformat online X, YouTube dhe Instagram është kufizuar në Turqi, thotë monitoruesi i internetit.

Netblocks, një monitor global i internetit, tha të hënën se qasja në platformat online duke përfshirë X, YouTube, Instagram, Facebook, TikTok dhe WhatsApp është kufizuar në Turqi në rrjete të shumta.

Netblocks, tha se bllokimi i qasjes erdhi ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës bëri thirrje për tubime pasi policia ngriti barrikada në zonat përreth selisë së partisë në Stamboll.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Lirisë së Shprehjes e Turqisë, që monitoron censurën lokale në internet, problemet e qasjes filluan në 20:45 të dielën.  Unioni i Ofruesve të Qasjes i Turqisë, përgjegjës për zbatimin e vendimeve për bllokimin e internetit, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me kufizimet.

 

Continue Reading

Të kërkuara