Sport

Kuka: Federatave po iu ndahet buxhet, por po mungojnë rezultatet

Published

on

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga federatat sportive për të sjellë rezultate nga garat që marrin pjesë pasi, sipas tij, ato po marrin buxhet për të bërë këtë punë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kuka ka kërkuar nga Ministria e Sportit që të krijojë mekanizma që kërkojnë përgjegjësi nga drejtuesit e federatave.

Ja reagimi i plotë i trajnerit të xhudos, Driton Kuka (pa ndërhyrje):

Për një ditë të mirë …

Cikli Olimpik përfundoj rrjedhimisht koha e përgjegjësive në çdo federatë!

Koha kur tashmë po mbahen zgjedhje e do mbahen tjera nëpër federata e Komitet Olimpik!

Sdua të flas se çka ka ndodh në shumë federata e as se sa e kush ka punuar e merituar të jetë në KOK.

Por dua të besoj që është koha e fundit që Shteti të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa koxha të mira e përgjegjësi për rezultate pak ose fare po kërkohet!

Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave spo e marrin mundin me fol për arsyet pse as Norma Olimpike smund të arrihen e le ma medalje!

Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi merrni model ndonjë shtet ju lutem!

Në Gjermani Psh kandidati për Kryetar të ndonjë federate kandidon me program e cak që e prezenton te shteti e nese nuk e arrin cakun ai sdo kandidoj ma se Shteti nuk financon ata që nuk kanë sukses edhe pikë!/UBTnews/

Sport

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Published

on

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja e skuadrës së Contes, që pësoi 27 gola në 38 ndeshje të luajtura në kampionat.

Shifra të rëndësishme, Napoli u shpall mbrojtja më e mirë në kampionatin italian dhe në Evropë dhe faqja zyrtare e Serie A donte ta festonte me një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Në foto shfaqen vetëm lojtarët titullarë, nga Meret te Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno dhe Olivera, pa futur në lojë lojtarët e tjerë.

Continue Reading

Sport

Çeku: Kurrë më parë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në infrastrukturën e futbollit po punohet dhe investohet si asnjëherë më parë deri më tani.

Në një postim në ‘Facebook’, Çeku ka shkruar se me këto investime, po ndërtohet një infrastrtukturë moderne e cila u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

“Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Çeku, duke renditur pastaj stadiumet në të cilat është duke u punuar.

Të përfunduar dhe në realizim:

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë

Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë

Stadiumi i qytetit, Shtime

Stadiumi i qytetit, Gjakovë

Stadiumi i Gjilanit

Stadiumi i Hogoshtit, Kamenicë

Stadiumet ndihmëse në Komoran, Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan

Në procedurë:

Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Stadiumi i qytetit, Ferizaj

Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren

Stadiumi i qytetit, Rahovec

Stadiumi “Ferki Aliu”, Vushtrri

Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Stadiumi i qytetit, Suharekë

Stadiumi i qytetit, Han i Elezit

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë

KosovaPress

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Prishtina e blindon me kontratë të re Ardian Mujën

Published

on

FC Prishtina ka vazhduar me rinovimet e kontratave, ku i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin është Ardian Muja.

Anësori mitrovicas do të mbetet në kryeqytet edhe për dy vite të tjera, pasi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027.

Ka qenë faqja zyrtare e FC Prishtinës që ka njoftuar se Muja ka vazhduar kontratën dhe do të mbetet në kryeqytet.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Muja +2

Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim.

Me shpirtin luftarak dhe kontribut të vazhdueshëm në fushë, Muja është një nga shtyllat kryesore të skuadrës. 

Continue Reading

Sport

Futbollisti i famshëm gjerman viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë

Published

on

Futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, po kalon disa ditë të mira në Kosovë. Ai ndodhet bashkë me gruan e tij, këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi si dhe disa miq të tyre.

Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane.

Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.

Përpara këtij memoriali, ylli i Dortmundit ka bërë edhe shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.

Loredana dhe Karim janë bashkë prej disa vitesh, një përkrahje e madhe e njëri-tjetrit.

Rap-artistja ndërkaq ka një vajzë nga marrëdhënia e mëparshme me reperin Mozzik.

Continue Reading

Të kërkuara