Sport

Champions League: Këto janë ndeshjet që do të luhen sot, prova në transfertë për Realin, Bayernin e Juventusin

Published

on

Liga e Kampioneve vazhdon të magjepsë tifozët sot, në mërkurën e 2 tetorit, me 18 skuadra që do të zbresin në fushë për të zhvilluar 9 ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të fazës grupore. Ndeshjet do të ndahen në dy orare: 18:45 dhe 21:00.

Në orarin 18:45, Bayern Mynih do të përballet me një kundërshtar të fortë në transfertë, një ndeshje që pritet të jetë tejet e luftuar, ndërsa Atletiko Madrid është gjithashtu në fushë, duke synuar një rezultat pozitiv për të mbajtur shpresat për kualifikim.

Në orarin 21:00, Real Madrid do të përpiqet të arrijë fitore në transfertë, në një sfidë që do të testojë forcën e tyre si ekip. Liverpul gjithashtu do të tentojë të shënojë një rezultat të mirë në shtëpi për të mbajtur ritmin në grup, ndërsa Juventus ka një provë të rëndësishme në transfertë, me shpresën për të rikthyer veten pas disa rezultateve të paqëndrueshme.

Të gjitha këto ndeshje premtojnë emocione të mëdha dhe rivalitete të forta, duke e bërë këtë mbrëmje një ngjarje të paharrueshme për tifozët e futbollit./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara