Sport

Kuka pret përkrahje për kampionët tanë në Evropianin e xhudos në Prishtinë

Kuka tha se kjo është hera e parë që kemi një nivel kaq të lartë të një gare në vendin tonë.

Published

on

Kampionati Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” po afron, ku kanë mbetur edhe 10 ditë deri te dita kur yje të shumtë të xhudos nga e gjithë bota do të zbarkojnë në Kosovë. E për Evropianin e xhudos “Prishtina 2023”, trajneri i ekipit kosovar, Driton Kuka tha se kjo është hera e parë që kemi një nivel kaq të lartë të një gare në vendin tonë.

“Evropiani Absolut po vjen në Kosovë! Në kryeqytetin tonë javën tjetër po zbarkojnë Elita e xhudos Botërore. Kampionati Evropian absolut deri 73 kg për meshkuj dhe deri 57 kg për femra mbahet më 16 dhjetor në Prishtinë! Hera parë të kemi nivel kaq të lartë në shtetin tonë”, shkroi Kuka në Facebook.

Më tej, Kuka bëri të ditur edhe që emra të njohur si Azeri Hajdarov (i pari i ranglistës botërore të xhudos), do të vijnë në Kosovë.

“I pari i Ranglistës Botërore Azeri Hajdarov, legjenda e xhudos Kampion Olimpik Shavdatuashvili, nënkampioni Olimpik Italiani Lombardo do vijnë në Kosovë e për ne garojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena që do jenë të motivuar si kurrë më parë! Kategoria e femrave deri 57 kg përveç dy Kampioneve tona Olimpike do marrin pjesë nga Elita Botërore edhe shumë medaliste Botërore e Evropiane!”, tha Kuka.

Më tej, trajneri i ekipit kosovar të xhudos tha se pret përkrahje nga tribunat për kampionët tonë.

“Pallati i Rinisë me datë 16 dhjetor do shoh yjet e sportit të xhudos! Presim përkrahje nga tribunat për Kampionët tonë! Foto nga përgatitjet finale për Evropianin Absolut!”, shkroi Kuka në Facebook.

Sport

Muriqi: “E mendova të shkruar në yje kualifikimin e Kosovës në Botëror”

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur hapur për periudhën e fundit të vështirë në një intervistë të dhënë për mediumin “Fibëi”, duke ndarë emocionet pas dështimit të Kosovës për t’u kualifikuar në FIFA World Cup 2026.

Muriqi e cilësoi si shumë të dhimbshme humbjen ndaj Turqia në plejof, duke thënë se kishte besuar fort se kualifikimi ishte “i shkruar në yje”. Kosova ishte shumë afër Botërorit pas fitores spektakolare 4:3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, por u ndal në hapin e fundit.

“Një ditë je poshtë, ditën tjetër je lartë, ky është futbolli,” u shpreh ai. “Nuk e kam menduar kurrë se do ta humbnim atë ndeshje. Mendoja se do të fitonim dhe do të kualifikoheshim. Ishte gabimi im që nuk e konsiderova Turqinë favorite.”

Sulmuesi tregoi edhe për javët e ngarkuara emocionalisht, duke përfshirë humbjen e një penalltie me RCD Mallorca dhe më pas triumfin në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë. Ai përmendi edhe ndeshjen ndaj Real Madrid, ku pavarësisht lodhjes, arriti të kontribuojë në një fitore dramatike në minutën e 91-të.

Në këtë sezon të La Liga, Muriqi ka realizuar 19 gola, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë të elitës spanjolle. Ai foli edhe për momentin emocional pas një goli vendimtar:

“Shpërtheva… fillova të vrapoja dhe ndjeva diçka të çuditshme. Lotët më rrodhën. Nuk doja që emocionet për Kosovën ta dëmtonin Mallorcan.”

Megjithëse ëndrra për të luajtur në Botëror ishte synimi i tij kryesor, madje kishte menduar të pensionohej pas saj, Muriqi nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen me përfaqësuesen e Kosovës.

“Kam folur me familjen, por ende nuk kam vendosur. Dua të fokusohem te Mallorca dhe më pas do të mendoj për të ardhmen,” theksoi ai.

Sulmuesi kosovar është shumë pranë një rekordi historik në klub. Ai ka vetëm një gol më pak se legjenda kamerunase Samuel Eto’o, i cili ka shënuar 54 gola për Mallorcan në La Liga.

“Është nder për mua të barazoj një rekord të tillë dhe të bëhem një nga sulmuesit më të mirë në historinë e klubit. Gjithmonë kam dashur të bëhem legjendë këtu dhe besoj se jam shumë afër,” deklaroi Muriqi.

Në fund, ai zbuloi edhe një detaj interesant për merkaton, duke treguar se gjiganti turk Fenerbahçe SK kishte shprehur interes për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Continue Reading

Sport

Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës

Published

on

Pasditja e sotme ishte mjaft e zjarrtë në futbollin kosovar, me zhvillimin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku fitore të rëndësishme shënuan Dukagjini dhe Ferizaj.Dukagjini bëri një hap gjigant drejt finales, pasi mposhti bindshëm në udhëtim Ballkanin me rezultat 3-0. Skuadra nga Klina dominoi takimin dhe krijoi një epërsi të madhe, duke e bërë ndeshjen kthyese shumë më të favorshme për vete.

Në anën tjetër, Ferizaj arriti një fitore të vlefshme 2-1 si mysafir ndaj Llapit. Kjo fitore i jep avantazh të rëndësishëm Ferizajt para ndeshjes së dytë, e cila do të zhvillohet në shtëpi dhe do të vendosë përfundimisht skuadrën finaliste.Të dyja ekipet fituese tashmë janë shumë pranë finales së Kupës së Kosovës.

Continue Reading

Sport

Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool

Published

on

Mbrëmja e së mërkurës sjell dy superpërballje në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, që pritet të kenë ndikim të madh në fatin e sezonit evropian.

Pas fitoreve të Bayern Munichut ndaj Real Madridit (2-1) dhe Arsenalit ndaj Sportingut (0-1), sonte vëmendja zhvendoset te dy duele të zjarrta.

Barcelona përballet me Atletico Madridin në “Camp Nou”, në një ndeshje ku tensioni dhe intensiteti janë të garantuara.

Ndërkohë, në Paris, PSG pret Liverpoolin në “Parc des Princes”, në një duel të mbushur me cilësi, ritëm dhe emra të mëdhenj.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen gjatë javës së ardhshme.

Continue Reading

Sport

Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”

Published

on

Ekipi i Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt kampit ndërkombëtar në Foz do Iguaçu, Brazil.

Pjesë e këtij kampi janë boksierja në kategorinë 60 kilogramë, Donjeta Sadiku, dhe boksieri në kategorinë 65 kilogramë, Shpëtim Bajoku, të shoqëruar nga selektori Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka.

Gjatë periudhës 8-18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje intensive në këtë kamp ndërkombëtar, të cilat konsiderohen tejet të rëndësishme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar.

Këto përgatitje vijnë para pjesëmarrjes në turneun prestigjioz “World Boxing Cup – Brazil 2026”, i cili do të mbahet nga 19 deri më 27 prill 2026.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara do të vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Continue Reading

Të kërkuara