Lajmet

​Kuleba: Paqja në Ukrainë garanton sigurinë afatgjatë të Evropës

Published

on

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se sigurimi i paqes në vendin e tij do të garantojë sigurinë afatgjatë të Evropës.

“Sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën do të garantojë sigurinë afatgjatë të Evropës dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, duke cituar një fjalim të Kuleba gjatë një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Në deklaratë thuhet se Kuleba shprehu mirënjohjen për miratimin e Kornizës së Negocimit nga BE, duke vendosur udhëzimet dhe parimet për pranimin e Ukrainës në bllokun 27-anëtarësh.

Kuleba theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të forcojë bllokun evropian dhe do të garantojë siguri e prosperitet për të gjithë evropianët.

“Ukraina është tashmë pjesë e familjes evropiane. Vendi ynë është një mundësi dhe vlerë e shtuar për BE-në. Si anëtare e BE-së, Ukraina do të japë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e përbashkët, politikën e jashtme, tranzicionin e gjelbër, digjitalizimin, zhvillimin ekonomik dhe zona të tjera”, u shpreh Kuleba.

Kuleba shkroi në X se bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE do të fillojnë më 25 qershor.

Kievi zyrtar aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor 2022. Në dhjetor të vitit të kaluar, udhëheqësit e BE-së dhanë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

“Ukraina ka ende nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, veçanërisht Patriotët. Ne duhet të sigurohemi që avionët rusë të mos mund të fluturojnë në distancën e nevojshme për të përdorur bomba rrëshqitëse”, tha ai.

Ai falënderoi vendet anëtare të BE-së për organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër në fillim të këtij muaji, duke bërë thirrje për pjesëmarrjen e tyre të mëtejshme aktive në zbatimin e formulës së paqes prej 10 hapash të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky./AA

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara